Maqedonia e Veriut ka regjistruar ditën e sotme viktimën më të re nga koronavirusi, e cila është një 24-vjeçare.
Mësohet se e reja ishte nga Tetova dhe ndodhej në kurim në Klinikën Infektive në Shkup ku dhe ka vdekur teksa në 24 orët e fundit Tetova mban numrin më të lartë të viktimave, 4 nga 8 në total.
Po ashtu vijon të jetë i lartë numri i të infektuarve, 199 në 24 orët e fundit, prej të cilëve 90 në Shkup.
/e.rr











