• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

22 nëntori i Ilir Metës, si 13 tetori i zgjedhjeve!

by Alfred Peza
22/11/2019 22:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Skena e sforcuar e seriozitetit dhe solemnitetit fals në konferencën e fundit për shtyp e Ilir Metës në Presidencës, me përshëndetjet në fund herë si Hitleri, herë si Duçja e herë si një nacionalist i thekur me shqiponjë, e bënë krejt qesharake 22 nëntorin e tij. Duke dashur që të evokojë 21 vjetorin e referendimit për Kushtetutën e 1998, Ilir Meta thjeshtë sa ekspozoi edhe më shumë, krizën e tij personale politike.

E kishte paralajmëruar herët që në shtator, se do na çudiste shumë gjatë ditës së sotme, duke shpalosur strategjinë e një “aksioni të vazhdueshëm që, nuk ka lidhje me partitë dhe forcat politike. Por që do të përfshijë gjithë ato personalitete të së drejtës, të të drejtave të njeriut që besojnë në demokraci, në rëndësinë e jashtëzakonshme, që ka respektimi i të drejtave të njeriut në këtë vend dhe të institucioneve të pavarura”.

Por fjalët nga politikanë si Ilir Meta, tradhëtohen gjithmonë në praktikë, nga sjellja e tyre. Solemniteti i sforcuar i atyre pak minutave të konferencës së shtypit në Presidencë, janë prej kohësh në një kontrast të thellë me sjelljet aluçinante të një kryetari shteti në publik. Pas disa kohësh, me siguri që do ti vijë turp nga ajo arkivë e pasur që ka lënë tashmë përjetësisht në media, televizione, internetit dhe memorien e qytetarëve të republikës së vet.

Dëshira e 22 nëntorit për referendumin e Kushtetutës, nuk është gjë tjetër, veçse versioni i ri i një 13 tetor tjetër zgjedhjesh të shpallura me dekret prej tij. Një dekret të cilën edhe ai vetë sot ka turp që ta kujtojë, sepse është një nga njollat e turpit të tij në atë zyrë. Ai dekret është prova e shkeljes së madhe kushtetuese prejt tij. Ndërsa 13 tetori, dita kur ai që “përfaqëson unitetin e popullit”, tentoi ti mohohonte të drejtën e votës popullit të vet, për interesat e tij personale.

Ndaj, ashtu si 13 tetori që nuk kishte lidhje fare me zgjedhjet e përgjithshme lokale, edhe ky 22 nëntor i Ilir Metës, nuk ka lidhje fare me referendumin për Kushtetutën të cilën ai e ka shkelur sa herë që ka dashur përgjatë 2019. Me të vetmin qëllim: Të pengojë me çdo kusht e me çdo çmim, ecjen përpara të reformës në drejtësi dhe ngritjen e institucioneve të reja, nga frika e ndëshkimit nesër për bëmat e tij në pushtet.

Ilir Meta sot është i dëshpëruar, sepse është më i vetmuar se kurrë. Reforma në drejtësi, nën mbikqyrjen dhe kujdesin e posaçëm të SHBA dhe BE, kanë marë në këtë 22 nëntor, një tjetër garanci se për ta në Shqipëri mbi gjithçka është zbatimi i ligjit dhe jo fati politik apo juridik i një individi kushdo qoftë ai.

Mazhoranca e Kryeministrit Edi Rama është shprehur këtë javë e vendosur për ti shkuar deri në fund hetimeve për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Ky vullnet politik u rishpreh, pas sugjerimit të SHBA për ta dërguar në Komisionin e Venecias, sqarimin e situatës së krijuar në Gjykatën Kushtetutese në lidhje me anëtarët e rinj dhe fillimin e funksionimit normal të saj.

Po gjatë kësaj jave, në përpjekje për të treguar se nuk është i vetëm në këtë luftë absurde që po bën me mullinjtë erës, duke thirrur në Presidencë përfaqësuesit e opozitës dhe ish Presidentët, Ilir Meta e nxorri veten akoma edhe më të vetmuar. E kur e kuptoi se e kishin lënë edhe shqiptarët, edhe mazhoritarët, edhe opozitarët, edhe ish kolegët, edhe nervat…iu sul si i tërbuar, me gjithfarësoj fjalësh e akuzash SHBA, BE, OSBE dhe përfaqësuesve të tyre në Tiranë a gjetkë. Kjo ishte pika e fundit, që e derdhi kupën e sjelljeve të tij.

Ndaj 22 nëntori i Ilir Metës për referendumin e Kushtetutës, nuk është gjë tjetër, veçse versioni i ri dekretit të tij kallp, për zgjedhjet e përgjithshme lokale të 13 tetorit.

Ilir Meta e humbi betejën me historinë dhe pas kësaj, ka vetëm një rrugë. Të dali nga ajo zyrë që e turpëroi dhe të sfidojë sistemin që po kritikon kaq shumë. Ai në këtë histori do të mbahet mend ose si i munduri i parë i madh nga Reforma në Drejtësi. Ose si ish- Kreu i Shtetit që del në rrugë si qytetar i thjeshtë, për të dëshmuar se ka këllqe të fitojë i vetëm kundër të gjithëve; shqiptarë e ndërkombëtarë.

Next Post
FOTO/ Të flesh pranë luanëve, ky është hoteli në Angli brenda një safari

FOTO/ Të flesh pranë luanëve, ky është hoteli në Angli brenda një safari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In