• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama: Rroshi transformoi Kavajën e braktisur nga e djathta

by
19/06/2015 19:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ftoi qytetarët e Kavajës të votojnë Elvis Rroshin në 21 qershor për dinjitetin e fituar të Kavajës.

Kreu i qeverisë zbuloi edhe memorialin “Demokracia” ndërtuar nga skulptori shqiptar Ilir Xhixha, i cli tha kryeministri Rama është ndërtuar në respekt të demokratëve, socialistëve e qytetarëve të ndershëm të këtij qyteti.

Kjo skulpturë, vijoi Kryeministri Rama, ndërtohet në respekt të atyre djemve e vajzave që Saliu u dha pishtarin e demokracisë, por i trajtoi si bishtuk e jo pishtarë. “Ishte zgjidhja e Rroshit që u ktheu dinjitetin pishtarëve të demokracisë”, deklaroi Rama.

Kryeministri ndër të tjera informoi se plazhi i Golemit shumë shpejt do të furnizohet me ujë 24 orë.” Kemi firmosur projektin që furnizon plazhin e Golemit me ujë. Nuk do të ketë metër tokë bujqësore të pa ujitur e kanal kullues të pahapur”, premtoi Rama.

Duke komentuar akuzat e opozitës për ndryshimin e emrit të kandidatit të ASHE-së për kryetar bashkie, Rama tha se ai si shumë djem e vajza në ’90 mori rrugën e mundimshme e të vështirë të emigrimit ku u përball me të gjitha pasojat e tij.

“Ishte 15 vjeç kur bashkë me shumë 15 vjeçare të rinj braktisën Kavajën kur u hapën kufinjtë e ikën qindra mijëra për të kërkuar në rrugën e vështirë plot mundime të emigrimit, një jetë më të mirë. Nuk ka asnjë mister në emrin e tij. Ashtu si mijëra të tjerë që në vitet ’90 trajtoheshin si mos me keq e dëboheshin si emigrantë të paligjshëm. Ajo që sot ka rëndesi është se është i nderuar për shkak të shërbimit të jashtëzakonshëm që i ka bërë qytetit të tij”, deklaroi Kryeministri Rama.

Në katër vite, tha Rama, Rroshi i ktheu Kavajës dritën ditën e natën dhe sot Kavaja është qyteti më mirë i ndriçuar në të gjithë vendin. Rroshi, vijoi Kryeministri e mori katër vite më parë Kavajën e braktisur nga e djathta dhe e transformoi atë në një realitet krejt tjetër, pavarësisht se deri në 23 qershor, Kavaja ishte e bllokuar dhe izoluar nga Saliu ashtu si shume bashki të fituara nga socialistët. “Në Kavajë nuk ka nevojë të flasësh shumë. Mjafton të kesh sytë në ballë për të kuptuar gjithçka për të mos pasur as më të voglin dyshim se nga është drejtimi i duhur”, deklaroi Rama.

Kandiati i ASHE-së për bashkinë e Kavajës, Evis Rroshi ndërsa renditi disa nga investimet e bëra në qytet tha se kemi ende punë për të ndërtuar Kavajën e madhe. “Kemi shumë projekte përpara. Sot Kavaja ofron shërbime me standarde europiane. Kam emigruar që në moshën 15 vjeçare dhe gjithçka e kam arritur me mund e punë”, theksoi ai ndër të tjera në përgjigje të akuzave të opozitës për ndryshimin e emrit.

Obelisku i demokracisë është vendosur në qendër të qytetit të Kavajës.

Obelisku i demokracisë është vendosur në qendër të qytetit të Kavajës. Ndryshe nga monumenti i vjetër, ai i vendosur sot është me ngjyrat kombëtare kuq e zi.

Obelisku është realizuar nga skulptori Ilirian Xhixha dhe sipas tij, simbolizon energjinë e të gjithë popullit që shpërthen pikërisht në zemër të Shqipërisë, në Kavajë.

Kjo energji sipas skulptorit Xhixha, lind nga toka dhe shpërthimi i saj drejt qiellit materializohet në formën dinamike dhe me ngjyrat e kombit, kuq e zi

Next Post

Industria, sektori kryesor në tregtinë e jashtme të mallrave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj liron nga detyra Adnand Agastën si Komandant i Forcave Detare, një grua bëhet Gjenerale

January 16, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 17 Janar 2026

January 16, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

Pezullimi i vizave me SHBA? Berisha: Përgjigjen më të qartë e dha Ambasada Amerikane

January 16, 2026
“Islanda, vendi i 52-të i SHBA-ve”, shakaja e ambasadorit amerikan shkakton zemërim

“Islanda, vendi i 52-të i SHBA-ve”, shakaja e ambasadorit amerikan shkakton zemërim

January 16, 2026
Vrasja e Martin Çeços, Apeli rrëzon vendimin e gjykatës së Korçës, kthen çështjen për rigjykim

Vrasja e Martin Çeços, avokati i dy të dyshuarve: Arresti në shtëpi, antikushtetues! Duheshin liruar fare!

January 16, 2026
U ndje keq në plazh, 59-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

Përfitoi 23 hektarë tokë në Dhërmi me mashtrime, sekuestrohen pasuritë e një shtetasi spanjoll

January 16, 2026
Imuniteti i Ballukut, Balla: Në rastin e rrugës Durrës-Kukës Këshilli i Mandateve ka marrë 75 ditë kohë

“Na presin ditë të gjata…”, Balla zbulon se kur do të dekretohet data e Zgjedhjeve 2027

January 16, 2026
Gjermania lobon për Shqipërinë, po përpiqet të bindë Francën për çeljen e negociatave

KE rendit Shqipërinë të parën për reformat e integrimit! Koopman: Jeni në pararojë të procesit

January 16, 2026
“Për Shqipërinë ndjekim porositë e Trumpit”, VanHorn: SHBA kërkon luftë ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve

“Për Shqipërinë ndjekim porositë e Trumpit”, VanHorn: SHBA kërkon luftë ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve

January 16, 2026
Mbyllja e negociatave në vitin 2027, Peleshi: Nuk është premtim elektoral, por dakordësim me BE

Mbyllja e negociatave në vitin 2027, Peleshi: Nuk është premtim elektoral, por dakordësim me BE

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In