Më shumë se 210 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes që prej nisjes së këtij programi në vitin 2019.
Kjo e dhënë statistikore është bërë e ditur nga Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.
“Me njoftimin e këndshëm se më shumë se 210 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në Janar 2019, ju uroj një ditë të mbarë”.
Sipas programit të qeverisë, çiftet që sjellin në jetë fëmijën e parë, përfitojnë bonus 40 mijë Lekë të reja, për fëmijën e dytë 80 mijë Lekë të reja dhe për fëmijën e tretë 120 mijë Lekë të reja.
/a.r