• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

24 Janari, asgjë ndryshe në Tiranë

by Artur Ajazi
23/01/2026 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Sali Berisha ka zgjedhur të shtunën (24 Janarin) për të nisur nga Tirana “revolucionin blu dhe hedhjen e Ramës nga pushteti”. Estradë më të bukur dhe më zbavitëse nuk ka. E kuptoni  ju shqiptarë. Kreu i opozitës (kështu i thonë në PD) ka zgjedhur të godasë “fort dhe pa mëshirë” qeverinë të shtunën e 24 Janarit. Dhe e dini pse ? Sepse do ta justifikojë boshllëkun e protestës, me gjoja “ishte fundjavë, njerëzit u morën me punët dhe hallet e tyre”. Pas kësaj deklarate, do të justifikohet sërish se “njerëzit tremben nga qeveria dhe bandat e saj, ndaj nuk dalin në protestën tonë”.

Aq i ka lodhur, dhe aq i cfilitur mbështetësit e tij Berisha, sa që ata nuk dalin më në protesta. I ka zhgënjyer, pasi u thotë “Rama iku, u tremb, u fsheh, ne fituam”. Dhe të nesërmen, sikur nuk ka ndodhur gjë. Po ashtu ka cfilitur edhe Policinë e Shtetit, e cila detyron efektivët e saj, të rrinë në bulevard me orë të tëra, edhe pse ajo strukture ka 1001 punë më urgjente për të kryer, se protesta e PD me disa qindra mbeshtetës të mbetur.

E ndersa vendi ka emergjenca të tjera, investime të nisura dhe të bitisura, plane e projekte financimi, punësimi, zhvillimi, integrimi, etj, Berisha nuk ngurron të pengojë, nuk ngurron të shtrijë efektin e tij negativ, në përditshmërinë e jetës së shqiptareve. Natyrisht në 24 Janar, shqiptaret do të shfrytëzojnë fundjavën për të dalë, apo  udhëtuar e psonisur, dhe nuk kanë fare në plan të dalin në protestën e “fuqishme” të Saliut.

Të vetmit që mbushin ato pak metra katrore në bulevard, janë  ish-pushtetarët e PD, milionerët e asaj opozite, që edhe pse 13 vjet pa pushtet, habitshëm u rriten pasuritë, u lulëzojnë bizneset, dhe u shtohen kontot bankare. Edhe kjo e shtunë  e 24 Janarit, sërish do të jetë si gjithë të tjerat, si gjithë “protestat e fuqishme” të bëra nga PD, me disa fjalime dhe ulurima nga podi saj, dhe pastaj ca molotovë drejt shkallëve të kryeministrisë, për të treguar se “e tronditën fort regjimin”. Po është e vërtetë, Sali Berisha nuk e ka kuptuar, se po e shpie në greminë atë parti.

Ndryshe nuk do të tallej  kaq gjatë me mbështetësit e tij, apo me “500 mijë votat” siç thotë ai, që mori në 11 Maj. Ai do ta vazhdojë gjatë rrugëtimin e tij në krye të asaj partie, madje derisa ti mbesë edhe mbështetësi i fundit nga Lapraka apo ish-Këneta e Durrësit, por nuk do të arrijë  kurrë ta bëjë atë parti alternativë pushteti.

Next Post
Konferencë në përkujtim të Janullatos/ Kryepiskopi Joan: Personalitet unik, forcoi besimin dhe rolin e Kishës Ortodokse

Konferencë në përkujtim të Janullatos/ Kryepiskopi Joan: Personalitet unik, forcoi besimin dhe rolin e Kishës Ortodokse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia i ka dhënë informacion Iranit për asetet ushtarake amerikane? Reagon Steve Witkoff

Rusia i ka dhënë informacion Iranit për asetet ushtarake amerikane? Reagon Steve Witkoff

March 10, 2026
Paralajmëron NASA: Pjesët e një sateliti do të bien sot në Tokë

Paralajmëron NASA: Pjesët e një sateliti do të bien sot në Tokë

March 10, 2026
Takimi me Kaja Kallasin, ministri Hoxha: Forcojmë partneritetin për Mbrojtjen dhe Sigurinë me BE-në

Takimi me Kaja Kallasin, ministri Hoxha: Forcojmë partneritetin për Mbrojtjen dhe Sigurinë me BE-në

March 10, 2026
Zëvendëspresidentja e KE: Do marrim masa përballë një krize të mundshme energjetike

Zëvendëspresidentja e KE: Do marrim masa përballë një krize të mundshme energjetike

March 10, 2026
3,428 miliarderë dhe 20.1 trilionë dollarë pasuri, del lista e njerëzve më të pasur të botës

3,428 miliarderë dhe 20.1 trilionë dollarë pasuri, del lista e njerëzve më të pasur të botës

March 10, 2026
Hargreaves takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Hargreaves takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

March 10, 2026
Sulmi kibernetik nga hakerët ‘Homeland Justice’, reagon Kuvendi: Janë fshirë disa të dhëna

Sulmi kibernetik nga hakerët ‘Homeland Justice’, reagon Kuvendi: Janë fshirë disa të dhëna

March 10, 2026
PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

March 10, 2026
Irani hakeron Kuvendin, ekspertja e sigurisë: Sulm kibernetik e politik! Databaza e plotë do të ishte publikuar deri tani, s’ka vend për panik

Irani hakeron Kuvendin, ekspertja e sigurisë: Sulm kibernetik e politik! Databaza e plotë do të ishte publikuar deri tani, s’ka vend për panik

March 10, 2026
Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, çfarë ndodh me temperaturat

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, çfarë ndodh me temperaturat

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In