• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

21 JANARI\Anatomia e hapur e një krimi shtetëror….

by Ilir Çumani
20/11/2025 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ILIR ÇUMANI

Ngjarjet e 21 janarit 2011 mbeten një nga ato plagë të rënda që as shoqëria, as shteti, as politika nuk kanë arritur t’i mbyllin kurrë me dinjitet.

Ato orë të tensionuara e kthyen bulevardin e Tiranës në skenë tragjedie, ku katër qytetarë të pafajshëm humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, ndërsa institucionet që duhej të mbronin jetën u zhdukën pas mjegullës së urdhrave të paqartë dhe vendimeve të çmimit të lartë.

Që prej asaj dite, në vend të sqarimit, është prodhuar një re e madhe tymi politik që ka mbuluar thelbin e ngjarjes, duke e lënë të vërtetën të endet si fantazmë mes sallave të gjyqeve dhe kujtesës së njerëzve.

Rihapja e çështjes nga SPAK është ndoshta lëvizja e vetme institucionale që mund ta çojë vendin drejt një përgjigjeje shteruese të merituar.

Por një hetim me këtë ngarkesë historike nuk mund të reduktohet në dëgjimin e një pale të vetme politike apo në thirrjen e një figure të izoluar qeverisëse të asaj kohe.

Nëse synohet realisht që kjo ngjarje të ketë një hetim serioz, ky proces duhet të jetë gjithëpërfshirës, objektiv dhe i pandikuar, me synim për të ndriçuar çdo skutë të errët të shkak-pasojës së këtij krimi të rëndë shtetëror.

Çdo tendencë selektive do ta kthente përpjekjen për drejtësi në një akt tjetër politik, duke e fundosur edhe më shumë besimin e publikut.

Hetimi duhet të përfshijë çdo individ që ka pasur rol në atë ditë – nga zinxhiri komandues i Gardës te strukturat policore, nga përgjegjësit institucionalë te drejtuesit politikë të të dy kampeve.

Në tri dekada pluralizëm kemi mësuar një të vërtetë të hidhur: drejtësia e cunguar është formë e padrejtësisë.

Prandaj shumë zëra kërkojnë që prokuroria të thërrasë të gjithë ata që duhet të flasin, jo vetëm ata që janë nën akuzë sot, por edhe ata që atëherë mbanin përgjegjësi të rëndësishme dhe sot prezantohen si spektatorë të largët.

Në një ngjarje ku katër qytetarë janë vrarë me armë zjarri, çdo heshtje nuk është thjesht boshllëk, por pengesë reale për zbardhjen e së vërtetës.

Askush nuk duhet të jetë i përjashtuar në hetim, as nga pyetjet, as nga përgjegjësia morale, as nga ajo ligjore. Ky është rregulli minimal i drejtësisë që Shqipëria ka kërkuar prej vitesh dhe që sot nuk ka më të drejtë ta shmangë.

Është e habitshme se si, për 14 vite me radhë, institucion pas institucioni ka shmangur qartësimin e zinxhirit komandues të Gardës së Republikës – pikërisht aty ku fshihet misteri kryesor: kush dha urdhrin dhe kush mori përsipër përgjegjësinë për përdorimin e armëve?

Përse nuk u përdorën mjetet e shkallëzuara të neutralizimit të turmës? Përse protokollet standarde nuk funksionuan? Pse u zhdukën apo u modifikuan disa prova kyçe? Përse deklarimet së autorëve të dyshuar nuk u plotësuan me dëshmi të atyre që duhej të garantonin zbatimin e rregullave?

Këto nuk janë pyetje retorike; janë boshllëqe të frikshme në zemër të një tragjedie shtetërore, të cilave drejtësia u ka borxh përgjigje të plota, bindëse dhe shteruese për mbarë opinionin publik.

Politika e të gjitha krahëve e ka përdorur 21 janarin edhe si armë, edhe si mburojë. Secila palë ka ndërtuar narrativën e vet, e ka ngurtësuar dhe e ka mbrojtur si të ishte e vetmja e mundshme.

Tragjedia është bërë objekt propagande, ndërsa ngjarja reale është tretur brenda retorikave elektorale.

Sot, kur SPAK ka hapur një dritare të re hetimi, rreziku më i madh mbetet tentimi i politikës për ta kthyer këtë proces në pjesë të një loje të re.

Pikërisht për këtë arsye, thirrja e të gjithë aktorëve të kohës është garancia e vetme që procesi të shihet si përpjekje e pastër për të vërtetën.

Çdo shmangie, çdo kursim emrash, çdo lëvizje selektive e minon besimin publik, dhe pa besim, drejtësia shndërrohet në një zarf të zbrazët.

SPAK sot gjendet midis dy zjarreve: presionit të opinionit publik që kërkon të vërtetën dhe presionit të politikës që kërkon të kontrollojë narrativën.

Pikërisht këtu, prokuroria speciale duhet të tregojë se nuk është instrument i askujt dhe nuk i shërben askujt përveç ligjit – as hakmarrjes së përditshme politike, as lojërave të ekuilibrave të momentit.

Ngjarja e 21 janarit është shumë më e madhe sesa interesat e çastit: ajo është një test kombëtar që mat pjekurinë e institucioneve dhe karakterin e shoqërisë.

Qytetarët nuk kërkojnë spektakël. Nuk kërkojnë as arrestime të bujshme, as shpallje fajtorësh sipas vijës së partisë.

Ata kërkojnë të dinë çfarë ka ndodhur!? Kush mori vendimin!? Pse u shtinë armët kundër protestuesve!? Pse nuk u mbrojtën jetët!? Pse shteti heshti!? Pse e vërteta u vonua kaq shumë!? Familjet e viktimave nuk kërkojnë hakmarrje; ato kërkojnë vetëm drejtësi dhe përgjegjësi. Fëmijët e tyre u vranë dhe, pas 14 vjetësh, askush nuk i është përgjigjur ende ligjit. Kjo është e papranueshme për çdo vend që pretendon të jetë demokratik.

Shqipëria sot ka nevojë për një hetim të thellë, të qartë, të plotë. Një proces ku askush nuk fshihet pas funksioneve të sotme apo protagonizmit të së djeshmes. Askush nuk duhet të ketë imunitet moral; askush nuk duhet të gëzojë përjashtim politik.

Nëse dosja e 21 janarit mbyllet një ditë, ajo duhet të mbyllet vetëm mbi bazën e së vërtetës së plotë, jo sipas kalkulimeve politike të radhës. E vërteta nuk gjendet në versionet e njëanshme, por në përplasjen e plotë të dëshmive, ballafaqimeve të të gjitha palëve dhe protagonistëve të përfshirë në këtë histori.

Në fund, kjo çështje nuk është vetëm juridike, por një çështje domethënëse e identitetit tonë kombëtar, që në fund të fundit garanton një drejtësi dhe paqe sociale për të gjithë. Pyetja është se çfarë shteti duam: një shtet që hesht përballë vrasjes së qytetarëve të vet, apo një shtet që ka guximin të ballafaqohet me gabimet, fajet, mëkatet dhe dështimet e së kaluarës?

Nëse drejtësia ka forcën t’i thërrasë të gjithë, t’i dëgjojë të gjithë, t’i hetojë të gjithë dhe të dalë para publikut me transparencë me një të vërtetë të plotë, atëherë vendi më në fund do të bëjë një hap përpara. Nëse jo, 21 janari do të mbetet një plagë e hapur dhe shteti pengmarrje e vetvetes.

Prandaj thirrja e të gjitha palëve nuk është kërkesë politike, por kërkesë e moralit publik. Jo kapriço e opozitës, as koniunkturë e mazhorancës, por nevojë e drejtësisë për të qenë drejtësi.

E vërteta nuk ndahet në dysh: ose thuhet e gjitha, ose nuk thuhet fare. Ky vend nuk përballon më një heshtje tjetër. Ky është momenti kur drejtësia duhet të flasë pa u dridhur – dhe e vërteta, më në fund, duhet të dalë para të gjithëve.

Tiranë, e mërkurë, 19 nëntor, 2025

Next Post
Mbi 150 mijë të vdekur… Vendi po ku luftohet për të njëjtat arsye si 200 vjet më parë

Mbi 150 mijë të vdekur... Vendi po ku luftohet për të njëjtat arsye si 200 vjet më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekzekutimi i ish-policit Malko, Gjykata e Lartë prish vendimin, rikthen për gjykim dy të pandehurit

Ekzekutimi i ish-policit Malko, Gjykata e Lartë prish vendimin, rikthen për gjykim dy të pandehurit

December 5, 2025
“Më lironi nga burgu”, Beleri humbet betimin por jo mandatin si eurodeputet nga PE

Beleri: Çamët s’janë masakruar! Ka 2 mijë vendime gjykatash ndaj tyre për krime! Në 1994 isha në Qipro, jo në Peshkëpi

December 5, 2025

Media e njohur në Bruksel: Rasti “Veliaj” zbulon anën e errët të SPAK; një prokurori e fuqishme, që s’jep llogari…

December 5, 2025
“S’keni moral”, Kreu i PD Durrës ‘shpërthen’ ndaj Salianjit: Po çoni ujë te mulliri i Ramës

“S’keni moral”, Kreu i PD Durrës ‘shpërthen’ ndaj Salianjit: Po çoni ujë te mulliri i Ramës

December 5, 2025
Salianji me “banim” në Fier, këmbëngul Berisha: Do jetë drejtues i Elbasanit, fushatë nga burgu

“Foltorja e Salianjit më reale”/ Juristja: PD me Berishën është kthyer në kënetë

December 5, 2025
Fituesi i Nobelit rrëzon marrëveshjen e Washingtonit: Paqe? Jo, luftë për mineralet e Kongos

Fituesi i Nobelit rrëzon marrëveshjen e Washingtonit: Paqe? Jo, luftë për mineralet e Kongos

December 5, 2025
Polakët sjellin “Tapetin Magjik” për fëmijët shqiptarë

Polakët sjellin “Tapetin Magjik” për fëmijët shqiptarë

December 5, 2025
“U manipuluan votat në Durrës”/ GJKKO urdhëron SPAK të hetojë pretendimet e kandidatit Aulon Kalaja

“Nuk përdorem, s’jam as i Berishës as i Salianjit!”, Kalaja: Nëse krijojnë parti tjetër, nuk i mbështes

December 5, 2025
Me armë në makinë dhe në banesë, dy ‘gjahtarëve’ iu zbulohet edhe drogë

Me armë në makinë dhe në banesë, dy ‘gjahtarëve’ iu zbulohet edhe drogë

December 5, 2025
Del për herë të parë foto e Sali Berishës me Enver Hoxhën / Baze: PD duhet të ndjehet e turpëruar nga ky fosil…

Tabloja sinoptike e Sekretarit të Parë të PD-së

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In