• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

23 miliardë dollarë është pasuria e të gjithë shqiptarëve, 0.7% e popullsisë është e pasur

by Java News
22/11/2016 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Credit Swiss, banka e njohur zvicerane, ka publikuar raportin e pasurisë globale për vitin 2016, në të cilin bën një analizë të detajuar edhe për Shqipërinë.

Sipas raportit, pasuria totale që kanë shqiptarët llogaritet në 21 miliardë dollarë, të cilës i korrenspodon një mesatare prej 9 mijë e 200 dollarë për të rritur, çka e klasifikon Shqipërinë si një vend të varfër.

Por si është shpërndarë kjo pasuri? Sipas raportit, pjesa dërrmuese e individëve në Shqipëri, ose mbi 73.3 për qind e tyre, kanë një pasuri minimale nën 10 mijë dollarë për frymë.

Pak më shumë se një e katërta e popullsisë, ose 26 për qind e saj kanë një pasuri që varion nga 10 mijë deri në 100 mijë dollarë. Ndërsa të pasurit, ata që kanë një pasuri mbi 100 mijë dollarë përbëjnë vetëm 0.7 për qind të popullsisë.

Të dhënat e raportuara nga Credit Swiss tregojnë se shqiptarët janë populli i dytë më i varfër në Ballkan pas Serbisë. Të gjithë qytetarët e vendeve të tjera kanë një pasuri mestarisht me të lartë se ajo e Shqipërisë, e cila varion nga 9 mijë e 600 dollarë për frymë në Maqedoni deri në 103 mijë dollarë në Greqi.

Raporti i Credit Swiss mbi pasurinë globale është një nga referencat kryesore në botë për treguesin e pasurisë. Ai mat pasurinë neto të individëve në 130 shtete të botës. Sipas raportit, pasuria e individëve matet duke mbledhur të gjitha asetet që ata kanë, si depozitat në banka dhe pasuritë e tjera të tundshme apo të patundshme, minus borxhet që kanë marrë./tch/a.k

Next Post

Ndarja e mandateve sipas qarqeve, KQZ ende pa vendim përfundimtar, priten të dhëna për popullsinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediat izraelite: Trump drejt vendimit për Iranin, çfarë pritet të ndodhë brenda 24 orëve

Trump rikthen sulmet ndaj shteteve dhe Kongresit, “inspektorët” e tij të rinj gati të nxisin kaos

July 18, 2026
Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

Mbi 700 mijë euro vjedhje në Postën Shqiptare, dëshmia e arkëtares: Debati i madh që dëgjova mes Matajt e Dunit

July 18, 2026
Ish-drejtoresha pas arrestimit për 700 mijë €: U përplasa me shefen e financës, paratë merreshin nga banka me makinë personale

Ish-drejtoresha pas arrestimit për 700 mijë €: U përplasa me shefen e financës, paratë merreshin nga banka me makinë personale

July 18, 2026
Gjuha që zbeh fytyrën e protestës

Gjuha që zbeh fytyrën e protestës

July 18, 2026
Gjiri Persik në alarm! Irani godet aleatët e SHBA-së, GCC: Krime lufte ndaj infrastrukturës civile

Gjiri Persik në alarm! Irani godet aleatët e SHBA-së, GCC: Krime lufte ndaj infrastrukturës civile

July 18, 2026
Aksident në Unazën e Fierit/ BMW del nga rruga dhe përplaset me dy makina të parkuara, plagoset drejtuesi

Aksident në Unazën e Fierit/ BMW del nga rruga dhe përplaset me dy makina të parkuara, plagoset drejtuesi

July 18, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Antifesta e flakjes së kapeleve

July 18, 2026
Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Policia gjen motorin e braktisur të autorëve buzë detit, dyshime për arratisje me mjet lundrues

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Policia gjen motorin e braktisur të autorëve buzë detit, dyshime për arratisje me mjet lundrues

July 18, 2026
Tension në Kuvendin Kombëtar të protestës, Selami Jenisheri nxirret nga salla

Tension në Kuvendin Kombëtar të protestës, Selami Jenisheri nxirret nga salla

July 18, 2026
Kriza rikthehet! Irani ‘ngrin’ Memorandumin e Islamabadit: SHBA shkeli të gjitha angazhimet

Kriza rikthehet! Irani ‘ngrin’ Memorandumin e Islamabadit: SHBA shkeli të gjitha angazhimet

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In