• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

21 Janari/ Rërëfimi i djalit të Faik Myrtaj: Ja provat e mia sekrete!

by Java News
28/04/2016 13:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pesë vite më parë (21 janar 2011), në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, humbën jetën Hekuran Deda, Ziver Veizi, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj.

U ekzekutuan nga Garda e Republikës kur protesta ishte mbyllur. Gjykata e Lartë që këtë 25 prill ka rrëzuar rekursin e prokurorisë për dosjen e 21 janarit. Ajo nuk pranoi kërkesën e Prokurorisë, për të dënuar me 23 vite burg ish-Komandantin e Gardës Ndrea Prendi dhe 25 vjet për gardistin Agim Llupo. Dosja u shqyrtua në Dhomë të Këshillimit dhe ajo nuk kaloi në seancë gjyqësore.

Në këtë mënyrë, Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila dënoi me një vit burg Prendin dhe 3 vjet Llupon, duke i konsideruar si fajtor për vrasje nga pakujdesia.

Renato Myrtaj është djali i Faik Myrtajt.renato myrtaj

50-vjeçari Myrtaj la pas dy djem, Bardhoshin dhe Renaton.

Disa muaj pas vrasjes së babait të tij, Bardhoshi, 22 vjeç, vrau veten në fshatin Kreshpan të komunës Cakran të Fierit, ku edhe jetonte.

“Dita” ka folur sot me djalin e vetëm të Faikut, Renaton, i cili ka mbetur pa baba dhe pa vëlla.

Thotë se ka prova që do të ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve, por pa qenë shumë konkret dhe i qartë për surprizat mbi të cilat flet…

Mund vetëm të aludohet se ekzistojnë kopje të filmimeve të fshira për atë që ka ndodhur brenda Kryeministrisë në 21 janar.

-Renato, 5 vite më parë, babai juaj humbi jetën në mënyre tragjike në bulevard, si ka ndryshuar jeta juaj që atëherë?

Ka ndryshuar shumë. Nuk ma kishte marrë mendja që një ditë do të përballesha me këto situata. Përveç se më iku babai, pa i patur faj askujt, dhe pa i bërë keq asnjë njeriu, humba dhe vëllain pak muaj më pas. Sot, jam pa njerëzit e mi më të dashur, kaq mjafton për të kuptuar se çfarë ka ndryshuar.

 

-Cila është familja juaj momentalisht dhe ku jetoni?

Jetoj në Fier. Sigurisht, jeta vazhdon. Kam një familje të shëndetshme. Vazhdojmë të jetojmë si gjithë të tjerët. Bëjmë një jetë normale, por njolla na ka mbetur. Mundohemi të anashkalojmë thashethemet e njerëzve. Mundohem që nënës t’ia bëj dhimbjen më të lehtë, gjë që nuk po e arrij dot.

-Gjykata e Lartë doli disa ditë më parë me një vendim…

Po, ndërsa unë kam lajmëruar daljen e disa fakteve. Janë prova që do të dalin një ditë, ju siguroj se politikës dhe drejtësisë do t’i bjerë tavani mbi kokë. Për momentin janë në dorë të sigurt, janë jashtë vendit. Çdo gjë do të jetë një surprizë si për politikën ashtu edhe për gjyqësorin. Tashmë e kemi kuptuar që politikës i intereson posti dhe leku i pistë. Atje ku u dhëmb më shumë do të preken dhe unë po u eliminova një ditë do të merret vesh se nga kush e kam. Në këtë histori ka dhimbje dhe zhgënjim. Sa për drejtësinë, bëni mirë ta quani bandë mafioze. Nuk gjej fjalë tjetër për ta përshkruar këtë sistem.

-Ju flisni për prova që do shkaktojnë tronditje, kur i keni këto prova, pse nuk ia vini në dispozicion organeve përkatëse?

Po kujt t’ia vë në dispozicion, drejtësisë së Sali legenit?! Luajti politika, luajti gjyqësori, tani radha është e jona.

-Çfarë do të bëni konkretisht?

Njerëzit e mi, jo unë. Do të ketë surpriza plot, kini durim dhe nuk do ju zhgënjej.

-Çfarë provash keni ju që janë parë deri më tani?

Ato janë arma e fisit tim, dikush shpenzoi shumë për to dhe për momentin nuk mund të flas më tepër. Në momentin e duhur do të dalin dhe do i merrni vesh të gjithë. Disa njerëz do të shkatërrohen, disa të tjerëve do u qetësohet pak shpirti.

-Renato, kush mendoni se e vrau babain tuaj?

Killerat e Sali legenit. Dëgjoni, kam disa pyetje: Pse manipuluesit e provave vazhdojnë të jenë akoma në punë? Pse vrasësit janë ende të lirë? Pse Garda e Republikës sot kërkon pafajësinë? Gjatë procesit tonë civil garda kërkonte të shfajësohej. Qeveria që erdhi me premtimin për zbardhjen e kësaj çështjeje, e kësaj dosje, sot hesht, si shpjegohet kjo? Unë mendoj se e ka një shpjegim, më beso.

-Dhe cili është ky shpjegim, sipas jush?

Sepse drejtësisë dhe politikës i dhëmb shumë për dikë. Një ditë kjo punë do të shkojë deri në fund, edhe po nuk isha unë gjallë, do të faktohet. Kombet e Bashkuara, në qershor do të dalin me një raport. Kanë diçka me vlerë në dorë.

-Renato, pse doli atë ditë në protestë babi juaj?

Për një Shqipëri më të mirë. Ai donte një vend më të drejtë. Por paradoksi është se për njeriun që po kërkonte drejtësi, sot nuk bëhet drejtësi! Doli sepse ia kërkoi dhe kryetari asaj kohe, i Partisë Socialiste të Fierit, Xhevit Bushi dhe kryeministri i tanishëm.

-Pse ishit kundër PD-së?

Dhe brenda Partisë Demokratike ka njerëz të ndershëm. Nuk quhen të gjithë Lulëzim dhe Sali legeni. PD kishte dhe Sokol. Djalë i të gjitha të mirave dhe që më ka ndihmuar dhe që më hapi sytë.

-Ju ka ndihmuar Sokol Olldashi?

Nuk dua të flas shumë për këtë pjesë se nuk dua të penalizohen njerëzit e tij. E kisha mik, kaq mjafton.

-Renato, ju vazhdoni të jeni një votues i Partisë Socialiste?

Po vota e fundit atje shkoi. Megjithëse kam kuptuar se pushteti ndahet në tavolinë, votat e popullit si interesojnë askujt.

-Jeni i zhgënjyer?

Nga disa po, jam i zhgënjyer.

-Ka ndonjë emër në Shqipëri që ju ka ndihmuar realisht?

Ka një, po në krahasim me çka humba, lëmoshë do e quaja.

-Kush është?

S’ia vlen. Deri diku kisha simpati, por më doli nga zemra.

1545079_10151939168601523_127143970_n-E ke fjalën për… Edi Ramen?

Nuk thashë emra, ai ndoshta nuk i di të gjitha. Nuk e fajësoj shumë. Ai urdhëron, por urdhri gjatë rrugës, harrohet.

-Renato, Berisha ka bërë thirrje që populli të armatoset, mendoni se ka frikë nga ju?

Ai nuk ka frikë as nga djalli, por një njeri i shitur dhe një njeri që vret popullin e vet nuk e ka për gjë të kërkojë destabilizimin e vendit të tij. Atij vetëm plumbi i bën mirë. Nuk besoj se ka frikë për destabilizimin, por dënimin e këtij vendi do.

Sali legeni është një person që po mban peng opozitën, po mban peng drejtësinë, ka bërë si kukull Presidentin Bujar Nishani, tani do dhe një destabilizim, kjo është e gjitha./DITA

Kryetari i PS Edi Rama dhe gruaja e Faik Myrtaj, Mamudeja, gjate nje manifestimi homazh te organizuar nga qeveria ne Bulevardin Deshmoret e Kombit, ne nderim te kater viktimave qe humben jeten 3 vjet me pare ne demonstraten e dhunshme te 21 janarit 2011.

Kryetari i PS Edi Rama dhe gruaja e Faik Myrtaj, Mamudeja, gjate nje manifestimi homazh për viktimat e 21 janarit 2011.

Next Post

Nëse çmenduria e armatosjes do të ligjërohej...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 20, 2025
Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

December 20, 2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In