• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

’21 janari’/ Vrasja e Aleks Nikës, avokati: Pa predhën s’hapet dosja, përgjimi s’vlen në vetevete! Ja pse është i rëndësishëm ekspertimi në Itali

by Java News
11/01/2024 17:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak ditë më parë ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi se predha e cila i mori jetën Aleks Nikës në protestën e 21 janarit 2011 do te dergohet per ekspertim ne Itali.

Avokati Dorian Matlija në një intervistë për emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv deklaron se ky ekspertim është tepër i rëndësishëm për të rihapur dosjen e 21 janarit, siç ka kërkuar dhe Gjykata e Strasburgut.

Por çfarë provash të reja mund të dalin?

E shpjegon avokati Dorian Matlia

“Në rastin e vrasjes së Aleks Nikës, gjithë problemi pse nuk u hetua dot dhe nuk u çua asnjëherë në gjyq ka qenë se predha në atë kohë kur u gjet ishte e deformuar dhe sipas teknikave të kohës nuk mund të identifikohej nga cila armë kishte dalë. Nëse sot ka mundësi teknike më të zhvilluara të nxjerrin se nga ka dalë kjo predhë bëhet lidhja me armën, dhe autorin e vrasjes. Në këtë moment mund të nisë hetim për vrasjen duke pasur të pandehur konkret”

Deri tani nuk është çuar asgjë në gjykatë lidhur me vrasjen e Aleks Nikës pasi nuk kishte asnjë provë të mundshme se nga cila armë doli por avokati Matlija beson se teknologjia me inteligjencën artificiale është më e aftë për të rindërtuar një predhë sic ka qenë në momentin e parë pa u deformuar roblem më e mundur nga cila armë ka dalë.

Gjithçka ka të bëjë me një vepër penale që nuk është parashkruar ende pasi parashkruhet deri në 2031

“Kjo do të thotë se ka 7 vite kohë që prokuroria ta zbulojë dhe ta nxjerrë. Nëse ndodh se nga cila armë ka dalë mund të fillojnë të bëhen pjesë dhe prova të tjera që kanë dalë kohët e fundit”

Bëhet fjalë për regjistrimet e komunikimeve në radio që ka pasur komandati i gardës me funksionarët e tjerë.

“Këto regjistrime nuk bëhen dot pjesë e dosjes pa u zgjidhur problemi I predhës, e kjo predha do të shkojë në Itali për ekspertim të ri. Përgjimi në vetvete nuk vlen dot për të rihapur çështjen pa zgjidhur problemin e predhës. Ajo është pika kyçe e procesit. Ajo mund të ketë dalë nga arma e personave që nuk kanë lidhje fare me gardën, të ketë dalë nga Garda apo një person tjetër që është udhëruar nga Garda. Aty zgjidhet lëmshi. Pa këtë nuk bëhet dot.

Por çfarë do të thotë kjo për procesin?

Që të merret SPAK duhet të kemi patjetër të dyshuar në këtë vepër penale persona që janë kompentencë të SPAK. Së paku ose ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, ose kryeministri i kohës Sali Berisha. Nëse merret i pandehur komandati i Gardës apo funksionari i Gardës nuk e merr SPAK. Prandaj në këto momente SPAK nuk e merr dot dosjen. Është e rëndësishme të kuptohet që nuk do të hapet hetimi për tre personat e tjerë të vrarë më 21 janar 2011 por për vrasjen e Aleks Nikës, dosje e cila nuk është gjykuar kurrë”

Riekspertimi është pika kyçe e rihapjes së hetimit për të vënë para ligjit personin që ka qëlluar.

Në atë ditë policia ishte e paarmatosur. Ishte garda e armatosur. Asnjë person nuk u gjet person tjetër në turmë që është qëlluar. Predha mund të mos dihet nga ka dalë por dihet që ka dalë nga armë e gardës. Sepse është predhë berete 9 milimetërshe dhe në atë moment disponohej vetëm nga garda. E ishin disa persona që kishin bereta 9 milimetërshe në atë moment. Dyshimet ekzistojnë se nga ka dalë por duhet të themi në mënyrë të padiskutueshme një gjë të tillë sepse ndryshe persona që mund të akuzohen kanë të drejtën të thonë që nuk është arma ime. Prandaj duhet ekspertiza dhe ajo është pika kyçe e procesit” tha avokat Matlija./m.j

Next Post
VIDEO/ E vranë barbarisht dhe e futën në një sënduk, ja momenti ku dy autorët largojnë trupin e 41 vjeçares shqiptare nga banesa

VIDEO/ E vranë barbarisht dhe e futën në një sënduk, ja momenti ku dy autorët largojnë trupin e 41 vjeçares shqiptare nga banesa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com