• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

’21 janari’/ Deputeti i PS: Pse SPAK duhet ta marrë në dorë çështjen! Detyrim të marrin parasysh vendimin e Strasburgut

by Java News
22/01/2024 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste Plarent Ndreca në “Kontrast” më Report Tv tha se 21 janari është një çështje që po “ulëret për drejtësi” sidomos pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut. Në kushtet kur Gjykata e Posaçme e Apelit, ka vendosur mospranim të ankimit të familjarëve të të vrarëve, te cilët kundërshtonin vendimin e SPAK për kalimin e çështjes për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës, Ndreca tregon arsyet pse duhet ta marrë në dorë çështjen prokuroria e posaçme.

Denis Minga: Hetimet për 21 janarin? Nëse do ishit sot prokurori i SPAK si do e nisnit çështjen pas vendimit të Strasburgut? Si do e merrnit për ta hetuar?

Ndreca: Ka një parashikim në kodin e procedurës penale si funksionon çështja e kompetencës. Historiku është kaluar në SPAK, SPAK e ka vlerësuar kompetecën, nuk besoj se e ka vlerësuar drejt. Spak ka njëfarë prioriteti në përcaktimin e kompetencës lëndore. E ka çuar në prokurorinë e Tiranës. Ndoshta i është referuar faktit që ka përfunduar në Gjykatën e Lartë.

Denis Minga: Pse e refuzoi SPAK?

Plarent Ndreca: S’kam një arsyetim të shkruar pse e ka refuzuar SPAK, nuk e  kam parë pse e ka dërguar për kompetencë në prokurori në e Tiranës. Tashmë në dritën e vendimit të Strasburgut që i thotë qartë se ka mosveprime nga procedurat shtetërore jo vetëm për faj të qeverisë por edhe të procedurave shtetërore. Për çështjen e Aleks Nikës të paktën është e hapur dhe shton autoritetet të hetojnë. Gjykata e Lartë e ka mundësinë për ta rihapur çështjen. Mund të rihapë çështjen e vjetër.

Denis Minga: Cilat mund të ishin versionet e Gjykatës për këtë çështje?

Plarent Ndreca:  Rishikimi i çështjes dhe mund ta çojë te prokuroria. Ka prova dhe indicie që janë të përfshirë dhe subjekte të larta që janë kompentencë e SPAK. Vendimi Strasburgut ishte përshkrim shumë i qartë i veprimtarisë historikut faktorëve aktorëve që kanë ndikuar.

Denis Minga: A ka një afat se kur duhet të fillojë çështja për 21 janarin?

Plarent Ndreca: Afatin e ngarkon vetë Strasburgu por ka dhe një ndryshim të kodit të procedurës penale që vendoset një ndër kriteret e rihapjes së çështjeve një vendim i Strasburgut dhe ky është rasti. Kanë detyrimin të marrin masa që vendimi i gjykatës së Strasburgut të zbatohet.

Plarent Ndreca: Tashmë ka një vendim të gjykatës së Strasburgut që ka përshkruar të gjithë historinë e ngjarjes si ka ndodhur dhe kush janë të metat e hetimit. Përmenden të gjitha momentet ku ka dështuar hetimi për shkak të ndërhyrjeve në hetim, pasivitetit, veprimeve për të penguar hetimin… Përmenden të gjitha në vendim. Të gjitha këto kanë çuar në konkluzionin e Strasburgut që këtu nuk ka pasur hetim të thellë që garanton drejtësi në këtë proces./m.j

Next Post
VIDEO/ Meritoni i afrohet gjysmë i zhveshur, Meri Shehu “tundohet” rëndë: Me ty ia vlen një…!

VIDEO/ Meritoni i afrohet gjysmë i zhveshur, Meri Shehu “tundohet” rëndë: Me ty ia vlen një…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzohen protestat e studentëve në Francë, raporti i CNN: Mund të përhapen edhe nëpër Europë!

Përshkallëzohen protestat e studentëve në Francë, raporti i CNN: Mund të përhapen edhe nëpër Europë!

October 7, 2026
Jepet Nobeli në Kimi, fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera

Jepet Nobeli në Kimi, fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera

October 7, 2026
PD kërkon interpelancë me Ramën për Ballukun: Kryeministri vepron si avokat i saj

“Harta jonë me 100 bashki i shërben qytetarit”- Konflikti për Territorialen, Bardhi akuza mazhorancës: Rama kërkon të shuajë edhe 15 bashki të tjera!

October 7, 2026
Liga e Kombeve, Asllani dhe Hysaj përzgjidhen në formacionin më të mirë!

Liga e Kombeve, Asllani dhe Hysaj përzgjidhen në formacionin më të mirë!

October 7, 2026
VIDEO/ Kryebashkiaku francez sulmohet me gaz lotsjellës nga policia, doli si ‘mburojë’ para studentëve që protestonin

VIDEO/ Kryebashkiaku francez sulmohet me gaz lotsjellës nga policia, doli si ‘mburojë’ para studentëve që protestonin

October 7, 2026
Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

October 7, 2026
Ministria e Jashtme marrëveshje bashkëpunimi në Shkup për studimin e trashëgimisë dokumentare shqiptare!

Ministria e Jashtme marrëveshje bashkëpunimi në Shkup për studimin e trashëgimisë dokumentare shqiptare!

October 7, 2026
Nis vaksinimi kundër gripit, ISHP shpërndan 280 mijë doza! Mjekët shpjegojnë përfitimet dhe forcën e saj

Nis vaksinimi kundër gripit, ISHP shpërndan 280 mijë doza! Mjekët shpjegojnë përfitimet dhe forcën e saj

October 7, 2026
Rubio në Athinë, Greqia dhe SHBA-të thellojnë partneritetin strategjik në mbrojtje, energji dhe siguri

Rubio në Athinë, Greqia dhe SHBA-të thellojnë partneritetin strategjik në mbrojtje, energji dhe siguri

October 7, 2026
Euro bie në nivelin më të ulët historik në Shqipëri

Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com