• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

25 vjeçari fejohet me 13 vjeçaren, burri: S’e prek me dorë deri kur të jetë 16-17 vjeçe!

by Java News
17/05/2018 11:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisioni investigativ italian “Le Iene” i televizionit Italia 1 është rikthyer në Shqipëri për një tjetë rast pedofilie. Kësaj here ata kanë paraqitur rastin në një fshat në një zonë malore në qendër të vendit.
“Le Iene” shkruan se në disa zona të Shqipërisë një burrë 25 vjeçar mund të shkojë në shtrat me një vajzë 13 vjeçare, pasi këtë ja lejon tradita pavarësisht se nuk ia lejon ligji.
Rasti i vajzës 13 vjeçare, sipas Le Iene ka të bëjë me një fëmijë që i është premtuar për grua një djali shumë më të madh se ajo
Në Shqipëri ka shumë raste të tilla, aq sa janë kthyer në një skandal. Për të kuptuar më tepër, shkuam 90 km nga Tirana, në një zonë malore mnë qendër të vendit. Problemi është se është një fshat shumë i izoluar, lëmë makinën tonë dhe ikim me fuortistradë. Kalojmë te shkolla e vajzës, ajo nuk është aty, nxënësit e tjerë fshihen, nuk janë mësuar të shohin të huaj. Këtu nuk është se ka pika karburanti çdo kilometër dhe e furnizojmë makinën me bidona rrugës. Përpara se të shkojmë te vajza, takojmë xhaxhain e saj, që na tregon si qëndron puna.
Xhaxhai: Djali është 25, vajza 13. Ka një ndërmjetës dhe fejohen. Pijnë kafe familjet, si e kemi ne shqiptarët, ndërrojnë unazat dhe nga ai moment vajza e ka jetën të përcaktuar.
Gazetari: Jo të gjithë janë dakord me këtë traditë….
Xhaxhai për vëllain: Është i sëmurë (aludon për probleme mendore), unë kam dashur ta ndaloj, ai thotë është vajza ime, e di unë.
Gazetari: I kanë ofruar para vëllait tuaj familja e djalit?
Xhaxhai: Jo.
Gazetari: Po pse ka pranuar?
Xhaxhai: Nga frika që vajza të mos mbetej pa fejuar.
Gazetari: Kur janë të fejuar takohen?
Xhaxhai: Ishte vajza dy ditë, takohen.
Gazetari: A bëjnë çdo gjë që bën një cift i vërtetë?
Xhaxhai: Ato nuk e di.
Gazetari: Por nga tradita atij i lejohet të marrë në shtrat një 13 vjeçare, çka në Itali është krim dhe quhet pedofili.
Gazteari: Ke folur me mbesën? Çfarë i ke thënë?
Xhaxhai: I thashë pse e bëre, të kishe ,mbaruar shkollën një herë. më tha e di vetë. Ajo nuk kuptn gjë.
Gazetari: A mund të ndërhyjë njeri që mos të martohen?
Xhaxhai: Ishte policia dhe psikologia, por deri tani s’kanë bërë gjë.
“Por mund të bëjnë sepse edhe për ligjin shqiptar ky është krim, por tradita është aq e rrënjosur sa që askush nuk ndërhyn thuajse asnjëherë”.
Gazetari i Le Iene
Gazetari: Sipas jush vajza duhet larguar nga ajo familje dhe të çohet në një strukturë ku të mbrohet?
Xhaxhai: Është logjike.
Të shtëpia e vajzës
Janë tepër të varfër, kanë fasule për drekë, na tregon shtratin ku fle vajza. Janë njerëz tepër të varfër, kanë vetëm papate në raft.
Gazetari takon babain e vajzës
Babai: Është e vogël, ndaj presim që të mbarojë shkollën 9-vjeçare pastaj të martohet.
Gazetari: Ka kaluar një natë me të?
Babai: Ka qenë për tu njohur me familjen tjetër.
Gazetari: Kush e ka zgjedhur gruan për ty?
Babai i vajzës: Baba.
Gazetari: Është traditë?
Babai: Jo, por ashtu ra rasti.
Gazetari: Vajza jote tjetër në çfarë moshe u martua?
Babai: 14-15 vjeçe.
Gazetari: Mendon se është e drejtë në këtë moshë?
Babai: Kishte qejf goca. Ata të dy pëlqehen edhe pse janë të rinj.
Gazetari: Vetëm këtu ndodh, në shumë shtete të tjera një prind s’do ta lejonte…
Babai: Edhe ai nuk e merr aq të vogël. Por e ka prenotutr. Ai e di se është e tija, por pa mbaruar shkollën as ai nuk e merr.
Gazetari: Por nëse një vajzë shkon te babai dhe i thotë dua të martohem se jam dashuruar, ajo nuk e di nëse është e mira e saj, ndaj janë prindërit…
Babai: Ç’mund të bëjë nëse ajo do vetë?
Gazetari: Duhet të dëgjosh vëllain tënd…
Babai: Do merrem unë, të mbaroj një herë shkollën, pastaj shohim.
Mamaja nuk pranon që të flasë me gazetarin për vajzën.
Mësuesi i shkollës në fshat, ka një mentalitet shumë më të hapur.
Gazetari i Le Iene
Mësuesi: Nuk është marrë por mirë, drejtoria jonë arsimore ka dërguar nejrëz që profesori të mos flasë etj. Kodi shqiptar i familjes nuk e lejon, këto bëhen në mënyr të fshehtë.
Gazetari: Kanë bërë seks?
Mësuesi: Kur kanë vënë unazën, patjetër që po.
Gazetari: Pse familja nuk e mbron?
Mësuesi: Shumë shqiptarë i vlerësojnë fëmijët si pronë e tyre.
Psikologia shqiptare: 20-vjeçarja, seks me babain e burrit për të parë nëse bënte dot fëmijë
Psikologia: Tre vjet më parë takova një 20 vjeçare, e martuar me një burrë që nuk bënte dot fëmijë. Për të kuptuar nëse ishte ai problemi, nuk mund të shkonte te mjeku, por vendosën që babai i burrit të bënte seks me të. Kjo ka të bëjë me një shoqëri primitive. Gruaja nuk mund të ketë të njëjtat drejta të njëjta me burrat.
Gazetari: Edhe në Tiranë?
Psikologia: Sigurisht.
Gazetari: Cili është dallimi mes një 13 vjeçareje që jeton në këtë komunitet dhe një vajze që ka eksperiencat e saj?
Psikologia: Dallimi është sa di, ajo nuk di asgjë për martesën, për të patur një fmëijë, ajo di vetëm që duhet t’i bindet burrit. Në moshën 13-14 vjec ne këkrojmë identitetin skeusal. Nëse nuk e njohim në këtë moshë, frustrimet emocionale, seksuale janë të mëdha. Ka depresion, vetëvrasje.
Gazetari: A mund të flasim për pedofili?
Psikologia: Indirekt ka një pedofili të fshehur. Një akt seksual me të mitur.
Takimi me vajzën 13 vjeçare
Gazetari: Kur jeni takuar?
Vajza: Para një muaji u takuam në një lokal, i thashë të mbaroj shkollën, ta shoh çfarë personi është. I thashë të mbaroj shkollën dhe pastaj më pas do fejoheshim.
Gazetari: Kur takoheni çfarë bëni?
Vajza: Jemi takuar 5 herë. S’bëjmë gjë.
Gazetari: Fle në shtëpinë tuaj kur vjen?
Vajza: Rri pak keëtu edhe ikën.
Gazetari: Të pëlqen?
Vajza: Po.
Gazetari: Çfarë të pëlqen tek ai?
Vajza: Është i sjellshëm.
Gazetari: Po sikur pas ca vitesh mos të të pëlqente më?
Vajza: Nuk e di.
Gazetari: I ke dhënë fjalën…
Vajza: Po i kam dhënë fjalën.
Gazetari: Cfarë do të pëlqnete të bëheshe?
Vajza: Nuk e di.
Gazetari: Je e lumtur?
Vajza: Po pak.
Gazetari: Motra më e madhe sa vjeç është?
Vajza: 16 vjeçe.
Gazetari: Rri me të fejuarin?
Vajza: Bashkëjetojnë.
Gazetari: Je e sigurt se po bën gjënë e duhur?
Vajza: Nuk e di.
Takim me djalin 25 vjeçar që po ndërton shtëpinë në një fshat tjetër, ku mendon të jetojë me vajzën.
Djali: Jemi lidhur me gocën, e dua, e desha. Pasi të mbarojë shkollën do bëkjmë drekën, më vonë do ta marr. Ligji nuk mund të ndalojë gjë, edhe motra ime 16 vjeçe u martua. Unë e dua të kaloj jetën, nuk dua të tallem. Kemi rënë në dashuri, nuk ka asnjë problem.
Çfarë dashurie, kur janë takuar vetëm 5 herë…
Gazetari i Le Iene
Djali: Do ta lë të rritet, të mbarojë shkollën. Nëse familja e mëson për mirë do kalojë jetën me mua.
Gazetari i thotë se seksi me të mitur është pedofili.
Djali: Unë nuk e kam marrë ta mbaj në krevat që tani. Besoj që s’do kem probleme. Të bëhet nja 16-17 vjeçe. Me mua shkollë, shtëpi, nuk ka lojëra etj.

ma.me

Next Post
“Nuk jam i interesuar për luftë”. Rama konfirmon bashkëpunimin me Doshin

Prokuroria kërkon shoqërimin me forcë të deputetit Tom Doshi për të dëshmuar, gjykata e hedh poshtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Boll trauma ka PS tani…”, Braçe: Kërkoj proces real për zgjedhjen e kandidatit për Tiranën

April 2, 2026
“Pata propozuar që drejtorët të ishin me mandat”, Braçe: Po këta të qeverisë kur do të ndërrohen? 

“Nuk i marr leje askujt”! Kandidimi për Tiranën, Erion Braçe: Mendoj se Rama e ka pranuar…

April 2, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Konflikti në Lindjen e Mesme, BSH: Pas një muaji do të rimerret në shqyrtim qëndrimi i politikës monetare të vendit

April 2, 2026
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

Paralajmërimi për sulme iraniane, Zogaj: Mund të ketë skenar ndaj Shqipërisë

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In