• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

21 Janari/ Doli në përgjime, flet Alfred Ahmetcenaj: Komunikime normale! Kemi zbatuar planin e masave

by
21/01/2023 14:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Alfred Ahmetcenaj, ish-komandant i njësisë speciale të Gardës së Republikës, ka folur pas 12 vitesh për protestën tragjike të opozitës socialiste ku mbetën të vdekur katër qytetarë. Ahmetcenaj ishte epror i Agim Llupos, i cili u dënua bashkë me komandantin Ndrea Prendi, për 21 Janarin.

Në një intervistë për “5 pyetjet.al”, ish-komandant i njësisë speciale të Gardës nuk e mohon audion që ka dalë dhe shprehet se nëse ka pasur qitje të drejtpërdrejtë që ai thotë se nuk e besoj nuk justifikohet.

Reagimi i tij vjen pas përgjimeve dhe transkripteve të zbardhura nga gazetari Artan Hoxha, 12 vite pas protestës së përgjakur të 21 Janarit 2011, ku Ndrea Prendi jep urdhër që efektivët të qëndrojnë në gatishmëri dhe pas fjalës së tij të hapin zjarr.

Intervista e Alfred Ahmetcenajt për “5pyetjet.al”

Zoti Ahmetcenaj a ju kujtohet komunikimi me zotin Prendi në 21 Janar?
Nuk e kam idenë. Nuk e di fare. Unë di që në 21 Janar kam kryer detyrën në zbatim të ligjit.

Nuk ju kujtohet momenti kritik kur humbën jetën protestuesit?
Në 21 Janar ka pasur komunikime në mënyrë të vazhdueshme.

Kjo audio del për herë të parë dhe nga qeveria është cilësuar si provë e re…
Nuk di të them. Nuk jam në gjendje të them tani komunikimet që kemi pasur, pas 12 vitesh. Por nuk gjykoj që ka ndonjë gjë këtu, ata le ta konsiderojnë gjë të re dhe si të duan. Këta janë komunikime normale të kryerjes së detyrës.

Ne e kuptojmë se kjo është çështje sensitive. 21 Janari ka qenë një ditë fatkeqe për atë që humbën jetën dhe për në gardistët. Hetimi është devijuar që në fillim për këtë çështje.

Këto që më thatë (për audion) nuk jam në gjendje as t’i konfirmoj dhe as t’i mohoj. Nuk di të them. Ne kemi pasur një plan masash që mendoj se është zbatuar në korrektesë. Në dijeninë time nuk kam shkelur ndonjë rregull.

Në audio, sipas transkiptit thuhet se Ndrea Prendi deklaron “ky është urdhri dhe nëse protestuesit kalojnë gardhin të hapet zjarr luftarak”, por ata nuk e kaluan gardhin…
Nuk di të them. Në dijeninë time nuk kam marrë urdhër kurrë për të qëlluar. Përdorimi i armëve të zjarrit është bërë në përputhje me ligjin.

Para një viti Ndrea Prendi thoshte që plumbat kanë qenë rikoshet, ju si mendoni?
Kjo duhet të dalë nga provat. Efektivët e mi, unë fola pas protestës, aty e mora vesh që kishte të vdekur dhe më thanë që armët janë përdorur pa kryer qitje të drejtpërdrejtë mbi njerëzit. As kam marrë urdhra për të vrarë njëri. Kjo që ndodhi nuk duhet të ndodhte.

Përdorimi i armëve personale është përgjegjësi personale atyre që e kanë. Çdo punonjës që ka qenë në detyrë në 21 Janar ka bërë një instruktazh dhe ka firmosur dhe e di përgjegjësinë për përdorimin e armës së zjarrit. Përgjegjësia është e atij që e ka në dorë armën. Ka pasur një plan masash për 21 Janarin pa menduar se do të vinte kjo.

Ju nuk keni marrë urdhër në radio për të qëlluar, njësia që ju drejtonit?
Jo! Këto që kanë dalë, transkiptet nuk i mbaj mend.

Qëndrojmë te audio, zoti Prendi ju tërheq vëmendjen duke ju thënë “Alfred, po afrohen shumë dhe duhet të jemi gati për zjarr”.
Këtë nuk e di. Nuk jam i sigurt për ta thënë këtë. Plani i masave e ka pasur të përcaktuar në momentin që kishin detyrimin për përdorimin e armëve.

Ky momenti i përdorimit të armëve ka qenë i përcaktuar në planin e masave. Edhe nëse “luan nga mendtë” dhe jep dikush urdhër për të qëlluar, sikur po pretendohet. E ka detyrimin punonjësi urdhrin e paligjshëm të mos e zbatojë.

Edhe nëse ka pasur urdhër…
Përdorimi i armës së zjarrit nuk i lë hapësirë që punonjësi ta përdorë me urdhër. Ngarkon personin përgjegjës me përgjegjësi të drejtpërdrejt. Këta duan ta keqpërdorin këtë ngjarje. Kjo në dijeninë time nuk është e mbyllur si dosje.

Ne na kanë thirrur dhe pyetur në mënyrë të vazhdueshme. Edhe nëse do të përdoreshin armët e zjarrit, në të gjitha rastet duhet të bëhej në përputhej me ligjin nëse prekej territori, por jo përdorimi i drejtpërdrejtë ndaj njerëzve. Përdorimi i armëve në ajër është në përputhje me ligjin.

Duke e parë tani pas shumë vitesh ku janë qëlluar protestuesit, vendi, a justifikohet nëse marrim versionin që ka qenë qitja e drejtpërdrejtë?
Nuk justifikohet në asnjë rast. Kjo duhet të dalë nga hetimi nëse është regjistruar qitja e drejtpërdrejtë apo nga cilët anë. Unë për fat kam qenë në pjesën e përparme të Kryeministrisë kur ka ndodhur kjo, përdorimi i armëve të zjarrit atë ditë. Nuk kam qenë as në kontakt vizual.

Pra, qitja e drejtpërdrejtë a justifikohet duke pasur parasysh pozicionin e protestuesve?
Nuk e besoj se ka pasur qitje të drejtpërdrejtë.

Si e ka shënjuar 21 Janari jetën tuaj?
Sigurisht është ngjarje stresuese. Humbja e jetës së njerëzve nuk duhet të ndodhi asnjëherë. Ndjej keqardhje për atë ngjarje. Të gjithë oficerët e gardës atë ditë në detyrë i ka tronditur. Kur ka mbaruar protesta e mësova që kishte viktima. Kjo është ngjarje tronditëse që nuk duhet të kishte ndodhur.

/e.d

Next Post
“100 mijë euro nuk më duket ndonjë shifër për t’u çmendur”/ Olta Gixhari e vendosur të fitojë BBV2 por…

"100 mijë euro nuk më duket ndonjë shifër për t’u çmendur"/ Olta Gixhari e vendosur të fitojë BBV2 por...

Comments 1

  1. Prushi says:
    3 years ago

    Këta janë për Litar. Aty dëgjohej urdhri eprorit me emër e mbiemër , kz pretendon se nuk e mban mend. Ky është njëri prej vrasësve ne bulevard. Nuk e pohon , por as nuk e mohon. As mish , as peshk. Kështu e kane mesuar.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria dhe Bullgaria forcojnë boshtin e sigurisë, nga trupat në Novo Selo te “Portat e Korridorit VIII”

Shqipëria dhe Bullgaria forcojnë boshtin e sigurisë, nga trupat në Novo Selo te “Portat e Korridorit VIII”

December 28, 2025
Rusia e miliarderëve, oligarkët në shërbim të luftës dhe Putinit

Rusia e miliarderëve, oligarkët në shërbim të luftës dhe Putinit

December 28, 2025
Trump vendos vijat e kuqe: Asgjë për Ukrainën pa miratimin tim

Trump vendos vijat e kuqe: Asgjë për Ukrainën pa miratimin tim

December 28, 2025
Nga Pepe te protestat anti-ICE, si u shndërrua bretkosa meme e ekstremit të djathtë kundër Trump

Nga Pepe te protestat anti-ICE, si u shndërrua bretkosa meme e ekstremit të djathtë kundër Trump

December 28, 2025
Shkelje me lejet mjedisore në Fier, 7 zyrtarë në gjyq

Shkelje me lejet mjedisore në Fier, 7 zyrtarë në gjyq

December 28, 2025
Lamtumirë Brigitte Bardot! Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare ylli i filmave të viteve ‘50-‘60

Lamtumirë Brigitte Bardot! Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare ylli i filmave të viteve ‘50-‘60

December 28, 2025
I gjendet kanabis dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 42-vjeçari në Vaun e Dejës

I gjendet kanabis dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 42-vjeçari në Vaun e Dejës

December 28, 2025
Kurti pas balotazhit: S’na ndali dot as bashkimi i gjithë kundërshtarëve… Qeverisim në 7 komuna

Politico, ‘shuplakë’ Albin Kurtit: Është një populist që e ka izoluar Kosovën!

December 28, 2025
Takim me “bluzat e bardha”, Rama: Të vlerësohet puna e mjekëve, rasti  i Onkologjikut na e uli kokën të gjithëve

Rama: Shqipëria e transformimit dhe drejtësisë, nuk do të ndalet nga histeritë politike dhe mediatike

December 28, 2025
Hamza voton dhe fton qytetarët: Të vendosim së bashku për katër vitet e ardhshme

Hamza voton dhe fton qytetarët: Të vendosim së bashku për katër vitet e ardhshme

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com