• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

213 mjekë nisin specializimet, Manastirliu: Fokus tek degët me më shumë nevoja

by Ardit Rada
01/07/2020 14:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me masat e mbrojtjes personale, duke respektuar kushtet e sigurisë për shkak të epidemisë së shkaktuar si pasojë e Covid-19, u zhvillua sot në Universitetin e Mjekësisë konkursi i përzgjedhjes së specializimeve në Mjekësi.

“Edhe pse në kushtet e epidemisë, vendosëm që edhe këtë vit, për të pestin vit radhazi të çelim konkursin e përzgjedhjes së degëve të specializimeve në Mjekësi, një proces transparent që udhëhiqet nga Rektorati dhe Universiteti i Mjekësisë. Janë 213 mjekë të rinj do të fillojnë procesin e specializimeve këtë vit”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se fokusi këtë vit është vendosur te specializimi i mjekut të familjes, Manastirliu tha se degët që i është kushtuar më shumë kuota janë ato specialitete që kanë më shumë nevoja.

“I kemi kushtuar më shumë vëmendje kuotave për specializimin e mjekut të familjes bazuar në strategjinë tonë të kujdesit parësor, si dhe specializimet e anestezi-reanimacionit, kardiologjisë, pediatrisë, mjekësisë interne, kirurgjisë. Do të vijojmë të ndjekim politikën tonë të hapjes së specializimeve në mënyrë që të vijojmë të kemi mjekë të specializuar dhe qytetarët ta marrin shërbimin aty ku jetojnë”, tha Manastirliu.

Më shumë se 300 mjekë specialistë me kuota të dedikuara për Ministrinë e Shëndetësisë tashmë shërbejnë në spitalet publike falë procesit të specializimeve në vitet e fundit si dhe rreth 800 mjekë të specializuar në të gjithë sistemin, një proces i cili u rihap pas një bllokimi 4 vjeçar.

Në ditën e përzgjedhjes së degëve për mjekët që nisin specializimin, ministrja Manastirliu dhe profesorët e studentët e Universitetit të Mjekësisë kanë bërë homazhe për profesor Arjan Pushin, i cili humbi jetën një ditë më parë si pasojë e koronavirusit.

“Jam këtu për të nderuar prof. Arjan Pushin për kontributin e tij të çmuar në Universitetin e Mjekësisë dhe punën për shumë vite në spital. Duhet ta kthejmë këtë dhimbje në forcë për të vijuar luftën kundër Covid-19. Sistemi shëndetësor vijon të jetë në gatishmëri dhe apelojmë çdo qytetar të respektojë masat për të kufizuar përhapjen e këtij virusi të rrezikshëm”, tha Manastirliu.

“Është një ditë gëzimi për specializantët që përmbyllin sot përpjekjet e tyre për të kurorëzuar ëndrrën e tyre. Për ne është një ditë dhimbje sepse kemi humbur një koleg, një mik. Shpresoj që njerëzit të bëhen të ndërgjegjshëm që sëmundja është aty, që risku është shumë I madh dhe nëse ne duam veten tonë, të afërmit dhe duam që vendi të eci përpara, duhet të mësohemi me këtë normalitet të ri dhe të respektojmë ato rregullat bazë për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të infeksionit”, u shpreh Arben Gjata, Rektor i Universitetit të Mjekësisë.

Next Post
COVID 19/ Gjermania redukton hyrjen në vend vetëm për 11 shtete, refuzohet Serbia

COVID 19/ Gjermania redukton hyrjen në vend vetëm për 11 shtete, refuzohet Serbia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

Lamallari: Pretendimet për dhunë ndaj Niko Qarkajt janë të pabaza, do të ketë padi ndaj avokatit nëse…

July 4, 2026
Qeveria që “merret me 300 flamingo të Mamurrasit dhe Bushatit”

Rreziku është se sheshi ka shumë grupe, por vetëm një gjuhë

July 4, 2026
“Bojkotoni koncertin”, Aurela Gaçe reagon pas linçimit nga protestuesit: Dyshoj se janë të pastra qëllimet tuaja…

“Bojkotoni koncertin”, Aurela Gaçe reagon pas linçimit nga protestuesit: Dyshoj se janë të pastra qëllimet tuaja…

July 4, 2026
“Kuvendi Qytetar” i protestës del me deklaratë: Asnjë negociatë me Edi Ramën

“Kuvendi Qytetar” i protestës del me deklaratë: Asnjë negociatë me Edi Ramën

July 4, 2026
VIDEO / Ndodh në Prishtinë! Flamuri amerikan ngrihet në oborrin e xhamisë

VIDEO / Ndodh në Prishtinë! Flamuri amerikan ngrihet në oborrin e xhamisë

July 4, 2026
Kopja e rrallë e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-ve zbulohet në Britani

Kopja e rrallë e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-ve zbulohet në Britani

July 4, 2026
Kush po transporton banane në Rusi e kush kokainë?

Kush po transporton banane në Rusi e kush kokainë?

July 4, 2026
Militantët molotov drejt Xhamisë së Namazgjasë, Bardhi akuza policisë: Hodhët gaz lotsjellës, u penguan besimtarët të kryenin ritet pas iftarit

Bardhi: Të hetohen pretendimet për dhunë ndaj protestuesit të ndaluar

July 4, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Arrestohet 70-vjeçari në Has, kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

July 4, 2026
Europa Perëndimore, në alarm nga zjarret! Digjen mbi 130 mijë hektarë pyje

Europa Perëndimore, në alarm nga zjarret! Digjen mbi 130 mijë hektarë pyje

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In