• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“21 janari”/ Skënder Minxhozi: Është një ngjarje e paqetë, sepse është e pazgjidhur

by Java News
24/01/2023 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kallëzimi në SPAK nga Ministri i Drejtësisë, Ulis Manja për 21 janarin ka ndezur retorikën nga të dyja kampet e politikës në Shqipëri. Gazetari Skënder Minxhozi, i pranishëm në studion e ABC tha se ngjarja e 21 janarit është një ngjarje, e cila nuk ka gjetur ende qetësi.

“Një ngjarje të vjetër duhet pak sforco dhe fantazi ta shohësh në këndvështrim të ri, por megjithatë ajo që është ngjarje komplekse, e avancuar në kohë, por shumë aktuale. Ajo është një ngjarje se nuk ka gjetur qetësi. Është një ngjarje e paqetë, sepse është një ngjarje e pazgjidhur. Të gjithë aktorët janë aktivë dhe kjo e bën 21 janari të rikthehet kaq vrullshëm.

Është shumë i vonuar si rikthim, i vonuar edhe si zgjidhje, si paqtim dhe si gjetje e drejtësisë, ajo që kërkojnë familjarët e viktimave. 21 Janari është një ngjarje ndër më të zbardhurat që kemi si ngjarje politike dhe e kronikës së zezë, sepse është ngjarje që është konsumuar në bulevard ku ndodhen institucionet kryesore të shtetit. Të gjitha faktet që dolën ishin flagrante dhe kaq të dukshme”, tha ai.

Ai theksoi se provat për 21 janarin dolën në dritë ditën e nesërme të vrasjes së katër qytetarëve, por shtoi faktin se shteti shqiptar u përpoq të zhdukte provat.

“21 janari është një ngjarje e zbardhur, qysh të nesërmen që ndodhi, sepse ishin në sipërfaqe provat dhe shteti pasi vrau  u mundua të fshehte provat”, theksoi ai.

Për gazetarin, ngjarja e 21 janarit mund të cilësohet lehtësisht si ngjarja më e rëndë që ka ndodhur në Shqipëri, pas vrasjes së Azem Hajdarit.

“Është një ngjarje e rëndë në të dyja krahët, i ndez, i ndez, sepse drejtësia nuk është bërë.  Kjo është më e rënda pas vrasjes së Azem Hajdarit. 21 janari është krim shtetëror dhe shteti u përpoq të fsheh provat”, tha ai.

Ai shtoi se ish-kryeministri Sali Berisha lidhet deri tani në mënyrë indirekte me ngjarjen e 21 janarit, ndërsa u shpreh si vijon: “Kryeministri i vendit, atë ditë pati rolin qendror për gjithë sa ndodhi.

Nuk është provuar nga goja e tij që doli urdhri “zjarr”, por që të thuash se unë s’ti japë 5 gardistët sepse kërkesën për arrestime e ke të paligjshme [apo nuk e di se çfarë termi u shpik në atë kohë] kjo e lidh Berishën në mënyrë indirekte me shkeljen e ligjit”, tha ai/m.j

Next Post
Në pranga për atentatin ndaj prokurorit Ndoja dhe ‘Rrumit të Shijakut’, GJKKO lë në burg 5 të arrestuarit

"Gati shorti për prokurorin"/ Provat e reja për '21 Janarin', SPAK reagon për herë të parë pas kallëzimit: Ja procedura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet në Durrës, banorët e evakuuar: Uji ka shkuar në një metër brenda në shtëpi, gjithçka është shkatërruar

Përmbytjet në Durrës, banorët e evakuuar: Uji ka shkuar në një metër brenda në shtëpi, gjithçka është shkatërruar

January 7, 2026
Pezullohet mësimi në shkollat e Gjirokastrës, bllokohet rruga drejt Kakavijës

Pezullohet mësimi në shkollat e Gjirokastrës, bllokohet rruga drejt Kakavijës

January 7, 2026
“Tortura e pagjumësi”, ish-deputeti i PS tregon si rekrutohen forcat speciale amerikane

“Tortura e pagjumësi”, ish-deputeti i PS tregon si rekrutohen forcat speciale amerikane

January 7, 2026
Trump tallet me Macronin: E binda të pranonte deri në 200% rritje të çmimit të barnave

Trump tallet me Macronin: E binda të pranonte deri në 200% rritje të çmimit të barnave

January 7, 2026
“Urdhri ishte i Berishës”/ Gazetari Mahmutaj u plagos më ’21 janar’: Nga Gërdeci, Rruga e Kombit, vrasje e Trebickës, zhdukja e Remzi Hoxhës, ku ka futur “hundët” Sali…

“Berisha më afër qelisë këtë 21 Janar”, Mahmutaj: Është rikuperuar serveri i Kryeministrisë

January 7, 2026
Dita e sotme me reshje shiu, shtrëngata dhe stuhi

Dita e sotme me reshje shiu, shtrëngata dhe stuhi

January 7, 2026
Nga Evropa deri te vendet arabe, shqiptarët që punojnë jashtë fituan mbi 600 milionë euro në një vit

Nga Evropa deri te vendet arabe, shqiptarët që punojnë jashtë fituan mbi 600 milionë euro në një vit

January 7, 2026
Vengu: Mbi 100 efektivë të FA-ve në vijë të parë për përballimin e motit të keq

Vengu: Mbi 100 efektivë të FA-ve në vijë të parë për përballimin e motit të keq

January 7, 2026
Donald Trump: Venezuela do t’i dorëzojë SHBA-ve deri në 50 milionë fuçi nafte dhe do t’i kontrollojmë ne

Donald Trump: Venezuela do t’i dorëzojë SHBA-ve deri në 50 milionë fuçi nafte dhe do t’i kontrollojmë ne

January 7, 2026
Holanda tërhiqet nga operacionet antidrogë të udhëhequra nga SHBA-ja në Karaibe

Holanda tërhiqet nga operacionet antidrogë të udhëhequra nga SHBA-ja në Karaibe

January 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In