• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

21 Janari/ Familjarët dhe përfaqësues të mazhorancës vendosin lule në bulevard ku u vranë 4 protestuesit

by Java News
21/01/2020 11:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një homazh të zhvilluar në heshtje, përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, familjarë të viktimave të 21 Janarit, vendosën lule në vendet ku u vranë katër protestuesit.

Në mungesë të Kryeministrit Edi Rama, i cili nuk është kthyer ende nga një vizitë zyrtare në Ukrainë, familjarët e të ndjerëve u pritën nga zëvendëskryeministri Erion Braçe.

Ndërkohë në homazhet e nëntë vjetorit nga vrasja tragjike e katër protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, familjarët e viktimave u shoqëruan nga sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, deputetë dhe përfaqësues të mazhorancës.

Familjarët kërtkojnë që të bëhen drejtësi për viktimat, ndërkohë që Kryeministri Edi Rama është zotuar se “drejtësia e re” do të bëjë drejtësi.

Ceremonia përkujtimore për katër të vrarët në bulevard zgjati vetëm pak minuta. Pas vendosjes së luleve, familjarët dhe socialistët u larguan.

Në 21 Janar 2011 në protestën e thirrur nga lideri i opozitës së asaj kohe, Edi Rama, mbetën të vrarë me armë zjarri protestuesit, Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda.

Si fajtorë për ngjarjen Gjykata e Tiranës, dënoi ish-komandantin e Gardës Andrea Prendin dhe gardistin Agim Llupo.

Një vit më parë katër të vrarët u shpallën “Dëshmorë të atdheut”, teksa familjarët e tyre kërkojnë drejtësi.

Ndërkaq, familjet e “Dëshmorëve të Atdheut” gëzojnë nderim e përkrahje të veçantë nga shteti. Ato përfitojnë shpërblim financiar mujor.

g.kosovari

Next Post
“S’më pëlqeu dhe s’doja të vazhdoja lidhjen”/ 18-vjeçari ndryshon rrjedhën e hetimeve, mohon akuzën e përdhunimit

"S'më pëlqeu dhe s'doja të vazhdoja lidhjen"/ 18-vjeçari ndryshon rrjedhën e hetimeve, mohon akuzën e përdhunimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turi i kreut të KE në Ballkan, Albin Kurti takohet me Ursula von der Leyen!

Turi i kreut të KE në Ballkan, Albin Kurti takohet me Ursula von der Leyen!

October 1, 2026
Bien çmimet e naftës pas njoftimit të marrëveshjes SHBA-Iran

Rekord i ri i çmimit mesatar të naftës në BE, mesatarja javore 2,24 euro për litër!

October 1, 2026
Politika mban frymën, KLP hap garën nesër për krijimin e SPAK

Prokurorët kundër ndryshimeve në Kodin Penal, Shoqata e shqetësuar për ndarjen e provave me avokatët!

October 1, 2026
“T’ia kursejmë shtetit lojërat e tallavasë”- Çështja e SHISH, analisti Leka: Opozita po bën autogola! Do që ta keqpërdorë situatën

“T’ia kursejmë shtetit lojërat e tallavasë”- Çështja e SHISH, analisti Leka: Opozita po bën autogola! Do që ta keqpërdorë situatën

October 1, 2026
Greqia i kërkon BE-së të lehtësojë rregullat fiskale ndërsa kriza energjetike thellohet -

Greqia i kërkon BE-së të lehtësojë rregullat fiskale ndërsa kriza energjetike thellohet

October 1, 2026
Mbipopullimi në burgje, Avokati i Popullit: Ka mungesë mjekësh dhe kushte të vështira!

Rishikohen masat e sigurisë! Pas votimit në Kuvend, afat për ata që janë në burg (VIDEO)

October 1, 2026
Mazniku mbron Territorialen me 46 bashki: Propozimi i PD, si në kohën e komunave, me vulë në çorape! Reforma bëhet për hallin e qytetarit dhe jo ofiqarit (VIDEO)

Mazniku mbron Territorialen me 46 bashki: Propozimi i PD, si në kohën e komunave, me vulë në çorape! Reforma bëhet për hallin e qytetarit dhe jo ofiqarit (VIDEO)

October 1, 2026
Kriza politike në Kosovë/ Kurti pas takimit me kreun e KE, Ursula von der Leyen: Sot nisim komunikimet me opozitën për Presidentin e ri

Kriza politike në Kosovë/ Kurti pas takimit me kreun e KE, Ursula von der Leyen: Sot nisim komunikimet me opozitën për Presidentin e ri

October 1, 2026
VIDEO/ Moti i keq godet Kretën, përmbytje dhe dëme të shumta

VIDEO/ Moti i keq godet Kretën, përmbytje dhe dëme të shumta

October 1, 2026
Marrëveshja ‘Artemis’, SHBA përshëndet Shqipërinë

Marrëveshja ‘Artemis’, SHBA përshëndet Shqipërinë

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com