• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

’21 janari’/ Ish presidenti Topi tregon si e kujton takimin me ambasadorët e deklaratën që irritoi Berishën: Vrasja në…!

by Java News
20/01/2024 17:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa ndodhemi në prag të përvjetorit të radhës së 21 janarit, Presidenti i Shqipërisë në atë kohë, Bamir Topi, kujton takimin me ambasadorë të akredituar në Tiranë një ditë para ngjarjes. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News 24, Topi theksoi se Rama i braktisi protestuesit në Bulevard.

“Është një rikthim traumatik në qenien time për çka Shqipëria dhe unë personalisht kam kaluar më 21 janar. Ishte më dominanti i jetës politike. Duke parë një lloj braktisje nga të gjitha palët, kisha detyrimin ti kthehesha kësaj ngjarje, kësaj here duke e shkruar, së paku ata që kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt. Jam mundur të jem konciz sepse libri aq pranon. Palët ishin deklaruar.

Të gjithë ata që përbënin opozitën kishin deklaruar në mënyrë virulente dhe kishin paralajmëruar se si do të zhvillohej ajo situatë. Pa dyshim që kishte edhe paralajmërime nga qeveria. Erdhi nga një moment korruptiv nga një video. Solli një akumulim të egërsisë qeveritare për t’iu kundërvënë qeverisë.

Ka qenë data 20 janar, kisha organizuar në Pallatin e Brigadave një takim me trupin diplomatik dhe natyrisht isha shumë i kujdesshëm, por informacionet që vinin ishin të tilla sa unë jam shkëputur nga leximi. Ua kam bërë me dije edhe trupit diplomatik. Informacionet merreshin hap pas hapi dhe palët politike kishin një lloj ekzibicioni që të shfaqen me gjithë virulencën e tyre. Kryetari i Shtetit në çdo rrethanë së bashku me kryeministrin është destinacioni i parë i informacionit. Kishte arritur pika e konfliktualitetit në maksimum.

Në atë mbledhje me trupin diplomatik u kam bërë thirrje forcave politike që të ulin tensionet dhe të gjejnë kurajo për të dialoguar dhe sikurse u pa ditën e nesërme, askush nuk e dëgjoi. Kur në zyrën e kreut të Shtetit, takimet janë intensive në momente të tilla kur paralajmërojnë një trazirë. Në historinë e tranzicionit shqiptar, 21 janari është futur në kalendarin historik si ngjarja më traumatike dhe e dhunshme. Së pari është dimensioni politik dhe së dyti, dimensioni juridik. Dimensioni tjetër ka të bëjë me atë çka ndodhi në familjet e të prekurve nga kjo lloj tragjedie. Kam kontaktuar edhe me njerëz të mediave, pasi është mediator shumë i rëndësishëm qoftë në perceptimin e situatën, qoften në përçimin e mesazheve.

This mineral will melt your belly fat fastwell-being-review DietDrops

I Couldn’t Stop Reading R. C. Ducantlin’s StoriesRCDucantlin

Sponsored Links

Ajo ishte një demonstratë, e cila nisi si paqësore që precipitoi si një protestë e dhunshme. Ajo që unë nuk kam pranuar tek kjo protestë, është kalimi i limiteve, pra tejet e dhunshme dhe e dyta, që unë nuk e kam kuptuar, ka qenë braktisja e kësaj proteste nga njeriu që duhet ta drejtonte politikisht këtë protestë. Zt. Rama i doli zot kësaj proteste dhe në fund i la protestuesit të dhunojnë dhe iku dhe në sytë e mi ishte një braktisje totalisht e pa justifikuar e saj.

Gjithmonë një drejtues politik i orienton njerëzit dhe brenda asaj turme ka njerëz që administrojnë vetveten dhe braktisja në mënyrë të qëllimshme, është përgjegjësi direkte e zt.Rama. situata precipitoi në mënyrë dramatike. Komunikimin e parë e kisha një natë përpara, komunikimi i dytë është momenti kur u ekzekutuan qytetarë, kam dënuar dhunën, kam bërë thirrje për drejtësi dhe qetësi. Berishës në atë kohë kryeministër nuk i ka pëlqyer ai momenti kur unë flas për ngjarjen në bulevard, unë flas për vrasjet në Bulevard. Unë nuk specifikova që vrasja kanë ndodhur në Kryeministri, vrasjet ndodhën në Bulevard”, tha midis të tjerash Topi./m.j

Next Post
Rama në sytë e ish-fotografes së tij: Kur është pa mendje ngjan i vrazhdtë, por është shumë solar!

Rama në sytë e ish-fotografes së tij: Kur është pa mendje ngjan i vrazhdtë, por është shumë solar!

Comments 1

  1. Ilir Meta says:
    2 years ago

    Pomor zoteri ;por Edi Rama u largua atehere kur nga ambasada Amerikane i thane ,largohu se do te vritesh ,sipas informacioneve tona.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

June 20, 2026
Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

June 20, 2026
Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

June 20, 2026
Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

June 20, 2026
SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

June 20, 2026
Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

June 20, 2026
Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

June 20, 2026
Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

June 20, 2026
Balla ironizon protestën për Zvërnecin: Bufat kanë filluar ta ndjejnë veten si flamingo

“Kush i merr shqiptarët për budallenj do marrë faturën në zgjedhje”, Balla tregon si opozita po manipulon fotot me AI

June 20, 2026
Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In