• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“21 janari”/ Ish ministri i Brendshëm, Lleshaj: SPAK të mos hetojë ‘ushtarin’ por atë që dha urdhrin!

by Java News
30/01/2023 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një javë surprizash është parashikuar nga analisti Lorenc Vangjeli në studion e Kontrast, i cili u shpreh se do të ketë zhvillime mjaft interesante nga çështja e Gërdecit por edhe një teatër në interpelancen e se enjtes që pritet për çështjen McGonigal.

Teksa ka pasur një axhendë të ngjeshur në skenën politike, si hetimet për 21 janarin, hetimet nga SPAK për Gërdecin por edhe çështja McGonigal, u cekën disi dhe u argumentuan në Kontrast në Report Tv me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli ku i ftuar mbrëmjen e sotme ishte ish ministri Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Për ish ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj iniciativa e PS-së sa i takon 21 janarit është e padobishme. Lleshaj argumentoi se SPAK duhet të ketë një logjikë paksa më të pastër sa i takon kësaj çështjeje, pasi nuk duhet menduar kush “shkeli këmbëzën” por kush dha urdhërin, e logjika sipas tij është mjaft e thjeshtë, urdhri u dha nga lart.

“Më duket e padobishme, për arsye se kallëzime të tilla dëmtojnë thelbin e çështjes. Thelbi nuk është se cili është ushtari që shkeli këmbëzën, kjo është irrelevante. Ky koncepti brenda dhe jashtë vijës së kuqe, që janë tërësisht sovjetike, bolshevike, duhet të sqarohet 21 janari. Sepse nëse e denocojmë këtë, legjitimojmë këtë tjetrën.

(…) Ata kanë vepruar me urdhër, është shumë e thjeshtë.”- tha Lleshaj.

Pyetje: Pse se kupton SPAK-u këtë?

Lleshaj: Nuk ka nevojë të kesh audiopërgjim, fakti është që është hapur zjarr me urdhër të atyre jashtë. Ky është një model elementar arsyetimi.

Me të njëjtën logjikë e argumentoi edhe analisti Vangjeli çështjen e 21 janarit, pra të mos trajtohet si çështje krim individual.

“Beteja më e vështirë është ajo ndaj traditës. Duhet të fillojë nga lartë poshtë.”- tha Vangjeli.

Ish ministri i Brendshëm gjithashtu u shpreh se 21 janari është një episod që duhet parë në këtë këndvështrim, pasi edhe ai që ka tërhequr këmbëzën e armës, nuk ka pasur qëllim në vetëvete të qëllojë një protestues. Lleshaj gjithashtu u shpreh se koncepti i “vijës së kuqe se të qëllova”, është mentalitet bolshevik.

“A keni dëgjuar ndonjëherë hetim për të plagosurit në 21 janar? Jo. Pra kjo është qasje e gabuar të merremi me krim individual. S’besoj se ushtarët e gardës kanë qëlluar me qëllim ndaj protuestve, por është menaxhuar në mënryë skandaloze.”- tha Leshaj.

Sa i takon një ndër çështjeve më të nxehta të politikës, ajo e hetimit të agjentit të SHBA-ve, McGonigal, ish ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, nuk ka qenë fort mbështetës sa i takon çështjes që do diskutohet të enjtes mes opozitës dhe mazhorancës, por edhe me një gjysmën e një “opozite të padëshiruar” që pritet të mbajë vesh në seancën plenare (Berisha dhe deputetët e përjashtuar).

Sipas Lleshaj, qasja e Shqipërisë ndaj SHBA-ve është paradoksale, por jo nga fakti se politika është e prirur të ketë gjithnjë një lloj “përuljeje” ndaj kambanave të Uashingtonit, por pasi ndihen inferiorë, pavarësisht kaheve ideologjike.

“E vetmja gjë që shoh në këtë rast është se kryeministri ka denoncuar një krim që e ka ditur. Ka përdorur kanalet në dispozicion për ta denoncuar. Kjo puna jonë me partneritetin me SHBA është një super parodi. Kjo puna e lobistëve, është trend në Shqipëri dhe shfaq skepticizëm në SHBA. S’jam optimist se do ketë reagim, sepse partitë shqiptare kanë shfaqur një nivel inferioritet të madh, s’ka nevojë të jesh inferior ndaj Amerikës. Po të shohin që bën foto me ndonjë zyrtar amerikan ekziston mendësia “qenka burrë i mirë”, ndërkohë që ata mund të jenë të mirë, të këqinj por edhe me mëkatar se ne, kjo është një narkozë e shoqërisë sonë.”- tha Lleshaj./m.j

Next Post
Ekzekutohet në mes të rrugës 36-vjeçari shqiptar në Itali, mediat: Vrau dikë në Shqipëri 8 vite më parë

Ndërron jetë tragjikisht 56-vjeçari shqiptar në Itali, po punonte për… (EMRI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Korrupsioni te “Rrugorja”, gjykata lë në burg oficerin Edison Tabaku

Mbi 7 mijë gjoba dhe 19 të arrestuar në Elbasan, policia apel shoferëve: Respektoni rregullat!

March 4, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Mars 2026

March 4, 2026
Çmimet rriten/ Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta shitet me 185 lekë për litër, benzina arrin në 188 lekë për litër

Lufta me Iranin, autoritetet nisin monitorimin e karburanteve: Nëse rriten çmimet, do merren masa!

March 4, 2026
Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

March 4, 2026
“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

March 4, 2026
Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

March 4, 2026
Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

March 4, 2026
Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

March 4, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

March 4, 2026
Dhuna ndaj gazetarit në Kosovë, arrestohet reperi Mossi. Sherri që nisi me diss-e

Dhuna ndaj gazetarit në Kosovë, arrestohet reperi Mossi. Sherri që nisi me diss-e

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In