• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

’21 Janari’/ Ngjela: Serverat e Kryeministrisë nxorën Berishën me armë në dorë gjatë protestës

by Java News
13/03/2024 14:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë të fortë ku tha se serverat e Kryeministrisë më 21 janar 2011 shfaqën “Berishën me armë në dorë”. Duke diskutuar për kalimin e dosjes së “21 janarit” për rihetim nga SPAK, Ngjela tha se serverat u prishën nga Berisha por ata u çuan në laboratorët e huaj, ku ekspertët amerikane nxorën të gjitha provat dhe urdhrat e dhëna nga Sali Berisha, në atë kohë kryeministër i Shqipërisë.

Në “Jetë Shqiptare” në RTSH, Ngjela tha se SPAK do të vendos drejtësinë në vend, ndërsa shtoi se pjesë e provave janë pikërisht pamjet e dala nga serverat e Kryeministrisë.

“Koha solli që Shqipëria të hyjë në rrugën e drejtësisë,. Mungesa e drejtësisë ka filluar në 19945 dhe që nga 1192 deri më sot është nëpërkëmbur nga pushteti absolut. 21 janari është një nga krimet me të rënda që ka ndodhur në Shqipëri dhe është i gjithi i dokumentuar. Kryeministri i atëhershëm Berisha prishi serverat e kryeministrisë dhe kjo është provë e plotë,. Ishim naiv dhe injorantë pasi serverat nuk prishen , por zbardhen me teknologjinë e lartë. Ata i zbardhi ekspertiza amerikane dhe doli Berisha me automatik në dorë që ia hoqën nga duart. Kjo është e zbardhur nga ekspertë dhe laboratorë të huaj. Kështu më kanë thënë. Janë vrarë 4 persona dhe duhet të kuptoni se janë implikuar prokurorë që anë marrë me këtë dhe duhet të shkojnë në proces penal. Nuk ka më asnjë gjë, pasi kjo ka një vit e ca që është zbardhur. Shumë mirë Gjykata e Lartë që e ktheu në SPAK dhe tani do të shikojnë provat kundër të pandehurve që do merren për këtë çështje. SPAK është i pakorruptuar dhe drejtohet nga SHBA, ai ka paguar për reformën dhe patjetër që do të jap drejtësi. Nuk do të jenë të pakët ata që do të arrestohen. Serverat e Kryeministrisë i kanë regjistruar të gjitha se çfarë ka ndodhur atë ditë. Po të mos ishin këto prova nuk rihapej çështja. SPAK nuk trembet fare pasi e ka çuar Gjykata e Lartë dhe tashëm SPAK është i detyruar që ta hetojë”, tha Ngjela.

Një ditë më parë, Gjykata e Lartë vendosi që dosja e “21 janarit” të kalojë për hetim në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit.  Kanë qenë familjarët e protestuesit të vrarë Aleks Nika, të cilët kërkuan që kjo dosje të hetohet nga SPAK. Familjarët e Aleks Nikës kanë paditur Sali Berishën, Lulzim Bashën, Ndrea Prendin dhe Agim Llupo për vrasjet e “21 janarit”, ku tashmë SPAK do të regjistrojë kallëzimet ndaj tyre.

/f.s

Next Post
“Prokuroria e Tiranës nuk ka këllqe”, Mark Nika refuzon t’i japë kasetën hetuesve: Besojmë vetëm te SPAK

"Prendi dha urdhër të qëllohej në mish"/ Mark Nika: Berisha kërkonte dhe vrasjen e Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur

September 20, 2026
Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

September 20, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Dënimet në Hagë: Midis solidaritetit njerëzor ndaj të akuzuarve dhe keqkuptimeve alla shqiptare për drejtësinë

September 20, 2026
Rusia thellon bashkëpunimin me Iranin, nga energjia bërthamore te kanalet financiare dhe industria ushtarake

Rusia thellon bashkëpunimin me Iranin, nga energjia bërthamore te kanalet financiare dhe industria ushtarake

September 20, 2026
Paaftësia e një deputeti “antikomunist” për të kuptuar krimet e komunizmit

Paaftësia e një deputeti “antikomunist” për të kuptuar krimet e komunizmit

September 20, 2026
Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

September 20, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

“Huthitë kanë rënë dakord të mos sulmojnë SHBA”, Trump: Jemi në fazën e vendimmarrjes për Iranin

September 20, 2026
Ukraina përdor për herë të parë raketën “Pelican”, godet objektiva të industrisë ruse të naftës

Ukraina përdor për herë të parë raketën “Pelican”, godet objektiva të industrisë ruse të naftës

September 20, 2026
“Po zbatohet ‘Smart City’, kemi vendosur kamera inteligjente”- Nisja e sezonit shkollor, Hita për sigurinë: Orë ndërgjegjësuese për rreziqet, kontrolle të shpeshta

Hita pas vrasjes në Sarandë: Fokus te grupet kriminale dhe konfliktet në qytet

September 20, 2026
Qeveria Meloni planifikon rregulla të reja për nxënësit e huaj në shkollat italiane

Qeveria Meloni planifikon rregulla të reja për nxënësit e huaj në shkollat italiane

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com