• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

25 vjet stërkëmbësha President- Kryeministër

by A R
01/11/2015 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPECIALE JAVANEWS/ Presidenti Bujar Nishani sërish dy net më parë deklaroi në emisionin Top Story se do të kërkojë një mandat të dytë në Kuvend si President i Republikës. Kjo deklaratë e tij duke pasur parasysh edhe përplasjet e ashpra që ai ka pasur me maxhorancën aktuale dhe sidomos me kryeministrin Rama, tingëllon si një shenjë sfide. Marrëdhënia mes Nishani dhe Ramës ka ndjekur thuajse të njëjtën logjikë të marrdhënieve që kanë pasur ndër vite presidentët dhe kryeministrat në Shqipëri. Por me dallimin se këtë rradhë ka qenë Presidenti Nishani që i ka artikuluar publikisht kundërshtit e tij ndaj qeverisë. Shpesh këto qëndrime për hirë të realitetit kanë shfaqur më shumë një profil politik të kreut të shtetit duke anësuar nga PD. Praktikisht Nishani nuk ka asnjë mundësi rizgjedhje për një mandat të dytë. Nuk ka votat thënë thjeshtë. Ai mund të bëjë korumin e deputetëve për ta kandiduar, pasi do t’i mjaftonin vetëm firmat e 20 deputetëve për ta bërë këtë dhe më pas të varte shpresat e tij tek aleancat fluide, ose tek ndonjë mbështetje që mund t’i sigurojë kupola drejtuese e PD. Gjasat janë që edhe Nishani të ndjekë fatin e paraardhësve të tij që nuk kanë mundur të gëzojnë një mandat të dytë në postin e kreut të shtetit. Ish- presidentët Sali Berisha, Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, për shkak të konflikteve me kryeministrat nuk kanë mundur të marrin dhe një mandat të dytë. Për ironi politike edhe ata presidentë që mazhoranca vetë i ka zgjedhur, siç ishte edhe rasti i Topit, iu hoq mbështetja për një mandat të dytë.

 

 

Si janë karakterizuar ndër vite marrëdhëniet President- Kryeministër

 

 

Presidenti Sali Berisha

Mandati i parë i Berishës si President nuk pati asnjë problem me mazhorancën që ai vetë e kontrollonte me dorë të fortë. Ndonëse President ai ishte lideri për gjithçka në PD që nga çështjet e partisë e deri tek çështjet qeverisëse. Situata ndryshoi pas ngjarjeve të ’97-ës, ku në qeverinë e Pajtimit Kombëtar kryeministër u emëruar socialisti Bashkim Fino. Mes presidentit Berisha dhe kryeministrit Fino nisi fillimisht një betejë në heshtje, e cila më pas u bë publike. Ai dha dorëheqjen si President kur PD-ja humbi thëllësisht në zgjedhje.

 

Presidenti Rexhep Meidani

Rexhep Meidani ishte Presidenti që gjatë mandatit të tij presidencial punoi me tre kryeministra të PS: Fatos Nano, Pandeli Majko dhe Ilir Meta. Meidani u zgjodh nga PS por kjo nuk e ndihmoi atë që të kishte një marrëdhënie të qetë me kryeministrat e PS.

 

Presidenti Alfred Moisiu

Alfred Moisiu u zgjodh me konsensus mes Fatos Nanos dhe Sali Berishës. Por kjo nuk e ndihmoi. Ai pati jo pak tensione me të dy “bekuesit” që e zgjodhën. Nano nuk bëri kujdes që të fshihte se nuk kishte simpati për Moisiun, por mes tyre nuk pati përplasje të përmasave të mëdha. E kundërta ndodhi pas 2005 kur Berisha u bë kryeministër. Ndonëse e pati propozuar vetë Berisha asnjëherë se rrudhi gjuhën për të mos e “telendisur” publikisht kreun e shtetit. Përplasja më e madhe ishte ajo për shkarkimin e Theodhori Sollakut, në atë kohë Prokuror i Përgjithshëm. Moisiu refuzoi kërkesën e Parlamentit për shkarkimin nga detyra të Sollaku, veprim ky që bëri që Berisha të mos kursente asgjë në sulmet e egra kundër tij. Kjo bëri që Berisha tia mbyllte derën për një rizgjedhje të dytë.

 

Presidenti Bamir Topi

Demokratët e zgjodhën vetë Bamir Topin si President mes akuzash për blerje votash. Fillimisht u mendua se më në fund mes institucionit të Presidentit dhe kryeministrit do të vendosej paqja. Topi firmoste çdo gjë që vinte nga Berisha. Por kur ke të bësh me Berishën paqja është e rreme. Përplasja e parë mes Topit dhe Berishës nisi në për ligjin e legalizimeve. Berisha dhe qeveria e tij e reklamuan si një fitore miratimin e ligjit të legalizimeve, por Presidenti Topi e riktheu në parlament këtë ligj me arsyetimin juridik që kishte shkelje Kushtetuese. Por beteja më e fortë Topi- Berisha kishte të bënte me dekretimin e 5 anëtarëve të Gjykatë së Lartë. PD në Kuvend i hodhi poshtë pasi Topi nuk kishte dekretuar gjyqtarët që donte Berisha. Përplasje e ashpër mes Topit dhe Berishës u shënua edhe për ngjarjet e 21 janarit, ku qeveria e z. Berisha vrau katër protestues në mes të Bulevardit. Berisha e cilësoi Topin “puçist”, në përpjekje për eklipsuar vrasjet publike që bëri qeveria e tij në mes të kryeqytetit.

 

Presidenti Bujar Nishani

Bujar Nishani është zgjedhur nga Berisha dhe nga PS konsiderohet “Ushtar i Berishës”. Nishani nuk e pati fatin të bashkëjetonte gjatë me kryeministrin Berisha. Tani ai është brenda “modës”. Kanë qenë të shpeshta sulmet e tij ndaj mazhorancës aktuale, duke ua kaluar të gjithë paraardhësve të tij. Pozicionimi i tij në mjaft raste ka qenë politik. Mazhoranca vijon të ketë të njëjtën konsideratë si dhe më parë ndaj Nishani duke vijuar ta etiketojë “ushtar të Berishës”.

 

Procedura e zgjedhjes së Presidentit

  1. Kandidati për President i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh.
  2. Një deputet nuk lejohet të propozojë në të njëjtën kohë më shumë se një kandidat.
  3. Presidenti i Republikës zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat nga Kuvendi.
  4. Për zgjedhjen e Presidentit, Kuvendi zhvillon deri në pesë votime.
  5. Votimi i parë zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga fillimi i procedurës për zgjedhjen e Presidentit.
  6. Secili nga votimet e tjera zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga përfundimi pa sukses i votimit pararendës.
  7. Votimi quhet i kryer edhe kur në konkurrim nuk paraqitet asnjë kandidat.
  8. Në votimin e dytë, të tretë dhe të katërt mund të paraqiten kandidatë të rinj.
  9. Presidenti zgjidhet në votimin e parë, të dytë ose të tretë kur një kandidat merr jo më pak se tri të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
  10. Në votimin katërt dhe të pestë zgjidhet President kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

 

(javanews) Me. Ar

Next Post

Bayern shënjestron Harry Kane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In