• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“21 janari”, Berisha: Po përdoret për propagandë, zbatoj çdo thirrje të organeve të drejtësisë

by A R
13/11/2025 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se është i gatshëm të përgjigjet para çdo kërkese të drejtësisë. Në një konferencë për shtyp sot, 13 nëntor, ai deklaroi se ka vetëm një kusht, që të njoftohet siç duhet. Deklaratën ai e bëri pas pyetjeve të gazetarëve në lidhje me fletëthirrjen nga ana e SPAK-ut për 21 janarin.

“Njoftimi duhet të vijë siç kanë ardhur në dhjetëra njoftime të tjera dhe unë i jam përgjigjur çdo njoftimi që ka ardhur. Përdorimi i kësaj është akti i shëmtuar i Altin Troplinit, një mercenar i regjimit të Ramës që kujton se mund të mbulojë sadopak me zhurma të tilla krimet e shëmtuara të Ramës dhe Ballukut. Asnjëherë mos më pyesni a do shkosh? Unë do shkoj në çdo rast që do thirrem për çdo problem në organet e drejtësisë. Nuk mund të ketë hezitim dhe mëdyshje”, tha Berisha.

Kreu i demokratëve deklaroi se çështja e 21 janarit po përdoret për propagandë teksa akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka penguar hetimet e saj.

“Çështja e 21 janarit është hetuar një herë nga një armike e egër e Sali Berishës dhe PD për të cilën kam shprehur publikisht konsideratat. Çështja e 21 janarit nga viti 2013 kur ne kemi humbur pushtetin dhe gjer sot është penguar të hetohet, mendoj unë, vetëm e vetëm për shkak të Edi Ramës sepse deklaratat e qeverisë së SHBA-ve dhe BE-së janë shumë të qarta, kërkojnë hetimin nga polici te organizatori kryesor. Çfarë ka ndodhur? Prej 13 vitesh, kjo çështje përdoret për propagandë, por shoferi që i përdori mish për top njerëzit siç e ka thënë bukur shkrimtari që merret tani me probleme teologjike, Ben Blushi, ishte Edi Rama. Ai i solli në protestën më të dhunshme”, tha Berisha.

Sali Berisha, vijoi akuzat ndaj qeverisë duke folur edhe për atentatin në Rinas. Ai u shpreh se banda që vrau Gilmando Danin dhe plagosi një tjetër ishte e lidhur me të.

Sipas tij, kjo tregon shkallën e pasigurisë në vend.

“Banda që ekzekutoi Gilmando Danin dhe plagosi rëndë Mustafa Sheqerin kontrollonte aeroportin e Rinasit në çdo skaj në rrafshin e sigurisë së tij”, u shpreh kryedemokrati.

Next Post
Vengu me homologun italian: Marrëveshje e re për forcimin e partneritetit në siguri dhe mbrojtje

Vengu me homologun italian: Marrëveshje e re për forcimin e partneritetit në siguri dhe mbrojtje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

U dhunua në një pikë karburanti, policia identifikon njërin prej autorëve që goditën avokatin Kujtim Cakrani

February 9, 2026
Shkëlqim Hajdari merr detyrën si prefekt i Tiranës: Do lë gjurmë për mirë! Mund të jetë posti i fundit që mbaj

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si prefekt i Tiranës: Do lë gjurmë për mirë! Mund të jetë posti i fundit që mbaj

February 9, 2026
Luan Rama i “shkel syrin” mazhorancës?/ Ish-nënkryetari i LSI: PS është shtëpia ime dhe nuk i marr leje askujt se çfarë do bëj

Heshtja e pushtetit prej letërsisë me ‘Kodin e Da Vinçit’ në realitet me ‘Kodin e Epstein-it’

February 9, 2026
“Dëshmitarët ndërkombëtarë nuk ofruan prova të mjaftueshme”, Kryeprokurorja e Hagës: Do mbahet përgjegjësi

“Dëshmitarët ndërkombëtarë nuk ofruan prova të mjaftueshme”, Kryeprokurorja e Hagës: Do mbahet përgjegjësi

February 9, 2026
1 vit në qeli, GJKKO kalon për gjykim Erion Veliajn! Avokatët e kryebashkiakut bojkotojnë seancën

1 vit në qeli, GJKKO kalon për gjykim Erion Veliajn! Avokatët e kryebashkiakut bojkotojnë seancën

February 9, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e martë 10 shkurt 2026

February 9, 2026
Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Durrës-Rrogozhinë, shoqërohet në polici shoferi

Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Durrës-Rrogozhinë, shoqërohet në polici shoferi

February 9, 2026
“100 mijë euro ose t’i publikoj videot intime”, pranga 37-vjeçarit nga Kosova që shantazhonte të renë nga Tirana

“100 mijë euro ose t’i publikoj videot intime”, pranga 37-vjeçarit nga Kosova që shantazhonte të renë nga Tirana

February 9, 2026
Sulmohet makina me para në Itali, grabitësit bllokojnë autostradën dhe hapin zjarr ndaj karabinierëve

Sulmohet makina me para në Itali, grabitësit bllokojnë autostradën dhe hapin zjarr ndaj karabinierëve

February 9, 2026
Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

Vendimi i GJK për Ballukun, Rama tregon vendimet e grupit: Do ndërhyjmë në legjislacion. SPAK të vijojë i qetë hetimet…

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In