• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“21 Janari”, deputetja e PS: Nuk kemi fuqinë për të vendosur në gjykata

by Java News
21/01/2019 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ne nuk kemi fuqinë për të vendosur në gjykata, por për të shkundur sistemin për të pasur një gjykim të drejtë”, deklaroi sot deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi, duke folur për ngjarjet e 21 Janarit 2011.

E ftuar në një studio televizive, Ekonomi tha se “sot kemi shembullin e qartë të ndryshimit nga viti 2011 në vitin 2019”.

Demokracia në Shqipëri është fuqizuar, tha Ekonomi, “duke theksuar se më parë nuk ndodhte që të bëheshin protesta në bulevard dhe të mos kishte dhunë nga qeveria”.

“Ne sot jetojmë në kohë protestash, ku studentët u lanë të lirë të protestonin. Demokracia  funksionon përmes dialogut dhe jo plumbave. Ky është ndryshimi i madh”, tha ajo.

Ndërkohë Ekonomi theksoi se “PS ka ndërmarrë një reformë epokale në sistemin e drejtësisë, duke e shkundur atë nga akte korruptive ose të gjykimit të padrejtë dhe duke e vënë në baza më të shëndosha gjykimi”.

“Në ndryshim nga PS, lideri i PD-së asnjëherë nuk e ka përmendur 21 janarin, apo nuk ka vënë para përgjegjësisë shkaktarët e 21 janarit. Familjarët  e viktimave ishin sot aty, për t’ju treguar se PS është në shërbim të vendosjes së drejtësisë. Ne nuk kemi fuqinë për të vendosur në gjykata, por për të shkundur sistemin për të pasuar një gjykim të drejtë”, tha Ekonomi.

Ndërkohë me nisjen e sesionit të ri parlamentar, Ekonomi ftoi opozitën që të ulet në karriget e parlamentit, aty ku i takon dhe dhe të bëhet pjesë aktive e jetës parlamentare.

Ekonomi komentoi po ashtu edhe protestën e studentëve ndërsa theksoi se Pakti për Universitetin ofron të gjitha zgjidhjet.

Ndërsa protesta e sotme e pedagogëve, sipas saj, lidhet pikërisht me kërkesat e studentëve për përfaqësim në bordin e universitetit dhe transparencën me titujt akademikë.

“Bordet e universiteteve përbëhen nga 7 anëtarë. Studentët do të kenë një vend në këtë bord dhe këtë vend ua jep qeveria e cila u thotë: njërin prej anëtarëve do ta zgjidhni ju përmes kritereve që ka shpallur qeveria. Pra fuqia studentore për të cilën ata luftuan të ketë dominancë përballë profesoratit, fitoi. Edhe titujt shkencor u vendosën në kornizë kontrolli, ndaj mendoj se kjo është protesta e pedagogëve jo e studentëve më”, tha Ekonomi.

Ekonomi shprehu besimin se në fund do të ketë një reflektim nga pedagogët dhe studentët për t’u kthyer në auditore, pasi këto janë kosto për familjet shqiptare.

/a.rada

Next Post
Media italiane: Banda e Balilit, ende aktive në Milano! Lidhja e tij me LSI

Media italiane: Banda e Balilit, ende aktive në Milano! Lidhja e tij me LSI

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krah Koçiut, Rama ndan pamje nga mbledhja e qeverisë! Edhe ministrat e rinj në tryezë pas betimit para Presidentit

Rama vijon analizat me ministrat, të shtunën mbledhje e zgjeruar me Grupin dhe Kabinetin

March 25, 2026
Ambasadori i BE dorëzon progres raportin për Shqipërinë: KE, gati t’ju mbështesë për mbylljen e negociatave deri në fund 2027

Platforma e dialogut të hapur, Gonzato: Parlamenti ka rol kyç në procesin e integrimit të Shqipërisë

March 25, 2026
U vra nga bashkëshorti, flet vëllai i Dashurie Rrapaj: Shefitin ta groposin në kanal!

U vra nga bashkëshorti, flet vëllai i Dashurie Rrapaj: Shefitin ta groposin në kanal!

March 25, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 26 Mars 2026

March 25, 2026
Nga Skrapari në Kavajë për të vjedhur, arrestohet hajduti serial

Nga Skrapari në Kavajë për të vjedhur, arrestohet hajduti serial

March 25, 2026
Referendumi? Kaso: I duhet Ramës për të tërhequr vëmendjen. Koçi: Kartë mjaft tërheqëse e kryeministrit

Referendumi? Kaso: I duhet Ramës për të tërhequr vëmendjen. Koçi: Kartë mjaft tërheqëse e kryeministrit

March 25, 2026
Historia që po çmend botën/ 7 qen arratisen nga kamioni i thertores në Kinë dhe ecin 17 km për t’u kthyer në shtëpi

Historia që po çmend botën/ 7 qen arratisen nga kamioni i thertores në Kinë dhe ecin 17 km për t’u kthyer në shtëpi

March 25, 2026
U vra nga burri, përcillet sot në banesën e fundit 75-vjeçarja në Roskovec, fqinja: Zonjë grua, nuk kishin konflikte

U vra nga burri, përcillet sot në banesën e fundit 75-vjeçarja në Roskovec, fqinja: Zonjë grua, nuk kishin konflikte

March 25, 2026
“Neni 210 është tradhti kombëtare”, partia e Ilir Metës: Kodi i ri Penal i hap rrugën shitjes së vendit nga Rama

Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, PL i përgjigjet Peleshit: Presim vendimin e Kushtetueses

March 25, 2026
Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In