Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin bregdetar të Durrësit raporton policia.
Sipas uniformave blu, Emiliano Begeja është konfliktuar më vëllain e tij A. Begeja, sherr ky që ka degjeneruar në përdorimin e thikës.
Mësohet se autori 25-vjeçar ka qëlluar me thikë në shpatull vëllain e tij pas një sherri banal.
Policia thotë se ka arritur të prangosë shtetasin Emiliano Begeja ndërsa vijojnë hetimet për ngjarjen./b.d











