• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

25 doza kokainë, kapet shpërndarësi me biçikletë

by Java News
24/08/2017 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

25 doza kokaine janë sekuestruar ditën e sotme nga policia e Tiranës, ku është vënë në pranga edhe poseduesi i drogës 25-vjeçari Kataldo Mulaj.

Kanë qenë Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, që kanë finalizuar me sukses operacionin “Seller”.

25-vjeçari është kapur në Rrugën “Artan Lenja”, ku gjatë kontrollit fizik i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Kokainë. Siç bëhet e ditur nga blutë e kryeqytetit, në momentin që është prangosur Mulaj, ka qenë duke udhëtuar me biçikletë.

Për të riun, policia disponononte informacione se kryente aktivitetin e jashtëligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike, duke marrë porosi me telefon dhe dorëzimin e bënte duke udhëtuar me biçikletë, me qëllimin e shmangies së kontrolleve.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, i janë gjetur dhe sekuestruar dhe 23 doza të tjera me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Kokainë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

– 25 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Kokainë, me peshë totale, 13 gramë

– 2 aparate telefonik

– Vlera monetare prej 128 900 Lekë të rinj dhe 200 Euro (të cilat dyshohet të jenë burim fitimi nga shitja e lëndës narkotike)

– 1 biçikletë

Lidhur me këtë operacion, policia e Tiranës sqaron se materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Next Post
Habisin mjekët: Këto ushqimi i tërbojnë fëmijët

Habisin mjekët: Këto ushqimi i tërbojnë fëmijët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com