• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

21 vite pa Azem Hajdarin, Klosi: Berisha derdhi lotë krokodili, ja roli i tij në vrasje

by A R
12/09/2019 08:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azem Hajdari gjeti vdekjen 21 vite më parë. Në datën 12 shtator të vitit 1998 ai u nda nga jeta pas një atentati mafioz që iu bë para selisë së Partisë Demokratike.

Por edhe pse sot mbushen 21 vjet nga vrasja e tij, për Fatos Klosin, që kur ka ndodhur ngjarja ka qenë kryetar i Shërbimit Informativ Kombëtar, autorët apo organizatorët nuk kanë gjetur dënimin e merituar. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, Fatos Klosi zbuloi se një nga emrat e njohur i përfshirë në këtë ngjarje është Sali Berisha.

Sipas tij, ai ka dhënë kontribut dhe ka ndihmuar në eliminimin e Azem Hajdarit me qëllim që më pas ta shfrytëzonte për interesat e tija vdekjen e tij.

“Sali Berisha ka gisht, ka rol në vrasjen e Azem Hajdarit. Nuk është se e organizoi Berisha, por është ai që e shfrytëzoi. Ai pasi mori vesh se çfarë po përgatitej, ndihmoi dhe pastaj e shfrytëzoi. Nga kjo pikëpamje, sigurisht që ka pjesën e tija Sali Berisha. Nuk mund të them që e organizoi ai. Kjo është një histori e tërë. Është edhe një histori krimi, por edhe një histori marrëdhëniesh fisnore në Tropojë dhe Berisha ka kontribut”, deklaroi Fatos Klosi.

Arsyet e eliminimit

Ish-kryetari i SHIK renditi edhe disa arsye që sipas tij, mund ta kenë çuar drejt vdekjes Azem Hajdarin. Klosi tha se Berisha dhe Hajdari nuk i kanë patur marrëdhëniet të mira me njëri-tjetrin sepse ish-kryeministri e shihte atë si kundërshtar brenda Partisë Demokratike. Ai theksoi se Azem Hajdari nuk iu nënshtrua urdhrave të Sali Berishës dhe kjo mund të ketë çuar këtë të fundit të japë kontribut në eliminimin e tij.

“Azemi ishte kundërshtari kryesor i Sali Berishës. Ai kishte influencë sepse ishte nga të parët në parti, por edhe në karakter ishte i fortë. Ai nuk i ishte nënshtruar Berishës. Kështu që Berisha nuk mund ta duronte”, u shpreh Fatos Klosi. Sipas tij, Berisha u shtir para publikut sikur i erdhi keq për vrasjen e Azem Hajdarit, por shtoi se në fakt ai përfitoi nga kjo ngjarje dhe e shfrytëzoi atë politikisht për të ardhur në pushtet. Në fakt, menjëherë pas eliminimit të Hajdarit vendi u mbërthye nga trazirat dhe u organizua një grusht shteti.

“Ai e qau me lot krokodili pas vdekjes dhe e shfrytëzoi vrasjen e tij sepse ai ishte kundërshtari kryesor i Berishës. Për këtë ngjarje janë dhënë dënime, por shumica e të dënuarve nuk janë më. Vendimet janë dhënë, por ato u bënë më shumë për të treguar që shiko drejtësia në Shqipëri funksionon, dhamë dënime shumë të forta. Procesi mbeti pa i shkuar problemit deri në fund. Berisha që ishte i pari që akuzohej. Vetëm 10 minuta pas ngjarjes ai deklaroi se kush janë autorët, kush janë vrasësit. Pra, ishin disa gjëra që Berisha i dinte para. Është një histori vërtetë e ngatërruar nga ku nuk u vra vetëm Azem Hajdari. Për mua, Berisha ka kontribut. Ai nuk pranoi të deponohej, megjithëse pretendonte të jepte kontributin e tij për zbardhjen e ngjarjes, ai kurrë nuk shkoi. Ai nuk ishte dëshmitar në gjyq, e shmangu, e largoi nga vetja këtë ngjarje. Vetëm e shfrytëzoi atë politikisht”, tha Fatos Klosi.

Ai shtoi se preferon që Sali Berisha të mbajë përgjegjësi për këtë ngjarje, por besimi se diçka e tillë do të ndodhë i mungon.

“Mua do të më pëlqente që deklaratat e Izet Haxhisë që ka prova që lëkundin pozitat e Berishës të ishin të vërteta, megjithëse nuk kam besim në diçka të tillë. Do të më pëlqente sepse jam i bindur që Berisha ka gisht në atë histori. Le të dalin edhe të më thonë mua e të tjerëve që e keni gabim, nuk ka gisht, ose ka dhënë ndihmë të dorës së dhjetë. Por kjo ngjarje u pasua nga shumë ngjarje të tjera dhe është e vështirë t’i shkohet deri në fund. Edhe sot nuk ka interes askush më ta ngacmojë”, u shpreh Fatos Klosi.

/a.r

Next Post
Njihuni me partnerët më të këqinj sipas Horoskopit

Dy shenjat e Horoskopit me fat për sot, 12 Shtator 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

August 21, 2026
Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

August 21, 2026
‘Një nga turistët më goditi në nofull’/ Lihet në burg autori i vrasjes së portugezit! Ja masat për të arrestuarit e tjerë

‘Një nga turistët më goditi në nofull’/ Lihet në burg autori i vrasjes së portugezit! Ja masat për të arrestuarit e tjerë

August 21, 2026
Zjarri në Dukat drejt shuarjes, vijon operacioni nga toka dhe ajri

Zjarri në Dukat drejt shuarjes, vijon operacioni nga toka dhe ajri

August 21, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Operacion antidrogë në Korçë, kontrolle në disa banesa, një i arrestuar

August 21, 2026
Zjarret në Shqipëri po i ndezin ‘armiqtë e huaj’? Flet ministri i Mbrojtjes

Zjarret në Shqipëri po i ndezin ‘armiqtë e huaj’? Flet ministri i Mbrojtjes

August 21, 2026
Gruaja 57-vjeçare gjendet e vdekur në shtëpi, i biri arrestohet si autori i dyshuar

Gruaja 57-vjeçare gjendet e vdekur në shtëpi, i biri arrestohet si autori i dyshuar

August 21, 2026
Përshkallëzohen tensionet Ankara-Tel Aviv, Izraeli paralajmëron Turqinë: Mos e vini në provë durimin tonë

Përshkallëzohen tensionet Ankara-Tel Aviv, Izraeli paralajmëron Turqinë: Mos e vini në provë durimin tonë

August 21, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Një vështrim përmes sondazheve për zgjedhjet amerikane të nëntorit

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com