• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 12, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

21 Janari/ Idajet Beqiri: Berisha sot duhet të ishte i pandehur! Meta e shtyu për të vrarë protestuesit

by Os De
25/11/2025 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Katër vrasjet e regjistruara në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në protestën e 21 Janarit 2011, janë një ndër ngjarjet më të bujshme të Shqipërisë ende e pazbardhur nga drejtësia. Kryeministër i kohës, ishte Sali Berisha, i cili së fundmi është paraqitur në SPAK për të dhënë llogari për plumbat që u lëshuan mbi protestuesit nga godina e kryeministrisë. 

Për të diskutuar më tepër mbi këtë çështje në Report Tv, në ‘Studio Live’ me gazetarin Ermalin Qorin, ishte avokati i njohur Idajet Beqiri. Avokati thotë se Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion po vonon hetimet dhe se nuk po vepron koherent me ligjin. Kjo e fundit thotë Beqiri, vjen pasi Berisha si një ndër personat kyç të kësaj ngjarje kriminale, nuk ka marrë ende statusin e të pandehurit. 

“Dosja e 21 janarit nuk po ecën s9ic duhet dhe këtu ka përgjegjësi të rëndë SPAK që po justifikon atë mos nisjen e procedimin penal në fillim dhe tani duan të bëjnë të besueshme ato pandemat e tyre të fillimit. Në këtë kuadër, hetime po ecin ngadalë. Nuk janë pyetur një numër i konsiderueshëm dëshmitarësh. Thirrja e Berishës ishte e vonuar dhe përsëri vonesë duket dhe në atë që një person thirret për të dhënë deklarime që është dhe i akuzuari kryesor, ai mbasi thirret, ai duhet të ishte sot nën hetim. SPAK po i le shteg që persona të tjerë, që janë pjesëtarë të këtij krimi, tashmë të dalin dhe të hiqen sikur kanë dijeni që gjoja do të ndihmojnë procesin si Meta”, tha avokati. 

Idajet Beqiri gjithashtu komentoi dhe kërkesën e Ilir Metës për tu vetëofruar për të dhënë shpjegime për 21 Janarin, i cili në atë kohë ka pasur funksionin e zëvendëskryeministrit. Avokati tha se Meta është një ndër arsyet që solli kryengritjen e qytetarëve, pas skandalit publik ku Meta dhe Dritan Prifi bënin pazar për 700 mijë euro në këmbim të koncesioneve dhe licencave për një hidrocentral. Avokati thotë se Meta atë ditë, ka qenë ai që i ka dhënë kurajë Berishës për të urdhëruar vrasjen e protestuesëve. 

“Ilir Meta e bën për dy qëllime, e para, Meta e di që ishte ai që një ndër shkaqet që njerëzit u dyndë bulevardit dhe e mbytën Tiranën me atë protestë masive. Shqiptarët e kapën me korrupsion me kamera me 700 mijë euro në dorë. Meta ishte njeri që i dha guxim kriminal Berishës. Nëse janë zhdukur serverat dhe filmimet, ato u morën dhe janë në një USB. Meta ka komunikuar me Berishën në atë kohë dhe telefonat nuk janë marrë se i bllokuan hetimet. Nuk i nisi hetimet Ina Rama atëherë për Berishën, Metën dhe Bashën. Nëse do të merrej telefoni do të dilte kur Meta i ka thënë ‘doktor zhduki 5-6 nga këto kokpalarët që të shpëtojmë prej tyre’. Meta duhet të shkojë në SPAK se është bashkëpunëtor në vrasje”, tha Idajet Beqiri. 

Ndër të tjera, avokati thotë se SPAK është i mbyllur nga politika, konkretisht nga Sali Berisha, i cili u ushtron presion prokurorëve, të cilët i ka blerë me para në favor të interesave personalë 

“Kjo është një çështje nga më të hetuarat. Nëse ka krim më të dukshëm dhe që është i provuar si kurrë më parë, është ngjarja e 21 janarit. U zhvilluan në sy të mijëra njerëzve, të mediave. Disa media me ndërhyrjen e Berishës dhe një televizion kombëtar, u dëgjua dhe ka dëshmitarë okularë, kur njëri nga gardistët tha ‘e vrava njërin’. Një pjesë e SPAK janë kthyer si adoleshentë që merren me telefona nga mëngjesi në darkë. Por të mos ishin telefonat ato i bie të ngelnin pa punë se vetëm me telefona po merren. Gërdeci nuk është çështje telefoni. 

SPAK-u është i mbërthyer nga politika. Këta ishin dhe dje kur u vranë 200 bijë nënash në Tropojë, po këta prokurorë ishin që nuk bënë asgjë. Këta ishin dhe tek Gërdeci. Këta janë mësuar me atë frymë, e kanë pasur presionin e lartë nga politika, nga Berisha se i ka blerë dhe me para, i ka emëruar në detyra, ngritjet në detyrë i bën Ergita Berisha. Akti që nuk arrestohet për Gërdecin, që i dogji të gjallë njerëzit, që nuk goditet për 21 Janarit që bëri atë masakër shtetërore, apo për krimet kundër njerëzimit në ’97. SPAK është në gjumë. Del tani drejtuesi i SPAK dhe thonë ne a bëjnë presion. Kur thua këtë ti duhet të zhdukesh se nënkupton q e paske ngrënë presionin”, tha Beqiri. 

Next Post
Miku i afërt i Schumacher ndan lajmin e dhimbshëm: Nuk mendoj se do ta shohim përsëri! Edhe nëse do të dija më tepër…

Miku i afërt i Schumacher ndan lajmin e dhimbshëm: Nuk mendoj se do ta shohim përsëri! Edhe nëse do të dija më tepër...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kthejmë pushtetin te populli”| Kryeministri i Tajlandës shpërndan parlamentin, zgjedhje brenda 60 ditësh

“Kthejmë pushtetin te populli”| Kryeministri i Tajlandës shpërndan parlamentin, zgjedhje brenda 60 ditësh

December 12, 2025
Mashtronte qytetarët, kapet dhe me armë, në pranga 34-vjeçari në Tiranë

Mashtronte qytetarët, kapet dhe me armë, në pranga 34-vjeçari në Tiranë

December 12, 2025
Lejuan ndërtimet pa leje, prokuroria çon në gjyq policin dhe tre zyrtarët e IMT-së

Lejuan ndërtimet pa leje, prokuroria çon në gjyq policin dhe tre zyrtarët e IMT-së

December 12, 2025
Ish-kryebashkiaku i Kavajës paraqitet në SPAK, zgjaten me 3 muaj hetimet për shpërdorim detyre

Ish-kryebashkiaku i Kavajës paraqitet në SPAK, zgjaten me 3 muaj hetimet për shpërdorim detyre

December 12, 2025
Avokati i Popullit, Kalaja sfidon Berishën: Të enjten shkoni me një emër në seancë

Shabani u zgjodh Avokat i Popullit, reagon Kalaja: Kontributi im u shkel nga PD dhe Berisha

December 12, 2025
Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv që synon bllokimin e rregullimit të IA nga shtetet amerikane

Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv që synon bllokimin e rregullimit të IA nga shtetet amerikane

December 12, 2025
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Dje përjetova një moment gëzimi…

December 12, 2025
“Transmetimi nuk është komunitar”/ Mjeku Alimehmeti: Vaksinimi, kthim në jetën normale

Rritje ekonomike 3.5%, por punësimi bie me gati 20 mijë persona

December 12, 2025
SHBA rrit presionin ndaj Venezuelës! A është nafta në qendër të konfliktit Trump-Maduro?

SHBA rrit presionin ndaj Venezuelës! A është nafta në qendër të konfliktit Trump-Maduro?

December 12, 2025
DETAJE / Aksioni i RENEA-s në Dobraç: Vetëm kontrolle, nuk ka të arrestuar

DETAJE / Aksioni i RENEA-s në Dobraç: Vetëm kontrolle, nuk ka të arrestuar

December 12, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In