• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“21 Janari” sërish në Strasburg, xhaxhai i Aleks Nikës: PD po bllokon hetimet

by A R
10/01/2017 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa data e 21 Janarit po afrohet, familjarët vazhdojnë të enden dyerve të gjykatave për të kërkuar drejtësi për viktimat e asaj dite që duhet të ishte një protestë e qetë. Në këtë 21 Janar do të bëhen 6 vjet që kur Aleks Nika, Hekuran Deda, Ziver Veizi dhe Faik Myrtaj mbetën pa jetë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe drejtësia për ta ende nuk është vendosur, ndërsa dosja është konsideruar e mbyllur nga Gjykata e Lartë. Megjithatë, familjarët ende shpresojnë që dosjet të rihapen nga Gjykata e Strasburgut. Së fundmi, familjarët e Aleks Nikës, që u vra në 21 Janar të 2011, i janë drejtuar me disa dokumente shtesë Gjykatës së Strasburgut nëpërmjet të cilave kërkojnë të vërtetojnë që vendimi i Gjykatës së Lartë është i padrejtë dhe çështja duhet të rihapet sërish. Fillimisht pati një padi në pranverë të vitit që lamë pas mbi pushimin e hetimeve nga prokuroria. Por deri më tani nuk ka pasur asnjë vendim sepse organi i akuzës nuk i jep provat Strasburgut. Por përveç kësaj, familjarët e viktimave në fund të 2016, i kanë dërguar një kërkesë të dytë Strasburgut, këtë herë mbi vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila vulosi mbylljen e hetimeve.

Xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika, në një komunikim për gazetën zbardh disa detaje të kërkesës dhe çfarë presin ata nga Strasburgu. Edhe pse shprehet skeptik për vendimin që mund të japë Gjykata e Strasburgut, Mark Nika thotë se nga autoritetet shqiptare nuk ka çfarë të pritet. Nika thotë se Prokuroria e Përgjithshme dhe ajo e Tiranës që kanë bërë një lojë ping-pongu, duke ia deleguar çështjen njëra-tjetrës, nuk pranojnë të japin prova shtesë që rrëzojnë vendimin e marrë nga Gjykata e Lartë. “Ne kemi marrë pjesërisht në rrugë private disa akte procedurale që vërtetojnë shkeljen e vendimit të dhënë për çështjen. Këto ia kemi dërguar Gjykatës së Strasburgut në muajin dhjetor të vitit që shkoi. Ne mendojmë se ato akte përbëjnë një bazë të besueshme për Gjykatën e Strasburgut për të urdhëruar Gjykatën e Lartë dhe Prokurorinë e Përgjithshme të rifillojnë hetimet nga fillimi”, thotë Mark Nika për gazetën Sot.

Pavarësisht përpjekjeve për të gjetur materiale që hedhin poshtë vendimin e Gjykatës së Lartë, Nika thotë se edhe në Gjykatën e Strasburgut ka ndikime politike. “Megjithëse kemi disa rezerva, ato zakonisht i vonojnë çështjet, edhe aty ka gjykime politike. Ka ndikime politike nga zyrtarë të PD për ta zvarritur dhe për të gjetur klauzola që të mos rihetohet dhe të qëndrojë në fuqi vendimi i dhënë nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë, që padrejtësisht ka mbyllur çështjen”, theksoi ai.

Kërkesa për shtetin shqiptar

Mark Nika thotë se autorët që urdhëruan vrasjen e protestuesve në 21 Janar 2011 dihet se kush janë, edhe pse sot askush nuk është dënuar për 4 jetët e humbura. Në këtë 21 Janar pritet që sërish kryeministri Rama t’i thërrasë familjarët dhe të bëhen homazhe në vendet ku ranë 4 viktimat. Xhaxhai i Aleks Nikës thotë se është i përgatitur për kërkesën që do i bëjë kryeministrit në këtë 6-vjetor nga ngjarja e rëndë e janarit të 6 viteve më parë. “Do të shohim situatën gjatë kësaj periudhe, ndoshta do të kemi një përgjigje për rifillimin e hetimeve nga Gjykata e Strasburgut. Do të kërkojmë rifillimin e hetimeve, të dalin me patjetër autorët e përgjegjësisë penale të vrasësve, që dihen se kush janë; Berisha me kryetarin e opozitës Basha, dhe do kërkojmë që shefi i Presidencës bashkë me Metën të tërheqin fyerjet që kanë dhënë ndaj viktimave”, thotë Nika. Po ashtu, ai shprehet se do i kërkojë kryetarit të qeverisë që autoritetet e drejtësisë të japin shpjegimet pse vrasjet u quajtën të ligjshme. “Do të kërkojmë që të thirren ato dhe të japin shpjegimin se si u arrit në përfundimin nga Prokuroria e Përgjithshme dhe gjykata se vrasjet janë të ligjshme. Për kryeministrin unë u shpreha, vazhdoj të kem besim se ai nuk do të heqë dorë nga detyrimi që ka për zbardhjen e së vërtetës”, shprehet xhaxhai i Aleks Nikës.

Next Post
Operacioni i IKMT në Vlorë, prishen 104 objekte

IKMT, aksion për prishjen e ndërtimeve pranë Universitetit Bujqësor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tjetër skandal me prodhimet shqiptare, Kroacia gropos 14,7 tonë me speca të kuq, u importuan nga fermerët fierakë!

Tjetër skandal me prodhimet shqiptare, Kroacia gropos 14,7 tonë me speca të kuq, u importuan nga fermerët fierakë!

September 10, 2026
Ishin kthyer në tmerrin e vjedhjes së makinave në Vlorë dhe Orikum, arrestohen 2 autorët e dyshuar!

Ishin kthyer në tmerrin e vjedhjes së makinave në Vlorë dhe Orikum, arrestohen 2 autorët e dyshuar!

September 10, 2026
Luftë me flakët në Dibër, Dajt, Vlorë e Librazhd, Ministria e Mbrojtjes: Situata drejt normalizimit, vetëm 5 vatra aktive! S’ka rrezik për banesat

Luftë me zjarret në tre qarqe, mbi 400 forca në terren! Ministria e Mbrojtjes: Sot 19 vatra, 10 mbeten ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

September 10, 2026
“Historia më e padëgjuar në BE”- Rama i ashpër me ‘prerjen e kokës’ së Veliajt: Eksperimenti më i rëndë social dhe i dështuar, me dëme kolosale te rindërtimi!

“Historia më e padëgjuar në BE”- Rama i ashpër me ‘prerjen e kokës’ së Veliajt: Eksperimenti më i rëndë social dhe i dështuar, me dëme kolosale te rindërtimi!

September 10, 2026
Mehmet Gega, modeli i qëndresës, unitetit dhe përgjegjësisë kombëtare

Mehmet Gega, modeli i qëndresës, unitetit dhe përgjegjësisë kombëtare

September 10, 2026
VIDEO/ Messi vazhdon të shkëlqejë në SHBA, takimi special me Levandovskin, në fund ndahen në ‘paqe’!

VIDEO/ Messi vazhdon të shkëlqejë në SHBA, takimi special me Levandovskin, në fund ndahen në ‘paqe’!

September 10, 2026
Guvernatori Sejko takohet me drejtorin e BERZH, në fokus kreditimi, bizneset e vogla dhe integrimi në BE!

Guvernatori Sejko takohet me drejtorin e BERZH, në fokus kreditimi, bizneset e vogla dhe integrimi në BE!

September 10, 2026
“S’është vetëm problem shqiptar!”- Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja

“S’është vetëm problem shqiptar!”- Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja

September 10, 2026
Bardhi takohet me VanHorn në Kryesinë e Kuvendit: SHBA aleat i çmuar dhe strategjik i Shqipërisë!

Bardhi takohet me VanHorn në Kryesinë e Kuvendit: SHBA aleat i çmuar dhe strategjik i Shqipërisë!

September 10, 2026
“Kemi frikë nga 11 shtatori”. Përkeqësimi i luftës në Gaza rrezik për sulme terroriste në SHBA

25 vjet pas ’11 shtatorit’: A fituan në fund terroristët?

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com