• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

’21 janari’/ Topi: Prokuroria u pengua, mjekët mashtruan. Bashën e këshillova. Brenda shtetit u krijuan kushtet e një puçi shteti

by Java News
20/01/2024 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Presidenti i Republikës Bamir Topi i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka zbuluar ato që mund të konsiderohen si “të pathënat” e ngjarjes së rëndë të 21 janarit të para 13 viteve.

Topi zbuloi për gazetaren Nisida Tufa se ai ka pasur komunikime me ministrin e Brendshëm të asaj kohe Lulzim Basha, ndërsa u shpreh se këtij të fundit i ka dhënë edhe një këshillë.

“Secili e di mirë detyrën e tij. Kjo është një çështje e rëndë. Nuk e di si e ke raportin me letrat i thashë, por kjo situatë do të ketë jehonë për shumë vite”, u shpreh Topi në lidhje me takimin me Bashën.

Po ashtu ai theksoi se Prokuroria e asaj kohe është penguar në lidhje me hetimet për këtë rast dhe se brenda shtetit u krijuan kushtet e një puçi shteti.

Topi: Unë kam dënuar dhunën, kam bërë thirrje për qetësi dhe për drejtësi. Natyrisht e di, jam i qartë, Berishës nuk i ka pëlqyer kur unë flas për ngjarjen në bulevard sepse vrasjet ndodhën aty. Vrasjet ndodhën kur protesta praktikisht kishte mbaruar.

Ju telefonuar ministrin e Brendshëm Basha në atë kohë dhe nuk u përgjigj, për t’i thënë çfarë?

Topi:Për ti thënë shqetësimin tim si kreu i shtetit dhe për tu interesuar. Komunikimet me të më pas janë konfidenciale, por thirrja ka qenë për vetëpërmbajtje dhe për të eliminuar episodet e dhunës që mund të vazhdonte.

Si e kuptuat që Berisha kishte vërejtje për qëndrimin tuaj?

Topi:Eksperienca ime politike dhe ajo e komunikimit e njohjes së fizionomisë politike të Berishës, më jepnin mundësinë të gjykoja si e kishte perceptuar ai deklaratën time.  Prokurorisë i dhashë mbështetjen 100%, kishte ndodhur një tragjedi në bulevard dhe njerëz të pafajshëm u vranë dhe të tjerë u plagosën. Përmasat e tragjedisë mund të ishin shumë më të mëdha.

Çfarë i thatë Ina Ramës në ato momente?

Topi:Prokuroria u pengua për të marrë provat. Për këtë janë dëshmitarë shumë njerëz që kanë punuar në prokurori asokohe. Prokuroria u fut në një konflikt të fortë institucional, nuk u zbatuan urdhrat e ndalimit të prokurores.

A u reflektuan këto te takimi që patët me Bashën?

Topi:Zoti Basha ishte ministër i Brendshëm dhe kërkoi të takoheshim. Zhvilluam një bisedë lidhur me atë ngërç.

This mineral will melt your belly fat fastwell-being-review DietDrops

A sharp knife for life? The Japanese secretThe Knife Expert

Sponsored Links

Si ishte Basha, i trembur, i shqetësuar?

Topi:Nuk besoj të kishte njeri të pashqetësuar në ato momente. I kam dhënë gjithë besimin tim prokurorisë, këtë ia bëra të qartë. Palët politike u treguan të pabesa ndaj njerëzve. Tek e fundit politika e ka shfrytëzuar situatën e 21 janarit.

Ju Bashës i dhatë një këshillë pas takimit apo jo?

Topi:I dhashë një këshillë që mund edhe të mos ia jepja. Secili e di mirë detyrën e tij. Kjo është një çështje e rëndë. Nuk e di si e ke raportin me letrat i thashë, por kjo situatë do të ketë jehonë për shumë vite. Edhe sot është diçka e pagjykuar drejt.

Ju thoni se ka pasur porosi të Berishës për mjekët e Spitalit Ushtarak, ku bazoheni për këto?

Topi:Unë kam thënë se ajo që dëshmuan mjekët ishte qartazi një mashtrim i madh dhe kjo u vërtetua më pas nga urdhri i mjekut. Ajo që doli vërtetoi se goditjet nuk ishin brenda turmës si e reklamonte Berisha.

Ishit kreu i Shtetit dhe u informuat se ishin vendosur kamera pranë banesës tuaj. Megjithatë thatë se nuk u trembët pasi keni një perceptim për Berishën që mundohet të trembë por nuk i shkon deri në fund.

Topi:Asnjëherë nuk e kam ndjerë veten të frikësuar. Kur kam kaluar situata në vitin ’97, ajo situatë nuk përbentë problem për mua. Problemi ishte se brenda shtetit u krijuan kushtet e një puçi shteti.

Ju shkruani se iu është dashur të dilnit nga banesa për dy orë dhe kërkuat vetëm shoferin për një takim shoqëror në Linzë, kush ishin këta persona?

Topi:Ishin pjesë e grupit parlamentar. Do ishte një paradoks të lëvizje me punonjësit e gardës ndërkohë që këta të fundit rrethonin me urdhër të kryeministrit.

Ka pasur një përpjekje të jashtëzakonshme të prokurorëve për t’i shkuar drejtësisë deri në fund. Linja e tyre nuk ka qenë e njëjta me linjën e gjykatës. U kërkua nga prokuroria e shkallës së parë, u rrëzua nga gjykata. U apelua në Apel nga prokurorët që e kanë mbrojtur dhe në gjykatën e Apelit janë ndarë 2 me 1./m.j

Next Post
Mazhoranca injoron tymueset e Rithemelimit, miratohet për 8 minuta buxheti i vitit 2024

Dhuna/ 30 deputetë demokratë të përjashtuar në Kuvend, kryesojnë Bardhi e Noka me nga 6 herë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
Shqiptarët jashtë vendit marrin një mundësi të re për t’u kthyer në tregun e punës, çfarë parashikon projektligji i ri

Shqiptarët jashtë vendit marrin një mundësi të re për t’u kthyer në tregun e punës, çfarë parashikon projektligji i ri

August 23, 2026
SHBA paralajmëron Kanadanë për luftën tregtare: Do të jetë katastrofike!

SHBA paralajmëron Kanadanë për luftën tregtare: Do të jetë katastrofike!

August 23, 2026
Vrasja e dyfishtë në Dukagjin, rëndohet gjendja e të plagosurit Lazër Bashi

Vrasja e dyfishtë në Dukagjin, rëndohet gjendja e të plagosurit Lazër Bashi

August 23, 2026
Detaje nga vrasja në Dukagjin, dyshohet për gjakmarrje, një muaj më parë u ekzekutua Aleksandër Koçeku

Detaje nga vrasja në Dukagjin, dyshohet për gjakmarrje, një muaj më parë u ekzekutua Aleksandër Koçeku

August 23, 2026
Zjarri shkrumboi fabrikën e jahteve, arrestohet djali i ministrit

Zjarri shkrumboi fabrikën e jahteve, arrestohet djali i ministrit

August 23, 2026
VIDEO/ Rama zbulon çfarë u diskutua për 7 orë në Pogradec, si do të ndryshojë komunikimi i qeverisë me qytetarët

VIDEO/ Rama zbulon çfarë u diskutua për 7 orë në Pogradec, si do të ndryshojë komunikimi i qeverisë me qytetarët

August 23, 2026
Sinjalet që vijnë nga SHBA për flamingot e Tiranës

Sinjalet që vijnë nga SHBA për flamingot e Tiranës

August 23, 2026
Zelensky kërkon rritjen e presionit ndaj Rusisë, thirrje për miratimin e projektligjit të sanksioneve dhe raketat Patriot

Zelensky kërkon rritjen e presionit ndaj Rusisë, thirrje për miratimin e projektligjit të sanksioneve dhe raketat Patriot

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com