• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

21 Janari është çështje e drejtësisë ndaj Sali Berishës

by Mero Baze
20/01/2024 19:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka shumë spekulime rreth asaj se çfarë është gjykuar dhe çfarë jo rreth 21 Janarit. Ata që duan të bëjnë avokatinë e vrasjeve, përpiqen të shpjegojnë rregulloret e Gardës apo dhe gjyqin qesharak dhe poshtërues për drejtësinë ndaj dy gardistëve që janë të lirë.

Të tjerë duan të lartësojnë figurën e Sali Berishës si një kryeministër I fort që të vret e nuk pyet. Kult pak a shumë I ngjashëm me atë që ngrihet për Putinin apo udhëheqës të tjerë autoritarë në botë që nuk pyesin për drejtësinë dhe kur vrasin.

21 Janari nuk është një çështje demonstrate apo më keq akoma një çështje e tipit të demonstratës së dhunshme .  E dhunshme ishte si demonstratë. Dhe nuk është as e para dhe as e fundit demonstratë e dhunshme në Shqipëri.

Demonstratat e dhunshme shoqërojnë çdo demokraci në të gjitha kohërat. Ato janë një valvulë që shfryn zemërimin e shoqërisë.

Këto 11 vite të pushtetit të socialistëve ka pasur dhjetëra demonstrata të dhunshme. Është sulmuar kryeministria janë sulmuar institucione të tjera me molotov me thyerje dyersh e xhamash, janë paralizuar nyje të tëra trafiku në kryeqytet, dhe nuk ka është përmbysur bota. Thjeshtë kryeministri nuk ka vrarë askënd.

Problem I 21 Janarit nuk janë as demonstruesit as gardistët, por Sali Berisha.
Kryeministri I vendit, u ka dal zot vrasjeve, ka sabotuar hetimet, ka penguar drejtësinë, ka ndaluar prokurorët të dokumentojnë skenën e krimit, ka refuzuar të dorëzojë gardistët për hetime, ka fshirë serverin e kryeministrisë për të cilin premtoi se do ta dorëzonte për hetime, dhe mbi të gjitha nuk është pyetur kurrë se çfarë ka bërë dhe pse e ka bërë.

I vetmi institucion që ka marrë përsipër përgjegjësinë e vrasjeve dhe ka bërë gjithçka që ato të mos hetohen është Sali Berisha.
Ndaj I vetmi problem që ka shteti shqiptar dhe drejtësia me 21 Janarin është roli I Sali Berishës.

Gjykata e Strasburgut, ka bërë një pretencë të qartë kundër shtetit shqiptar të 21 Janarit dhe kryeministrit në detyrë në atë kohë.

Gjykatat shqiptare e kanë për detyrë ta lexojnë rresht për resht atë vendim dhe ta fillojnë të vendosin drejtësinë

Drejtësia nis dhe përfundon me marrjen të pandehur të Sali Berishës për 21 Janarin, rrëfimin e tij para prokurorëve, dhe zbardhjen e gjithë skenarit kriminal që vrau katër protestues të pa dhunshëm, të paarmatosur dhe të parrezikshëm në momentin që janë vrarë para syve të gjithë shqiptarëve në transmetim televiziv.

I vetmi segment I pahetuar I asaj ngjarje është Sali Berisha dhe roli I tij.

Historia e pallateve të vajzës së tij apo histori të tjera korrupsioni të tij, janë të papërfillshme për nga pesha e përgjegjësisë së një kryeministri përballë asaj që ai ka bërë më 21 Janar.

Për të mbuluar krimin, ai I ka shpallur luftë presidentit të Republikës duke e quajtur puçist, kryeprokurores së vendit duke e quajtur “lavire bulevardi”, kundër gazetarëve në vendngjarje që i klasifikoi si puçist dhe kundër çdo zëri brenda dhe jashtë pushtetit të tij që donte që ajo çështje të hetohet.

Pa u zbardhur ky rol, pa u zbardhur dinamika e akteve të kryeministrit që çuan në vrasje dhe më pas përpjekjet e tij zyrtare për të mbuluar krimin dhe për ti shpallur luftë shtetit shqiptar për të shpëtuar veten, nuk ka dhe nuk do të ketë drejtësi për 21 Janarin.

Për më tepër ajo do të kthehet në një ngjarje që mund të përsëritet, nëse vendosim që kryeministri ka të drejt të vras kur dikush nga opozita proteston.

Shkaqet për rikthimin e çështjes në SPAK, janë të plota tek vendimi I Strasburgut. Hetimi I ri për pistoletën dhe plumbin që ka vrarë Aleks Nikën dhe që po I bëhet ekspertizë e re në Itali nuk të shërbejnë si shkak procedural. Por thelbi I gjithë historisë është që ajo dosje nuk mund të mbyllet pa u hetuar dhe gjykuar Sali Berisha.

Pastaj gjykata le të vendos nëse një kryeministër ka të drejt të vras kur opozita proteston apo jo.

Ai do të jetë një vendim I cili do të ndaj të ardhmen tonë, nëse duam të jetojmë në një vend demokratik ku kemi të drejt të protestojmë ndaj kryeministrave apo në një vend ku kryeministrat kanë të drejt të na vrasin.

Next Post
Alibeaj flet për votën pro arrestit për Berishën dhe njohjen me të bijën Argita: S’ka qenë një vendim i lehtë…!

Alibeaj flet për votën pro arrestit për Berishën dhe njohjen me të bijën Argita: S'ka qenë një vendim i lehtë...!

Comments 1

  1. L.Xh says:
    2 years ago

    Ke të drejtë, shumë të drejtë Mero Baze.
    KryeKrimi i Sali Barishes, është 21 janari.
    Krimet e tjera të Sali Berishes, janë si numrat e tjerë, mbas njëshit.
    Kam frikë se, sikur edhe 1.000 vjet të denohet Sali Berisha, janë pak.
    A thua vallë, do të vijë kjo ditë, të shohim KryeKriminelin Sali Berisha në burg ?
    Jam skeptik
    SPAK, bën sikur po punon, por siç duket “shumë zhurmë për hiç gjë” po bëhet për Sali Berishen, për ti treguar popullit dhe nderkombëtareve, sikur medemek po punojnë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria miraton ndryshime për stadiumin “Selman Stërmasi” dhe indeksimin e pensioneve

Qeveria miraton ndryshime për stadiumin “Selman Stërmasi” dhe indeksimin e pensioneve

April 24, 2026
Trump kërkon largimin e Spanjës nga NATO? Emaili i Pentagonit ngre pikëpyetje, aleanca: Ndëshkime të tilla nuk parashikohen në traktat

Trump kërkon largimin e Spanjës nga NATO? Emaili i Pentagonit ngre pikëpyetje, aleanca: Ndëshkime të tilla nuk parashikohen në traktat

April 24, 2026
Akuzohet për vjedhje dhe falsifikim të dokumenteve, kapet në Laç 26-vjeçari. Pritet ekstradimi në Spanjë

Aksident i rëndë në superstradën Fushë Krujë-Milot, 1 viktimë dhe 2 të plagosur

April 24, 2026
Spartak Braho: Emërimi i Ols Dados është i paligjshëm, u bë nga noter në prokuror

Spartak Braho: Emërimi i Ols Dados është i paligjshëm, u bë nga noter në prokuror

April 24, 2026
Ish-kryeministri izraelit: Rrëzimi i regjimit në Iran mund të zgjasë për dekada

Ish-kryeministri izraelit: Rrëzimi i regjimit në Iran mund të zgjasë për dekada

April 24, 2026
Aksident në aksin Lezhë–Milot/ Kamionçina përplaset me motoçikletën, një i plagosur

Aksident në aksin Lezhë–Milot/ Kamionçina përplaset me motoçikletën, një i plagosur

April 24, 2026
Bllokada në Hormuz: Sa mund të rezistojë Irani dhe çfarë rrezikon SHBA?

Bllokada në Hormuz: Sa mund të rezistojë Irani dhe çfarë rrezikon SHBA?

April 24, 2026
Nordikët zgjodhën Shqipërinë në Mars/ Lufta jep sinjalet e para, Danimarka shënon rritjen më të lartë

Nordikët zgjodhën Shqipërinë në Mars/ Lufta jep sinjalet e para, Danimarka shënon rritjen më të lartë

April 24, 2026
“Vendet e BE vendosin për Shqipërinë”, Gonzato: Egziston vullneti i mirë për antarësim deri në 2030-ën

“Vendet e BE vendosin për Shqipërinë”, Gonzato: Egziston vullneti i mirë për antarësim deri në 2030-ën

April 24, 2026
Ambasadori amerikan në NATO: Shqipëria po rrit ndjeshëm kapacitetet në mbrojtjen kibernetike

Ambasadori amerikan në NATO: Shqipëria po rrit ndjeshëm kapacitetet në mbrojtjen kibernetike

April 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In