• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“21 janari”/ Drejtësia e vonuar, 5 vjet nga vrasjet, vrasësit ende në liri

by A R
21/01/2016 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

 

 

“21 janari”/ Drejtësia e vonuar, 5 vjet nga vrasjet, vrasësit janë ende në liri

SPECIALE JAVANEWS/ Sot bëhen 5 vite nga vrasja më 21 janar 2011 në qendër të Tiranës, 20 metra poshtë zyrave të kryeministrisë, të 4 protestuesve të pafajshëm të opozitës së atëhershme nga ana e Gardës së Republikës. Kanë kaluar 5 vite dhe asnjë nuk ndodhet pas hekurave, ndonëse u vranë 4 persona Hekuran Deda, Ziver Veizi, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj, si dhe u plagosën me armë zjarri 7 persona. Aktualisht dosja e 21 janarit gjendet për gjykim në Gjykatën e Lartë. Pak më shumë se dy vjet më parë, më 28 dhjetor 2013, në Gjykatën e Lartë u hodh shorti i cili përcaktoi gjykatësin, Edmond Islamaj, si relator për të shqyrtuar rekursin e Prokurorisë mbi vendimin e Gjykatës së Apelit për dënimin e dy ish-anëtarëve të Gardës së Republikës, për vrasjen e 2 nga 4 viktimat e protestës së PS-së, në 21 janar të vitit 2011. Por ndonëse kanë kaluar më shumë se dy vjet Gjykata e Lartë nuk ka caktuar ende një datë për marrjen e çështjes në shqyrtim, ndonëse kreu i kësaj gjykate Xhezahir Zaganjori, kishte premtuar se për dosjen në fjalë do të kishte një përgjigje brenda 6 muajsh nga data e dorëzimit. Proceset gjyqësore në Gjykatën e Lartë vonohen zakonisht për vite më radhë për shkak të numrit të lartë të vendimeve që paraqiten në këtë gjykatë për shqyrtim. Por gjykata i ka instrumentet ligjore në dispozicion që të zbatojë procedurë të përshpejtuar për çështje të caktuara. Sipas manualit të punës të Gjykatës së Lartë, “në raste të veçanta, edhe brenda të njëjtës kategori çështjesh, duke pasur parasysh vetë specifikën e saj, gjyqtari relator mund t`i propozojë trupit gjykues shqyrtimin e çështjes në mënyrë të përshpejtuar”. Por as gjykata dhe as relatori nuk kanë marrë ende në vlerësim kërkesën e familjarëve të viktimave të 21 janarit për shqyrtim me procedurë të përshpejtuar të çështjes.

Akuza e prokurorisë

 

Në protestën e 21 janarit 2011 në Tiranë, mbështetësit e PS-së u përleshën me forcat policore dhe me Gardën e Republikës në oborrin e jashtëm të kryeministris. Garda e Republikës hapi zjarr mbi protestuesit në Bulevard, gjë që solli si pasojë vdekjen e 4 protestuesve, Ziver Veizi, Hekuran Deda,  Aleks Nika dhe Faik Myrtaj. Prokuroria kërkoi në atë kohë ekspertizë ndërkombëtare dhe arrestoi gardistin Agim Llupo më 14 shkurt 2011. Pas përfundimit të hetimeve, prokuroria urdhëroi në janar të vitit 2012 edhe 3 arrestime të tjera: të ish-komandantit të Gardës, Ndrea Prendi, oficerit Margarit Kume, si dhe ish drejtorit të teknologjisë së informacionit në kryeministri, Armando Kasaj. Prokuroria kërkoi 23 vjet burg për Prendin dhe 25 vjet burg për Llupon. Për të dy të akuzuarit e tjerë rënduan akuza më të lehta, por u shpallën të pafajshëm. Por Gjykata e Faktit i hodhi poshtë akuzat e prokurorisë dhe ekspertizën e FBI, ndërsa Gjykata e Apelit hodhi poshtë akuzën e vrasjes me dashje në rrethana rënduese dhe dënoi Prendin dhe Llupon me gjithsej 4 vjet burg për akuzën e vrasjes nga pakujdesia. Aktualisht ata janë të lirë. Dosja në ngarkim të tyre është në Gjykatën e Lartë.

Dinamika e vrasjeve

Protestuesi Ziver Veizi u gjend i vrare 2.4 metra larg portës hyrëse të Kryeministrisë, ndërsa Hekuran Deda 35 metra larg nga kangjellat anësore. Kurse dy viktimat e tjera Faik Myrtaj dhe Aleks Nika, janë vrarë në një distancë akoma me të largët, por nuk është përcaktuar ekzaktesisht, pasi mungojne provat për këndin nga janë qëlluar. Për Myrtajn ka një ekspertizë të qartë. Ai e mori plumbin në pjesën e pasme të shpatullës së djathtë. Kjo vërteton se ai ka qenë duke u larguar dhe ishte një person që nuk paraqiste anjë lloj rrezikshmërie. Thënë thjeshtë është qëlluar drejt e në mish nga Garda e stacionuar pranë Kryeministrisë. Po ashtu edhe Aleks Nika që mori plumbin në kokë, pak mbi vesh, ishte shumë larg Kryeministrisë dhe nuk paraqiste asnjë rrezikshmëri. E gjithë kjo dinamikë zbulon qartë se asnjë prej 4 të vrarëve nuk parqiste asnjë rrezik as ndaj forcave të gardës e as ndaj kryeministrisë.

Urdhërdhënësit

Ndonëse kanë kaluar 5 vite, ende nuk ka një përgjigje për pyetjet kryesore se kush qëlloi dhe kush urdhëroi për të qëlluar? Nuk është arritur të zbulohet në ka pasur një urdhër me shkrim që të drejtohen armët me plumba luftarake drejt demonstruesve. Dyshohet se ka pasur urdhëra gojorë që të qëllohej në ajër, por ende askush nuk ka pranuar që ato të kenë ardhur nga eprorët. Fakti është se ka pasur disa plane operacionale të dokumentuara, ku alternativa e fundit ishte që të zbatohej rregullorja për personat që futen në ambientet brenda kangjellave rrethuese, ku të qëllohej për neutralizimin ose eleminimin e tyre. Por rregullorja është shkelur pasi të 4 viktimat janë qëlluar jashtë kangjellave të Kryeministrise, disa prej të cilëve dhjetëra metra larg.

Alibitë e Berishës, sfondi politik

Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin. Më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Më pas Berisha hodhi në kosh edhe ekspertizën e FBI për vrasjet. 21 janari duket ishte edhe finalja e një beteje politike midis Edi Ramës dhe Ilir Metës. Më 11 janar të vitit 2011 në media u publikua një videoskandal, ku pretendohej se zv.kryeministri i qeverisë Berisha, njëherësh Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, bisedonte me Dritan Priftin, ministrin tjetër të LSI-së, për afera korruptive me shumën prej 700 mijë Euro. Ky publikim ngjalli reagimin e ashpër të opozitës dhe qytetarëve. Por Berisha e Meta e gjetën shpejt alibinë për t’i shpëtuar për momentin irritimit të turmave. Ata thanë se video ishte e montuar, madje kjo sipas tyre kishte ndodhur në selinë e PS-së dhe se ishte montuar nga vetë Edi Rama.

Pasojat e drejtësis së vonuar

Drejtësia e vonuar ka dhe ajo viktimat e saj. Djali i Faik Myrtajt kishte kohë që bluante në mëndje humbjen e të atit, Faikut. Për të duket se kishte dy alternative: njëra të pranonte me dhimbje humbjen e të jatit, tjetra të kishte besim se përgjegjësit do të dënoheshin. Por kjo e fundit ende nuk po ndodh ndonëse kanë kaluar 5 vite. Por djali i ri nuk zgjodhi as njërën as tjetrën. Ai zgjodhi një mënyrë tjetër ekstreme duke I dhënë fund jetës së tij në një kodrinë në fshatin e tij. Nëse drejtësia do të kishte folur dhe përgjegjësit do ishin duke vuajtur dënimin mbase do ndihej më i lehtësuar dhe nuk do kishte kaluar në gjendje depressive për humbjen e rëndë të të jatit. Drejtësia mund të kishte kursyer të paktën një jetë duke bërë drejtësi.

(javanews.al) Me. Ar

 

 

 

 

 

 

 

Next Post

Dosja/ Vrasja e 45-vjeçarit në Krujë për grabitje, pranga 5 autorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fërkimi i makinave që çoi në tragjedi! Si u vra Kevin Muharremi në Itali nga bashkatdhetari

Fërkimi i makinave që çoi në tragjedi! Si u vra Kevin Muharremi në Itali nga bashkatdhetari

February 17, 2026
Përgjaket ndeshja e hokejit, tre të vrarë dhe disa të plagosur në SHBA

Përgjaket ndeshja e hokejit, tre të vrarë dhe disa të plagosur në SHBA

February 17, 2026
“Nxirrni dosjet! Po fshihen dokumentet”, Hillary Clinton akuza administratës Trump për çështjen Epstein

“Nxirrni dosjet! Po fshihen dokumentet”, Hillary Clinton akuza administratës Trump për çështjen Epstein

February 17, 2026
Aksident tragjik në Lezhë, humb jetën këmbësori, Policia jep detajet e para

Aksident tragjik në Lezhë, humb jetën këmbësori, Policia jep detajet e para

February 17, 2026
Osmani: Kosova gati për në NATO! Ky shtet ka bij e bija të gatshëm t’i shërbejnë Atdheut dhe sigurisë globale

Osmani: Kosova gati për në NATO! Ky shtet ka bij e bija të gatshëm t’i shërbejnë Atdheut dhe sigurisë globale

February 17, 2026
Pse disa individë kanë frikë për të qënë të lumtur?

Kur cenohet fëmija, tronditet shoqëria: rasti i Bergamos dhe psikologjia e frikës kolektive

February 17, 2026
Balla me djalin e Thaçit dhe Ylli Limanin ftojnë qytetarët t’i bashkohen protestës për ish-krerët e UÇK

Balla me djalin e Thaçit dhe Ylli Limanin ftojnë qytetarët t’i bashkohen protestës për ish-krerët e UÇK

February 17, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

“Rama po bën grusht shteti”, Berisha: Qeveria s’mund të marrë mbrojtje tjetër veç asaj që i ka dhënë Kushtetuta

February 17, 2026
Tragjike në Londër! Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar, arrestohen dy vajza dhe një djalë

Tragjike në Londër! Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar, arrestohen dy vajza dhe një djalë

February 17, 2026
“FSK e gatshme të mbrojë jetën e qytetarëve”, Kurti zbulon investimet e reja në mbrojtje

“FSK e gatshme të mbrojë jetën e qytetarëve”, Kurti zbulon investimet e reja në mbrojtje

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In