• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

24 vite më parë menaxhoi “Piramidat”/ Farudin Arapi emërohet administrator i kompanisë së inceneratorëve të sekuestruar nga SPAK

by Java News
17/12/2021 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompania ‘Integrated Technology Services’, e cila u sekuestrua nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit si pjesë e skemës së përvetësimit të parave publike në incineratorin e Elbasanit u vendos nën administrimin e zyrës për menaxhimin e pronave të sekuestruara ndërsa kjo e fundit, caktoi si administrator të saj Farudin Arapin.

Dokumente të kompanisë të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit tregojnë se vendimi i sekuestros është depozituar në datë 15 dhjetor dhe se administratorët e mëparshëm, Denisa Tollkuçi dhe Klodian Zoto shkarkohen për t’u zëvendësuar nga Farudin Arapi.

I cili me pare ka administruar ne emer te shtetit firmat mashtruese piramidale te Berishes, pas rrezimit te shtetit ne vitin 1997 dhe ardhjes ne pushtet te socialisteve.

Zoti Arapi nuk ishte i arritshëm për koment deri në publikimin e këtij shkrimi.

Skema e qeverisë së kryeministrit Edi Rama për ndërtim incineratorësh duke përdorur disa persona pa eksperiencë të njohur në një fushë të tillë është krahasuar shumë me skemat piramidale të kohës së Sali Berishës kur ai ishte president para vitit 1997. Por rishfaqja e z. Arapi si administrator i kompanisë së incineratorëve duket se përbën një ironi historike që i vë kapakun. Në fakt, Arapi ishte zyrtari i qeverisë shqiptare që mori përsipër administrimin dhe likuidimin e skemave famëkeqe piramidale në fillim të viteve 2000. Dhe njësoj si në atë kohë, edhe kompania që Arapi pritet të administrojë sot nuk duket në gjendje shumë të shëndetshme financiare.

Sipas bilancit të vitit 2020, kompania ka një kapital themeltar prej 100 mijë lekësh (830 euro) ndërsa fitimet e akumuluara në masën 549 milionë lekë (4.6 milionë euro) janë “shpërndarë” në pjesën dërrmuese vetëm pak muaj më parë. Një vendim i 1 korrikut të këtij viti përcakton që administratori dhe pronari i vetëm i kompanisë, Klodian Zoto, ka vendosur të shpërndajë në formë dividenti 43 milionë lekë nga fitimet e kompanisë, informon BIRN

Në bilancin e kompanisë të vitit 2020 raportohet gjithashtu se kompania ka detyrime në masën e 1.3 miliardë lekëve ose mbi 11 milionë euro detyrime afatshkurtra.

Shqiptarët nuk dolën shumë të lumtur nga administrimi i pronave të skemave të para piramidale në fillim të viteve 2000. Procesi i likuidimit zgjati për shumë vite dhe ajo që qytetarët morën në fund, ishin disa qindarka nga paratë që kishin depozituar në skemat piramidale. Dukshëm edhe në këtë rast, historia ka marrë rrugën drejt përsëritjes. SPAK ka urdhëruar sekuestron e kompanive që kanë borxhe por jo kapital aksioner ndërsa paratë, bashkë me të dyshuarit, kanë ikur në drejtim të paditur.

Edhe kompania Albtek Energy, e cila u vu gjithashtu në sekuestro, duket se ka shumë borxhe, në një kohë që 41 milionë lekë fitime janë shpërndarë te pronarët, pra te Stela Gugallja më 1 korrik 2021./m.j

Next Post
FOTOT/ Eni Koçi sqarim publik: Mos u merrni me operacionet e mia

Eni Koçi tregon pse nuk pranon të bëhet pjesë e “Big Brother”: Është një program që…

Comments 2

  1. UKU MOMLIT says:
    5 years ago

    Farudini beri leshArapi piramidat,le te beje edhe inceratoret si piramidat,kurban te partise se korruptuar

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

July 12, 2026
Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

July 12, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Shumica e heshtur që u zgjua nga “këshilltarët” e protestës

July 12, 2026
Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

July 12, 2026
“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

July 12, 2026
VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

July 12, 2026
Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

July 12, 2026
Flamingot kundër Zogut të Parajsës

Flamingot kundër Zogut të Parajsës

July 12, 2026
Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

July 12, 2026
Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In