Pas akuzave të SPAK se Monika Kryemadhi ka harxhuar 245 mijë dollarë në Beverly Hills e Las Vegas për veshje, hotele e bileta avioni, deputetja e Partisë së Lirisë mohon të ketë shpenzuar këtë shumë. Ndërsa u paraqit në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje, Kryemadhi pranoi se ka qenë në Beverly Hills e Las Vegas bashkë me kushëririn e saj, Ardian Shatku, këngëtaren Bebe Rexha dhe mikeshat e saj, për 10-vjetorin e datëlindjes së vajzës.
“Kam qenë edhe në Beverly Hills, kam qenë edhe në Santa Monika, kam qenë edhe në Las Vegas. Kam qenë në Los Anxhelos, kam qenë me kushëririn tim Adrian Shatku, me tre fëmijët e mi, me kushërirën time Bebe Rexha. Kemi qenë për dhjetëvjetorin e vajzës time. Kanë qenë edhe disa mikesha të mia me fëmijët e tyre pranë”, tha Kryemadhi pasi doli nga SPAK.
Për Ilir Metën, i cili është distancuar nga këto shpenzime duke deklaruar se nuk ka qenë asnjëherë në Beverly Hills e Las Vegas, ish-bashkëshortja Kryemadhi ka këtë koment.
“Më vjen shumë keq që babai i fëmijëve të mi vazhdon dhe ripërsërit deklaratat e Altin Dumanit, të Sotir Kllapit dhe të Arben Krajës, gjë që ka të bëjë çështje dhe këndvështrime të ndryshme të asaj që lexojmë në një dosje të përbashkët. Kryemadhi, po kam qenë edhe në Beverly Hills, kam qenë edhe në Los Anxhelos, kam qenë edhe në Las Vegas, kam qenë edhe në Nju Jork, kam qenë edhe në Boston, kam qenë edhe në qendrën Marshall, kam qenë edhe në Miçigan, edhe në Çikago, kam qenë edhe në Kinë. Gjitha dega kam qenë edhe në Indi. Duhet të kuptoni dy gjëra që e para, përsa i përket kartës për të cilën Ilir Meta flet me fjalët e Altin Dumanit, dua t’ju them diçka. Një kartë krediti në një bankë amerikane në radhë të parë duhet të merret të kesh një numër llogarie bankare. Pra, nuk mund të marrësh një kartë krediti pa llogari bankare. E para, e dyta. Nëse karta është e Monika Kryemadhit, duhet të ketë një kërkesë nga Monika Kryemadhi që i drejtohet bankës amerikane dhe nëse karta tërhiqet, duhet të ketë përsëri marrjen e kartës në dorëzim me firmën e Monika Kryemadhit”, tha Kryemadhi.
A i keni bërë 240 mijë dollarë shpenzime?
Kryemadhi: Jo

