• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

21 Janari, versioni i vrasjeve sipas dy mjekëve të Spitalit Ushtarak

by A R
21/01/2016 08:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mes vrasësve dhe manipulatorëve të 21 janarit janë edhe dy mjekë, shkruan Dita.

Fjala është për dyshen Koçeku – Gega, që në ato orë të trazuara kur konfirmohej vdekja e tre personave në protestë, jepnin versionin e “vrasjes së tyre nga afër”, duke lënë të nënkuptuar se ishte fjala për një komplot, pasi paralel me deklarimet e tyre “profesionale”, mediat afër qeverisë dhe zërat e drejtpërdrejtë qeveritarë aludonin për vrasje të realizuara nga rradhët e opozitës.

Pas dekonspirimit të skemës qeveritare për t’ia faturuar opozitës vrasjen e protestuesve, deklarimet e mjekëve , gati u harruan e u lanë pak si në periferi të asaj ngjarjeje.

Një deklaratë e ministrit të Shëndetësië, Ilir Beqja në janar 2014, i risolli në kujtesë opinonit dhe “lojën” e luajtur nga dy mjekët e Ushtarakut, të cilët pothajse nuk u ndjenë më pas ngjarjes.

Për shumëkënd, është e tepruar të merresh me deklarimet e dy mjekëve, gjersa Berisha, ideatori i atyre vrasjeve dhe më pas fshehësi i tyre, ende nuk është çuar për t`u ballafaquar me Drejtësinë.

Por ‘21 janari’, ka vulën e turpit edhe për këta dy mjekë, të cilët kanë shkelur me dy këmbët edhe betimin e Hipokratit.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj i është drejtuar në dt. 13/1/2014 Këshillit Rajonal të Urdhrit të Mjekut në Tiranë me një ankesë ndaj dy mjekëvë të spitalit Qëndror Universitar të Traumës-Tiranë (ish-spitali ushtarak), përkatësisht, Sami Koceku dhe Alfred Gega.

Më poshtë po japim të plotë kërkesën drejtuar urdhërit të mjekut dhe deklaratat e mjekëve.

Drejtuar: Urdherit të Mjekut Këshillit Rajonal Tiranë

Lënda: Ankesë në ngarkim të mjekëve të spitalit Qëndror Universitar të Traumes-Tiranë:

Sami KOÇEKU

Alfred GEGA

Baza ligjore: Neni 13 e 14 i Ligjit nr 8615 dt. 1.06.2000 “Për Urdhërin e mjekeve në RSH”

Me cilësinë e Ministrit të Shëndetësisë, po ju drejtohem me këtë ankesë ndaj dy mjekëvë të spitalit Qëndror Universitar të Traumës-Tiranë (ish spitali ushtarak), përkatësisht: Sami KOÇEKU dhe Alfred GEGA, të cilët janë gjëndur në shkelje të plotë dhe njëkohësisht të rëndë, të “Kodit të Etikës dhe Deontologjisë Mjeksore”, për faktet të cilat po i parashtroj më poshtë:

Në datën 21 Janar të vitit 2011, të dy këta mjekë kanë qënë duke shërbyer pranë spitalit të traumës, në momentin kur pas tubimit të opozitë së atëhershme, në spital janë paraqitur shumë protestues, për të marrë ndihmë mjeksore.

Ata kanë deformuar realitetin dhe dizinformuar publikun, mbi gjëndjen shëndetësore dhe shkakun e vdekjes së shtetasve:

Ziver Veizi

Hekuran Deda

Faik Myrtja

Aleks Nikaj

Mjekët deklaruan se vdekja e shtetasve të sipërcituar, kishte ardhur si rezultat i goditjes nga armët e zjarrit dhe se qitja ishte kryer nga një distancë shumë e afërt, duke marrë kështu përsipër të bënin dhe punën e ekspertit balistik.

Ja ç’ka deklaruan mjeku KOÇEKU dhe GEGA tek tv. News 24:

Dr. Sami Koçeku: Janë… dy mbeten të identifikuarit, janë ekzakt sipas parametrave mjekësorë, dy konsiderohen të vdekur civilë, kanë shkuar në morg, një i identifikuar dhe një i paidentifikuar. Dhe tjetri që është i identifikuar është në Spital Ushtarak akoma, faktikisht, pavarësisht se ai ka bërë…, ka vdekur…, ka bërë…, ne po e mbajmë në monitorim, po e konsiderojmë në rrugë mjekësore…i vdekur, është plagë armë zjarri, por ne, thjesht, që është moshë 38 vjeç, po e mbajmë me monitor, duke punuar vetëm për hir të aparatit.

Gazetari: Doktor, le të themi dhe personi i tretë ka vdekur nga një plumb?

Dr. Sami Koçeku: Nga një plumb në kokë.

Gazetari: Në kokë. Dhe kjo, nga distancë e afërt?

Dr. Sami Koçeku: Shiko tani, ne kemi një eksperiencë prej 18 vjetësh në plagët prej armëve të zjarrit dhe eksperiencën më të madhe në Shqipëri e ka qendra jonë, për këtë eksperiencë kaq të madhe edhe mund të orientohemi. Plagët me të cilat kanë ardhur janë të distancës së afërt, kanë dhe shenjat e djegies, shenjat e plumbit, apo unazën e plumbit. Dhe unë, kur kam folur që thashë janë të distancës së afërt kam folur duke i’u referuar eksperiencës sime prej kaq vjetësh në spital dhe i njoh mirë plagët nga armë zjarri.

Gazetari: Pikërisht, nga kjo experience, nga sa afër mund të jenë qëlluar zoti Koçeku?

Dr. Sami Koçeku:   Distanca është shumë e afërt, shenjë plumbi dhe djegieje nuk e bën distancë mbi një metër e gjysëm

Intervista e dytë:

Gazetari: Do na jepni një informacion sa persona janë plagosur dhe a ka persona që kanë humbur jetën apo jo?

Dr. Sami Koçeku: Ekzakt nuk mund të jap asnjë lloj informacioni për numrin e tyre këtu, por ekzakt dihet se aktualisht kemi dy civilë të vdekur, janë me plumba në distancë të afërt, janë me të gjitha shenjat…, konfirmim që distanca ka qenë shumë e afërt nga qëllimi i tyre. Duhet të jenë armë të kalibrit të vogël, për arsye se, nuk janë plagë që hyjnë dhe dalin, janë vetëm plagë hyrëse, që tregon se s’kanë fuqi arme dhe janë qëlluar nga afër…

Gazetari: Po, po.

Dr.Sami Koçeku: Për numrin total të të aksidentuarve, të ardhurve këtu nuk mund të japim për arsye se vazhdojnë vijnë dhe janë të paregjistruar një pjesë.

Gazetari: Në ekspertizën tuaj zoti Koçeku, cfarë fishekësh kanë qenë ato sipas jush?

Dr.Sami Koçeku: Me syrin tim, pistoleta të kalibrit të vogël, duket nga këto tip silenciator por të vogla, të vegjël, kalibër i vogël, i hollë, por që…

Gazetari: Ka qenë i pamundur shpëtimi i jetës së tyre?

Dr.Sami Koçeku: Kanë ardhur të vdekur.

Gazetari: Pra, dy persona kanë humbur jetën?

Dr.Sami Koçeku: Po.

Gazetari: Ndërkohë për të plagosurit zoti Koçeku?

Dr.Sami Koçeku: Për të plagosurit nuk dihet numri i saktë, them të dëmtuar ka: 3 veta me dëmtime të kokës, me plagë me gurë, me ekspozim të masës trunore, por akoma nuk mund të…

Gazetari: Po! Zoti Koçeku nëse ju pyes për identitetin e personave që kanë humbur jetën, apo ende është e pamundur?

Dr.Sami Koçeku: Ziver Veizi, i cili është identifikuar.

Gazetari: Zive… Edhe njëherë të lutem?

Dr.Sami Koçeku: Ziver Veizi nga Gjirokastra.

Gazetarja 1: Tre personat që kanë humbur jetën nga se, kush ka qenë shkaku i humbjes së jetës së tyre?

Dr. Alfred Gega: Atë do ta përcaktojë mjekësia ligjore.

Gazetarja 1: Nga cfarë plagësh kanë ardhur? Me gurë?

Gazetarja 2: Armë zjarri?

Dr. Alfred Gega: Dukeshin plagë të vogla që shkonin për armë zjarri nga distancë e afërt.

Siç përshkruhet në intervistë, thëniet e tyre janë tërësisht të pavërteta dhe krahasuar me Akt-ekspertimin mjeko ligjor që ju është bërë viktimave nga Instituti i Mjeksisë Ligjore, ato bëhen edhe më të rënda, pasi janë jo vetëm në shkelje të Kodit të Etikes, por shkojnë deri në element të vepres penale. Kështu, lidhur me shkakun e vdekjes së viktimave, është administruar si prove të cilën po jua paraqesim dhe juve;

Akt ekspertimi mjeko-ligjor me nr. 26, datë 21/01/2011, i Insitutit të Mjekësisë Ligjore, i ekspertëve Bardhyl Çipi, Elmaz Shaqiri dhe Fatos Sinani, sipas të cilit plaga depërtuese në gjoksin e majtë viktimës Ziver Veizi, është shkaktuar nga një qitje me armë zjarri, ku drejtimi i kanalit të predhës në trup është nga para-mbrapa, nga sipër-poshtë dhe lehtësisht nga e majta në të djathtë, ndërsa distanca e qitjes përcaktohet në bazë të ekspertimit kimik-kriminalistik të teshave të viktimës Ziver Veizi.

Akti i ekspertimi mjeko-ligjor me nr. 41, datë 21/01/2011, i Insitutit të Mjekësisë Ligjore, i ekspertëve Elmaz Shaqiri dhe Admir Sinamati, ka arritur në konluzionin se në trupin e viktimës Faik Myrtaj u konstatua një plagë qorre, jotejshkuese, në pjesën e pasme anësore të djathtë, me drejtim nga e djathta në të majtë dhe lehtësisht nga poshtë-lart.

Akti i ekspertimit mjeko-ligjor me nr. 30, datë 21/01/2011, i Insitutit të Mjekësisë Ligjore, i ekspertëve Bardhyl Çipi dhe Fatos Sinani, ka rezultuar se tek kufoma e shtetasit Hekuran Deda u konstatua një plagë tejshkuese e kokës, me vrimë hyrje nga e majta e kokës dhe atë të daljes nga ana e djathtë e kokës.

Gjithashtu është vërtetuar shkencërisht, se qitjet e armëve dhe plumbat e tyre kanë ardhur nga një distancë e largët dhe jo ashtu siç deklaruan këta mjekë, sipas;

–       Akti i ekspertimit tekniko-kimik me nr. 975, datë 07/02/2011, ka rezultuar e provuar se predha e gjetur tek trupi i viktimës Ziver Veizi, është qitur nga arma e të pandehurit Agim Llupo, ndërsa akti i ekspertimit balistik-krahasues me nr. 1022, datë 08/02/2011 provon se arma “MP 5”, kalibër 9mm (A3), me numër shuli “244”, në përdorim nga i pandehuri Agim Llupo, ka qitur 13 (trembëdhjetë), nga 131 gëzhojat e gjetura dhe sekuestruara.

–       Akti i ekspertimit tekniko-balistik (Raport Ekzaminimi), me nr. 163G-SP-215, datë 05/01/2012 dhe nr. laborator 110726012PFKG, 11) 0915009PFKG, të laboratorit në Qunatico Virginia 22135, SHBA, rezulton se predha e gjetur në trupin e viktimës Faik Myrto është qitur nga pistoleta që i përket të pandehurit Ndrea Prendi.

Bashkëngjitur kesaj ankese, do të gjeni të gjithë materialin ku përfshihen, CD me intervistat e mjekeve dhënë TV News-24, materialet dhe akt-ekspertizat e kryera nga Prokuroria e Pergjithshme, si dhe vendimin e gjykatës që i pranon dhe i njeh si të vërteta këto ekspertiza.

Në këto kushte, per gjithçka ju referuam me lart, deklaroj se mjekët e sipërcituar, kanë shkelur nenin 5 “Ofrimi i Kujdesit shëndetësor”, nenin 11 “Mbi reputacionin profesional dhe figurën morale”, nenin 15 “Tejkalimi i mundësive dhe kompetencave”, nenin 67 “Detyrimi për respektimin e Kodit”, nenin 68 “Masat disiplinore” të “Kodit të Etikës dhe Deontologjisë Mjeksore”.

Duke përfunduar kërkoj që ndaj mjekëve Sami KOÇEKU dhe Alfred GEGA, te fillojë proçedimi dhe Gjykimi pranë Komisionit Disiplinor të Urdhërit të Mjekut dhe marrja e masës e parashikuar tek “Rregullorja për Gjykim Profesional”, pjesa e dyte “Proçeset e gjykimit disiplinor”, rregulli 14, germa;

–       “g” heqja e përkohëshme e Liçencës për ushtrimin e profesionit për një periudhë 3 vjet”

–       “h” detyrimin për rikualifikim profesional dhe për studime plotësuese

(nënshkruar nga)

MINISTRI i SHENDETESISE

Next Post

Fiks Fare: Blerja e kartave celulare të paregjistruara në treg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngjarja e rëndë: Rrufe në fushën e futbollit, 18 të shtruar në spital, dy në gjendje të rëndë

Çmenduritë e motit në Itali, rreth 40 mijë rrufe godasin Ligurian, njëra godet dhe trenin në ecje!

August 20, 2026
Shqipëria, e gjashta në Europë për rritjen e lartë të borxhit gjatë pandemisë. E fundit për mbështetjen…

Sa borxh të brendshëm ka marrë qeveria në 7 muaj? 258.5 miliardë lekë tituj të shitur, më shumë se në të njëjtën periudhë të 2025-ës

August 20, 2026
Mori lokalin me qira pa kontratë dhe e ktheu në qendër bixhozi e bastesh online, arrestohet 35-vjeçari! Nën akuzë dhe pronari

Mori lokalin me qira pa kontratë dhe e ktheu në qendër bixhozi e bastesh online, arrestohet 35-vjeçari! Nën akuzë dhe pronari

August 20, 2026
DASH: Bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në institucionet e Kosovës

SHBA përsërit thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë: Ngërçi i vazhdueshëm po humb mundësitë për vendin!

August 20, 2026
Vrasja e Anesti Ramës në Fier, mbërrijnë në gjykatë tre të akuzuarit

Referendumi për zonat e mbrojtura, KQZ miraton formularët dhe cakton afatin për mbledhjen e 50 mijë firmave!

August 20, 2026
Shqipëria vendos rekord të ri në turizëm/ 1.2 milionë italianë pushuan në vendin tonë gjatë vitit 2025

“Vizitoni shtegun epik të Ballkanit”, CNN Travel: Një nga mrekullitë e fundit të virgjëra të Europës…

August 20, 2026
“Maskat i kam qejf…”, 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan

“Maskat i kam qejf…”, 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan

August 20, 2026
Vrasja e turistit portugez/ Policia kontrolle nga veriu në jug, kërkon pronarin e lokalit ku ndodhi krimi

Vrasja e turistit portugez/ Policia kontrolle nga veriu në jug, kërkon pronarin e lokalit ku ndodhi krimi

August 20, 2026
Si mund ta ndihmojë teknologjia satelitore Evropën në luftën kundër zjarreve

Si mund ta ndihmojë teknologjia satelitore Evropën në luftën kundër zjarreve

August 20, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 21 Gusht 2026

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com