• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

25 vjetori i ish-Kushtetutës

by Mero Baze
27/11/2023 18:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Kushtetuta e Shqipërisë, 25 vite më parë, u refuzua nga opozita e Sali Berishës. vendimi I tij për të mos marrë pjesë në Komisionin e hartimit të kushtetutës dhe më pas për të bojkotuar votimin, u shoqërua me zotimin se nuk do ta njihte atë Kushtetutë.

Kur u kthye në pushtet më 2005, natyrisht që nuk e zhbënte dot, por u përballë me disa vendime antikushtetuese të cilat Gjykata Kushtetuese ja ktheu mbrapsht.

Më 2008, ai arriti të bëj ndryshimin e parë të Kushtetutës në bashkëpunim me Edi Ramën lidhur me sistemin elektoral, duke e ndryshuara të rrënjësisht nga mazhoritar në proporcional rajonal me listë të renditur.
Kushtetuta ndau vendin në 12 qarqe, dhe I krijoi një konfigurim elektoral, që në të vërtet humbet barazinë e vlerës së votës në rajone të ndryshme të vendit.

Po ashtu u ndryshua zgjedhja e presidentit duke I hapur rrugë votimit më shumicë të thjeshtë pas raundit të tretë të votimit.

Këto ndryshime patën ndikim të rëndësishëm në formimin e klasës politike, duke u dhënë pushtet absolut kryetarëve të partisë në përzgjedhjen e kandidatëve dhe duke dobësuar ndjeshëm protagonizmin personal të individëve në politikë.

Nga ana tjetër Berisha arriti të fus në kushtet dhe atë që quhej koalicion I përbërë. Meqë Partia Demokratike nuk ka dal kurrë forcë e parë në vend dhe nuk kishte më shpresa të dilte ndonjëherë, Berisha shpiku atë që quhet koalicion I përbërë, ku votat e secilës parti në koalicion, llogariteshin si një subjekt I vetëm politik, duke shtuar kështu artificialisht vlerën e votës për partinë e parë të koalicionit, pasi ato parti që nuk arrinin dot deputetin , votat ja falnin  partisë së parë.

Kushtetuta u ndryshua sërish me rastin e Reformës në Drejtësi duke i hapur rrugë ndikimit të Bashkimit Evropian dhe SHBA në Reformën në Drejtësi dhe duke u pajtuar që ligjin e dekriminalizimit I cili prek të drejtën e individit për tu zgjedhur, të mos e anulonin si antikushtetues.

Më 2021, Edi Rama i ndihmuar nga deputet rebel të PD që nuk pranuan bojkotin e parlamentit më 2019, zhbëri të drejtën e koalicionit të përbërë duke imponuar që secili parti të marrë vetëm votat e veta në zgjedhje dhe jo ato të partive të vogla, duke zbutur disi pabarazinë që krijonte në zgjedhje ndryshimi I imponuar nga Berisha më 2008.

Në një farë mënyre ndryshimet, e kanë kthyer Kushtetutën e vitit 1998, në ish Kushtetutë, pasi ndryshimet kanë prekur tre shtylla kryesore të Republikës, sistemin e zgjedhjeve, sistemin e drejtësisë dhe institucionin e presidentit.

Në 25 vjetorin e saj ne mund të gëzohemi që kemi pasur një kushtetutë, por duhet të kujtojmë si ish-Kushtetutën.
Kushtetuta aktuale, nuk ka më lidhje me Kushtetutën e vitit 2008, dhe ndryshimet e njëpasnjëshme, kanë çuar në një republikë atipike shqiptare.

Një shumicë e re kushtetuese në vend do të ishte e nevojshme për themelimin e një Republike të re, bazuar në një kushtet që duhet të imponojë ndryshime në politikë dhe shoqëri dhe jo në një kushtetutë që ndryshohet sipas interesave politike.

Duhet riparë në themel ligji elektoral I Shqipërisë, për tiu përgjigjur nevojave të reja të Shqipërisë duhet të konsolidohet institucioni I presidentit, ose i zgjedhur nga populli, ose me një shumicë që të imponojë konsensus, dhe mbi të gjitha duhet të konsolidohet sistemi I ri I drejtësisë, duke u bërë më I zbatueshëm më I drejt dhe me më pak hallka ndërbllokuese ndaj njëra tjetrës.

Shqipëria sot zgjedh vetëm kryeministrin dhe pastaj ai I zgjedh të gjithë të tjerët. Kjo balancë prishet ose duke zgjedhur nga populli edhe presidentin, ose duke ndryshuar sistemin elektoral.

Dhe për të shkuar drejt këtyre ndryshimeve do të ishte mirë të kishte iniciativa politike, për të mos pritur që të shkojmë drejt një Republike të re, nga goditjet që mund të vijnë prej institucioneve të drejtësisë, por nga vullneti i mirë politik. Pasi nëse Republika e re vjen nga drejtësia, në vend të përfundojmë në një Republikë të re , mund të përfundojmë edhe në një Republikë prokurorësh apo magjistratësh, ku pushteti politik mund të jetë dhe më pak i përfaqësuar se në këtë Republikë.

Next Post
Parada e Pavarësisë, Veliaj pret Presidentin e “Albanian Roots”: Këto janë ditët më të mira të shqiptarisë

Parada e Pavarësisë, Veliaj pret Presidentin e “Albanian Roots”: Këto janë ditët më të mira të shqiptarisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In