• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

21 janari, pushohen hetimet për Hysni Burgajn dhe Agron Kuliçajn

by
24/06/2015 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria ka pushuar hetimet për një nga dosjet më të bujshme që kishte të bënte me demonstratën e përgjakshme të 21 janarit 2011, kur katër persona të pafajshëm humbën jetën.

Gjatë tetë muajve të fundit janë kryer verifikime për dy ish-krerët e Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj dhe Agron Kuliçaj.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm kërkonte marrjen e tyre si të pandehur, pasi ata nuk kishin zbatuar urdhrat e ndalimit për zinxhirin komandues të Gardës së Republikës, pas demonstratës, të cilët dyshoheshin për vrasje. Hetimet, sipas njësisë Task-Forcë në Prokurorinë e Tiranës, nuk provuan dyshimet e arsyeshme se këta drejtues policie sollën pasoja për çështjen.

Me një arsyetim të gjatë, akuza e kryeqytetit ka sqaruar vendimin për të pushuar hetimet ndaj Hysni Burgajt dhe Agron Kuliçajt, ish-drejtorit dhe nëndrejtorit të Policisë së Shtetit.

“Nga hetimet rezultoi se kallëzimi ndaj Hysni Burgajt dhe Agron Kuliçajt nuk qëndron. Nuk provohet akuza e shpërdorimit të detyrës. Mosarrestimi i ‘grupit të zjarrit’ nuk solli pasoja. Prokuroria, pas ngjarjeve të 21 janarit, ka tërhequr urdhrat e ndalimit, pasi nuk provohej se ata persona të ishin autorët. Ish-drejtuesi i Gardës, Ndrea Prendi, u mor i pandehur vetëm një vit pas ngjarjeve, me akuzën e vrasjes. Gjatë kohës që u lëshuan urdhrat e ndalimit, nuk kishte prova për vrasje. Po ashtu, edhe ndaj disa gardistëve të tjerë, nuk u provuan dyshimet dhe në atë kohë, prokuroria tërhoqi urdhrat e ndalimit”, pohojnë burimet nga akuza qendrore.

Prokuroria e ka argumentuar vendimin për të pushuar hetimet në mungesën e pasojave, apo se vetë “grupi i zjarrit”, pas disa negociatave, janë dorëzuar dhe liruar më pas me urdhër të prokurorisë. Në këto kushte, thotë akuza, është hequr edhe përgjegjësia e ish-drejtuesve të Policisë së Shtetit, që ishin kallëzuar.

 

 

Next Post

Reuters: Efektivin e RENEA-s e vranë ish-kultivuesit e kanabisit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

March 5, 2026
Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

March 5, 2026
“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

March 5, 2026
Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

March 5, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

March 5, 2026
Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

March 5, 2026
EMRI/ Mbushi Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një “Porsche”

EMRI/ Mbushi Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një “Porsche”

March 5, 2026
Raketa iraniane në Turqi, Rutte: Nuk aktivizohet neni 5

Raketa iraniane në Turqi, Rutte: Nuk aktivizohet neni 5

March 5, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Mars 2026

March 5, 2026
Irani mohon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Nuk i shënjestrojmë vendet fqinje

Irani mohon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Nuk i shënjestrojmë vendet fqinje

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In