• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“230 mijë euro dëm ekonomik”, PD: Gjiknuri i përfshirë në aferën e gazit të Albpetrolit!

by A R
19/10/2021 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka akuzuar ish-ministrin e Energjitikës, Damian Gjiknurin, për të cilin thotë se është i përfshirë në aferën e gazit të Albetprolit me Mirel Mërtirin e inceneratorëve, me një dëm ekonomik prej 230 mijë euro.

Sipas Zhupës, kjo është një skemë korruptive për shitjen e 3 milionë metër kub gazi industrial nga vendburimet Cakran-Mollaj/Ballsh-Hekal, e cila ka në qendër Gjiknurin, ish-drejtorin e Albpetrolit, Endri Puka dhe Mirel Mërtirin e afërave të inceneratorëve.

Ajo thekson se ky skandal, prej vitesh i ka shpëtuar shqyrtimit të drejtësisë dhe meriton një hetim të shpejtë dhe gjithëpërfshirës.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA INA ZHUPA

Prej ditësh kryeministri flet për një krizë energjitike që ka goditur vendin tonë, sipas të cilës është shtyrë të marrë 200 milionë euro borxh për të mbushur gropat korruptive në llogaritë e KESH dhe OSHEE.

Këto ditë, Partia Demokratike ka treguar me fakte dhe prova se nuk jemi në një krizë të energjisë, por në një krizë korrupsioni, të cilën qeveria kërkon t’ia faturojë qytetarëve.
Kjo krizë korrupsioni u pasurua orët e fundit edhe me një investigim mediatik, të kryer nga portali Hashtag, i cili tregon se si sektori i energjisë është trajtuar si një plaçkë në shërbim të klientëve të qeverisë, në dëm të interesave të qytetarëve.

Një skemë korruptive për shitjen e 3 milionë metër kub gazi industrial nga vendburimet Cakran-Mollaj/Ballsh-Hekal, e cila ka në qendër ish-ministrin e Energjitikës Damian Gjiknuri, ish-drejtorin e Albpetrolit, Endri Puka dhe Mirel Mërtirin e afërave të inceneratorëve.
Në operacionin e zhvilluar në muajt gusht-tetor 2017, Mirel Mërtiri, nëpërmjet kompanisë CGC, i ka bërë Albpetrolit një ofertë të pakërkuar për blerjen e gazit.

Pas marrjes së ofertës, Endri Puka, kreu i Albetrolit, dhe Damian Gjiknuri, ministër i Energjitikës, kanë përzgjedhur një metodologji për shitjen e gazit industrial të ndryshme nga ajo e ERE-s, një metodologji që bazohej në bursën hollandeze dhe që shoqërohej me një koefiçent zbritës, në shërbim të Mirel Mërtirit, jo të interesave të kompanisë publike.

Sipas hulumtimit, edhe pasi kanë aplikuar një formulë të ndryshme nga ajo zyrtarja e ERE-s për llogaritjen e çmimit, treshja Gjknuri-Puka-Mërtiri, nuk e kanë respektuar atë formulë, pasi sipas kësaj formule, çmimi dilte me koston 25.33 lekë­/Nm³, ndërsa Mërtiri e siguroi blerjen e gazit me vlerën 15 lekë/Nm³.

Pra, falë bashkëpunimit mes Gjiknurit dhe Pukës, Mirel Mërtiri, dhe vëllain e tij, Ervin Mërtiri, që atë kohë ishte në krye të drejtorisë që mbulonte shitje e sasive të gazit për Albetrolin në drejtorinë e Tranagatit, e ka blerë gazin me një ulje prej 230 mijë e 913 euro nga çmimi që impononte formula e përdorur.

Kjo kontratë e lidhur në fshehtësi të plotë nga treshja Gjiknuri, Puka Mërtiri, rezulton e zhdukur nga protokolli i Albeptrol, nxjerr në pah se si nën drejtimin e Ramës dhe ministrave të tij, shteti është kthyer në një shtet privat që i shërben interesave të klientëve të pushtetit, në dëm të interesave të familjeve shqiptare.

Kjo kontratë korruptive, që prej vitesh i ka shpëtuar shqyrtimit të drejtësisë, meriton një hetim të shpejtë dhe gjithëpërfshirës, pasi teksa Rama flet për krizë të energjisë, dëmet e bëra nga kjo bandë e babëzitur pikërisht në sektorin e energjisë, nuk mund të paguhen nga qytetarët, por duhet të paguhen nga përgjegjësit e krizës së korrupsionit.

/a.r

Next Post
Shfrytëzonin për prostitucion vajza shqiptare / Shkatërrohet grupi në Itali

Shfrytëzonin për prostitucion vajza shqiptare / Shkatërrohet grupi në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In