• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

24-vjetori i çlirimit të Kosovës/ Basha: Kontribut i përbashkët i shqiptarëve dhe aleatëve tanë

by Java News
12/06/2023 11:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka kujtuar hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë para 24 vitesh. Ai bën thirrje për bashkëpunim dhe koordinim të pandarë me aleatët.

“Ëndrra e lirisë, e trashëguar brez pas brezi, mori jetë 24 vjet më parë mes dhimbjesh dhe sakrificash që do të shënojnë përgjithmonë identitetin tonë kombëtar.

Liria dhe shteti i Kosovës janë kontribut i përbashkët i shqiptarëve dhe aleatëve tanë. E ardhmja e Kosovës, si një shtet i fortë dhe demokratik, si anëtare e NATO-s dhe BE-së, i ka rrënjët te ky investim i përbashkët dhe aleancë e palëkundur e shqiptarëve dhe partnerëve strategjikë të kombit, pa të cilët lira dhe pavarësia do të mbeteshin aspirata!

Në këtë ditë historike, mirënjohja më e thellë shkon për bijtë dhe bijat e Kosovës që dhanë jetën për liri, për udhëheqësinë e Presidentit Ibrahim Rugova, për luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe simbolit të saj, Komandantit Legjendar, Adem Jashari.

Sot, më shumë se kurrë, u jemi mirënjohës aleatëve tanë, vendeve anëtare të NATO-s të udhëhequr nga SHBA, e të gjithë partnerëve, që përmes një lufte të drejtë i dhanë fund një padrejtësie historike!

Në këtë rrugëtim plot sakrifica dhe shpresë drejt ëndrrës së çlirimit të Kosovës, shqiptarët ju janë përjetë mirënjohës aleatëve tanë strategjikë, vendeve anëtare të NATO-s të udhëhequr nga SHBA, vendeve mike dhe aleate të Europës dhe partnerëve të tjerë që mbështetën dhe luftuan për kauzën e drejtë të Kosovës së lirë, si dhe për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë e japin për konsolidimin e shtetit demokratik të Kosovës.

Tani është koha që në bashkëpunim dhe koordinim të pandarë me aleatët tanë të mëdhenj, Kosova të tejkalojë çdo sfidë dhe të ecë përpara drejt anëtarësimit në NATO dhe në institucionet ndërkombëtare, për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e saj dhe mbarë rajonin”, shkruan Basha.

/s.f

Next Post
Kërcënonte se do vriste ish-partneren, shqiptari kapet në flagrancë me një vajzë tjetër

Përplasi me makinë nënën bashkë me foshnjën 8-muajshe, arrestohet 46-vjeçari shqiptar në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në PD s’ka ngelur njeri as për të të rrahur

April 1, 2026
Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

April 1, 2026
Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

April 1, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Po na ndihmojnë fotovoltaikët me naftën?

April 1, 2026
“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

April 1, 2026
Nga shpallja e zonave me përparësi zhvillimi tek mbështetja sociale/ Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

Nga shpallja e zonave me përparësi zhvillimi tek mbështetja sociale/ Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

April 1, 2026
Tjetër ndryshim në Qeveri! Lirohet nga detyra zv.ministri i Mbrojtjes, ja kush e zëvendëson (EMRI)

Tjetër ndryshim në Qeveri! Lirohet nga detyra zv.ministri i Mbrojtjes, ja kush e zëvendëson (EMRI)

April 1, 2026
Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së në Hagë, seanca shtyhet më 14 prill

Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së në Hagë, seanca shtyhet më 14 prill

April 1, 2026
‘S’do jetë e lehtë’/ De Biasi “spiunon” Shqipërinë në Itali: Tifozët dhe mesi i fushës ndihmojnë kuqezinjtë…!

“Gati t’i rikthehem aventurës sime me Shqipërinë”, Gianni De Biasi do që të jetë sërish trajner i kombëtares shqiptare

April 1, 2026
Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In