Një 24-vjeçar në fshatin Ushtelenxë të Dibrës është arrestuar nga policia pas një konflikti në familje.
I riu me iniciale A.Gj. u konfliktua dhe kanosi vëllain e tij R.Gj. Gjithashtu, ai goditi me sende të forta kunatën e vëllait, A.N. si dhe kanosi e i dëmtoi makinën bashkëshortit të kësaj të fundit, S.N.
Policia, që u sinjalizua për ngjarjen, ndërhyri në kohë dhe arrestoi 24-vjeçarin. Por në këtë momente ka qenë babai i tij, B.Gj. 60 vjeç, i cili dëmtoi me mjete të forta makinën e policisë për të shmangur arrestimin e djalit të tij. 60-vjeçari u procedua penalisht në gjendje të lirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.
/a.r