• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

21 Janari/ Karma nuk harron kurrë të hakmerret, ata janë ndëshkuar

by Lorenc Vangjeli
21/01/2023 21:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Në 21 janarin e vitit të ardhshëm do të shfaqet sërish e njëjta skenë. Do të ketë një ceremoni përkujtimore dhe shumë karafilë të kuq, do t’i bëhet thirrje drejtësisë për të zbardhur krimin shtetëror të pushkatimit pa gjyq të katër qytetarëve shqiptarë dhe do të ketë një mori shkrimesh e qëndrimesh me protagonistë dhe protagonizëm formalisht korrekt. Shumëkush do të kujtojë pafuqinë e Edi Ramës, tashmë dhjetë vjet kryeministër, për të gjetur dhe ndëshkuar fajtorët. Të tjerë do t’i shtojnë një peshë më shumë zhgënjimit mbi drejtësinë që nuk vepron. Dhe të tjerë akoma, do të presin sërish 21 janarin e ardhshëm për të bërë adetin me akuza e karafilë, por duke vazhduar që të nesërmen jetën normale.

Në derën e gabuar nuk mund të trokitet gjithmonë. Kryeministri i këtij vendi, sido që të quhet, e ka të pamundur të vejë gishtin mbi cilindo emër si fajtor. Ai madje, do të duhej të fajësohej nëse do ta bënte një gjë të tillë. Shoqëria shqiptare e ka deleguar këtë të drejtë tek një tjetër pushtet që nuk ka të bëjë me “gjithëpushtetet e EdRams”. Dhe këtu ka dy momente të rëndësishme që përfshijnë gjithë keqkuptimin dramatik që shoqëria shqiptare ka për këtë marrëdhënie pushtetesh. Edhe sikur idhujtarizmi dhe demonizimi në të njëjtën kohë i SPAK-ut të përmbushte çdo pritshmëri, sërish nga ky segment i drejtësisë dhe drejtësia në përgjithësi, në rastin më të mire mund të pritet vetëm një segment i të vërtetës dhe jo gjithë e vërteta. Drejtësia mund të gjejë emrat që komanduan dhe mund të zbulojë duart e liga që ekzekutuan, mund të japë pak ngushëllim më shumë për familjarët e pangushëlluar të të pushkatuarve, mund të urdhërojë edhe kalbjen e tyre në qeli për të gjithë jetën, por kjo nuk mjafton. Nuk mjafton as identifikimi i zërave komandues në radio dhe as emri i atyre gardistëve që bërë shprepjet fatale.

Përtej tyre, shumë përtej tyre, dy njerëzit kyç të kësaj historie, Sali Berisha, ish-kryeministër dhe Lulzim Basha ish-ministër i tij i brendshëm, tashmë kanë marrë një ndëshkim të dyfishtë. Ata janë ndëshkuar politikisht dhe moralisht. Ata humbën në zgjedhjet e dy viteve mbas masakrës edhe për këtë arsye. Ata do t’i ndjekë pas gjithë jetën ajo çfarë kanë bërë dhe dënimi i shumëfishtë që kanë marrë, do t’u shfaqet në mënyrat nga më të paimagjinushme dhe me pamjet nga më të papritura. Dera e tyre do të trokitet vazhdimisht nga karma për të kujtuar se në këtë jetë, të gjithë marrin atë që japin!
Qoftë njëri, qoftë tjetri, kasaforta njerëzore të asaj besëlidhje gjaku për të fshehur të vërtetën e asaj dite tmerri, tashmë janë armiq. Edhe më keq do të vëjë nesër për ta.

Aleks Nika dhe Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj janë e vetmja e vërtetë e pandryshueshme për atë që ka ngjarë sepse të vërtetën absolute e thonë vetëm të vdekurit! Sepse vetëm të vdekurit nuk kanë më interesa për të ndryshuar me jetën. Për më shumë, shpirti i tyre është bërë tashmë temjan për të mbajtur larg gjithë “ëngjëjt” e politikës nga ngasja për të vrarë. Më ndryshimin e roleve, kur një tjetër opozitë protestonte dhunshëm, vetëm për një gjë nuk kishte asnjë dyshim: askush nuk do të qëllohej për t’u vrarë me atrmë zjarri.

Krimi i atëhershëm dhe ndëshkimi politik, moral e penal i fajtorëve është apel i vazhdueshëm për të dëshmuar se një shoqëri e depresuar e ka të pamundur të durojë dhunën, arrogancën dhe forcën. Edhe pse ngjan si paradoks, e liga ekstreme e asaj dite te zeze, e ka bere me te mire shoqerine shqiptare. Ndaj, edhe nëse 21 janari i vitit tjetër do t’u ngjajë 12 janarëve që kanë kaluar që atëherë, në thelb ka ndryshuar diçka e madhe. Vështirë të dallohet nga cinikët dhe skeptikët e shumtë që bërtasin në Tiranë, por ajo ka ndodhur. Duke pritur drejtësinë “hyjnore”, karma ka mbaruar punë.

Next Post
Publiku vendosi: Ja kush është banori i radhës i eliminuar nga BB VIP

Publiku vendosi: Ja kush është banori i radhës i eliminuar nga BB VIP

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    A ka zot, a ka kapidan, a ka ndonjë mbi këtë prokurori, mbi këtë SPAK, mbi këtë gjykatë ?
    Çfarë KODOSH LIGJI kemi ndertuar, që nuk PJERDH kush nga keto organe ?
    Nga pritet zgjidhja ?
    Nuk paska KAPISTALL për tu vënë këmbët në mengene këtyre palo magistrash që është për të thënë, …..mender po na çajnë b…… dhe po bëjnë një VËRRË NË UJË…..
    Kush ka sy, të shikojë, kush ka vesh, të dëgjojë.
    Shpresoj ti lexojë këto rreshta, (shkruajtur me therje në zemër) US ambasadore, zonja Juri Kim…

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Çfarë e bën Amerikën të madhe

January 2, 2026
Lea Ypi debat me Olaf Scholz: Në Evropë nuk ka politikë!

A do futet në politikë? Lea Ypi: Nuk thuhet asnjëherë “jo” për të ardhmen

January 2, 2026
Zgjedhjet në Kosovë, nis sot numërimi i mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora

Zgjedhjet në Kosovë, nis sot numërimi i mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora

January 2, 2026
Banjo prej ari dhe spital privat, zbulohet vila luksoze 100 milionë euro e Vladimir Putin në Krime

Banjo prej ari dhe spital privat, zbulohet vila luksoze 100 milionë euro e Vladimir Putin në Krime

January 2, 2026
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Përgjaken sërish rrugët! Dy të vdekur nga përplasja e makinave në Lezhë-Shkodër

January 2, 2026
PS e majtë dhe PD e djathtë? Lea Ypi: Këtu flitet vetëm për detyrat e BE

PS e majtë dhe PD e djathtë? Lea Ypi: Këtu flitet vetëm për detyrat e BE

January 2, 2026
“Adoleshentët përpiqeshin të shpëtonin duke thyer dritaret”, detaje të reja nga tragjedia në Alpet e Zvicrës

“Adoleshentët përpiqeshin të shpëtonin duke thyer dritaret”, detaje të reja nga tragjedia në Alpet e Zvicrës

January 2, 2026
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Moti për sot me vranësira të dendura dhe shira në të gjithë territorin

January 2, 2026
12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com