• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dorëzimi i raportit në Bruksel, Kuvendi ka afat deri më 25 gusht për Vetting-un

by A R
01/08/2016 09:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Data 25 gusht është afati i fundit kur parlamenti shqiptar ka mundësi të miratojë në mos 7 ligjet që shoqërojnë reformën në drejtësi, të paktën ligjin e ashtuquajtur për “vettingun”.

BE-ja dhe SHBA-të e kanë vënë gushtin si muajin e fundit kur parlamenti, edhe pse është me pushime, duhet të mblidhet për ta kaluar këtë projektligj.

Burimet nga mazhoranca bëjnë me dije se e gjitha kjo ngjeshje afatesh e ka një arsye. BE-ja e SHBA kanë vendosur të financojnë të gjithë projektin për ngritjen e institucioneve të reja që do të ngrihen për të bërë procesin e vettingut.

Ashtu siç sqaroi edhe kreu i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, ndërkohë BE-ja e SHBA-të e kanë filluar projektin dhe janë duke bërë përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve evropianë dhe amerikanë që do të vijnë të asistojnë, po përgatisin infrastrukturën.

Ndërkombëtarët do të financojnë edhe trajnimet që do të marrin, Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e posaçme Kundër Korrupsionit, Gjykata e Posaçme. Pikërisht për këto arsye, Shqipëria fillimisht duhet të ketë dhënë provën që ka nisur zbatimin e reformës shkruan “GSH”.

Nga ana tjetër janë edhe afatet që Shqipëria duhet të përmbushë si vend që aspiron të çelë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në shtator Shqipëria do të raportojë për ecurinë pranë Komisionit Europian.

Ndërsa në tetor, Komisioni Europian pritet të publikojë raportin e progresit të Shqipërisë dhe që të rekomandojë hapjen e negociatave të anëtarësimit, ndaj vendi duhet të ketë dhënë prova se po e zbaton reformën në drejtësi, në mënyrë që në dhjetor vendet anëtare të BE-së të marrin një vendim pozitiv.

Komisioni

Ndërkohë, edhe pse deputetët shqiptarë janë me pushime, ata që janë anëtarë të Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi do të mblidhen të martën për të vijuar diskutimin për projektligjin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Burimet nga PD u thanë mediave se ekspertët e opozitës kanë përgatitur edhe opinionin e tyre. Ky opinion do paraqitet në mbledhjen e komisionit, ndërsa opozita ka kërkuar që seanca të zhvillohet e hapur për mediat.

Neni 34 i projektligjit që lidhet me standardet e kontrollit të figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve pritet të jetë me i debatueshmi për shkak të kufizimeve të tij.

Ky nen në procesin e rivlerësimit cilëson si rrethanë ndaluese edhe kur subjekti është fotografuar, ose kur një dëshmitar përshkruan një takim me një person të përfshirë në krimin e organizuar; gjithashtu, kur subjekti i rivlerësimit ose personi i lidhur me të ka pasur një komunikim me një person të përfshirë në krimin e organizuar, apo ku subjekti i rivlerësimit merr pjesë në takime, aktivitete, ose raste të tjera, me një ose më shumë persona të përfshirë në krimin e organizuar.

E pikërisht ky kufizim, krahas kufizimeve të tjera në draftin përfundimtar të ekspertëve të OPDAT dhe EURALIUS, mund të jenë mosmarrëveshja e radhës mes opozitës dhe mazhorancës, pas tejkalimit të debatit për procedurën e miratimit të ligjit.

Next Post

Ligjet më të pazakonta për seksin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Frrok Çupi paralajmëron “varrosjen” e dosjes së 21 Janarit

Çupi sulmon Berishën: E ka luftuar integrimin me “thikë në dhëmbë”, është njeri i betuar kundër Perëndimit

May 14, 2026
Aksident në Tiranë, humb jetën babai i ministres Pirdeni

Aksident në Tiranë, humb jetën babai i ministres Pirdeni

May 14, 2026
Balliu pas qëndrimit të ambasadorit britanik: Berisha është shpallur i korruptuar

Balliu pas qëndrimit të ambasadorit britanik: Berisha është shpallur i korruptuar

May 14, 2026
Kryemadhi merr mbështetjen e Shoqatës së Grave të Divorcuara: Jam e papunë, dua të jetoj jetën time!

Kryemadhi merr mbështetjen e Shoqatës së Grave të Divorcuara: Jam e papunë, dua të jetoj jetën time!

May 14, 2026
SHBA rrisin presionin ndaj Kinës për Iranin, Teherani kërkon alternativa në BRICS

SHBA rrisin presionin ndaj Kinës për Iranin, Teherani kërkon alternativa në BRICS

May 14, 2026
Debati në Kuvend! Bozdo kritikon rritjen e çmimeve, Ibrahimaj: Kemi vepruar me përgjegjësi për shmangien e abuzimeve

Debati në Kuvend! Bozdo kritikon rritjen e çmimeve, Ibrahimaj: Kemi vepruar me përgjegjësi për shmangien e abuzimeve

May 14, 2026
FSHF bën propozimin për President të UEFA-s, zbardhen detajet nga mbledhja

FSHF bën propozimin për President të UEFA-s, zbardhen detajet nga mbledhja

May 14, 2026
Rregullorja e re e Kuvendit, mbeten ende çështje pa konsensus mes PS dhe PD

Rregullorja e re e Kuvendit, mbeten ende çështje pa konsensus mes PS dhe PD

May 14, 2026
Nga sporteli i shtetit në “litarin” e qelisë

Nga sporteli i shtetit në “litarin” e qelisë

May 14, 2026
“Epsteini” ynë

“Meritën” kryesore për rezolutën e ka Berisha

May 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In