• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

21 janari/ Sot me prova në SPAK gruaja e Nikës! Basha “vetëmbrohet”, Berisha hesht nga frika

by S M
22/07/2024 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas 13 vitesh në kërkim të drejtësisë, Rajmonda Nika do të shkelë sot në dyert e SPAK, për herë të parë me shpresën për të vënë drejtësinë në vend për humbjen e jetës së bashkëshortit të saj, Aleks Nika. Gruaja që insistoi deri në Gjykatën e Strasburgut për hetimin e 21 janarit nga SPAK si vrasje shtetërore, do të paraqitet para oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit të sot në orën 10:00 për kallëzimin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-Ministrit të Brendshëm Lulzim Basha dhe ish-drejtuesit të gardës Ndrea Prendi. 2 orë pas saj, në mesditë, do të pyetet edhe Mark Nika.

Të afërmit e Aleks Nikës kanë pretenduar se kanë një kasetë ku jepet urdhri për vrasjet shtetërore të cilën do t’ia vënë në dispozicion SPAK-ut.

Gjithmonë, familja Nika insistuar se plumbat mbi turmën e protestuesve para kryeministrisë 21 janarin e vitit 2011, u lëshuan me urdhër të Berishës, e Bashës. Ky i fundit tha se nuk i ka dhënë urdhër gardës të qëllojë me plumba real ndaj protestuesve, por nuk tha asnjë fjalë për Berishën, duke paralajmëruar se gjithçka që ka dhe di, do t’i thotë para drejtësisë. Me heshtje e ka përcjellë edhe Sali Berisha, në arrest shtëpie për aferën Partizani, këtë zhvillim të rëndësishëm të SPAK që do të verifikojë rolin e tij në krye të qeverisë së kohës për krimin e pazbardhur shtetëror të 21 janarit me vrasjen e 4 të pafajshmëve. Tashmë SPAK nuk do të hetojë më për  vrasje nga pakujdesia siç prokuroria e Tiranës i cilësoi dhe gjykata i mbylli me dënime minimale.

Me dyshimin se veprat penale mund të jenë kryer nga ish-funksionarë të lartë shtetërorë, gjatë ushtrimit të detyrës, SPAK heton për 3 vepra të rënda penale, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim, “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” kryer në bashkëpunim.

E vënë në lëvizjes nga familjarët e lezhjanit, Aleks Nika, Gjykata e Strasburgut urdhëroi nxjerrjen e përgjegjësve të vërtetë, Gjykata e Lartë e lexoi qartë këtë vendim dhe detyroi SPAK të nisë hetimet për 21 janarin si krim të pazbardhur shtetëror, për të verifikuar rolin e drejtuesve të lartë shtetëror: Kush urdhëroi gardën të qëllojë me armë dhe kush i zhduku serverët me të gjitha filmimet e asaj dite?!

Next Post
Zjarr në Lazarat\ Policia shoqëron pronarin e parcelës ku ranë flakët

Zjarr në Lazarat\ Policia shoqëron pronarin e parcelës ku ranë flakët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

November 9, 2026
Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

November 9, 2026
Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

November 9, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“PD është në kaos dhe pa strategji” / Leka: Berisha s’mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme, ja çfarë e pret opozitën

November 9, 2026
Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

November 9, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Sonte fillon Hënë e re rigjeneruese”, Meri Shehu: Ja 4 shenjat që do të përjetojnë kthesë të papritur!

November 9, 2026
Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

November 9, 2026
U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

November 9, 2026
“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In