• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

21 janari, Beqiri: Prova e re që depozituam ka audio përgjime origjinale nga kupola drejtuese

by A R
14/03/2024 08:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Lartë ditën e djeshme (12 mars) rihapi çështjen e 21 Janarit dhe tashme kjo ngjarje që do duhet ta hetojë SPAK.

Për të folur për këtë çështje në emisionin “Ekspres” me gazetarin Nolian Lole ishte i pranishëm avokati i familjes së të ndjerit Aleks Nika, Idejet Beqiri.

Avokati Beqiri u shpreh se kjo çështje është hetuar dhe më parë por asnjëherë kupola drejtuese që urdhëroi për të kryer këtë krim nuk është pyetur.

“Ky është një kallëzim i ri penal që nuk ka të bëjë me hetimin e mëparshëm por me kupolën urdhëruese që kishin dhënë urdhërata për kryerjen e veprës penales”.

Sipas tij, tek kallëzimi i ri që u paraqit në SPAK ishte dhe video-përgjim origjinal që kishte familja Nika.

“Kolegji Penal urdhëroi SPAK që të regjistroi procedimin penal dhe të nisi hetimin hetimet ndaj kupolës drejtuese të ngjarjes së 21 janarit“.

Avokati i familjes së Aleks Nika theksoi faktin se “prova e re për ngjarjen e 21 janarit ka faktet konkrete ku është zëri i drejtuesit të gardës së Republikës, Andrea Prendit, e atyre që marrin komandat dhe çfarë thonë ata. Janë momentet kur janë bërë vrasjet. Dëgjohet kur ai i thotë në “mish”.

“Në fakt 21 Janari nuk është hetuar. Të gjithë flasim që është një krim shtetëror sepse shteti ka vrarë disa protestues që kërkojnë për të drejtat e tyre.  Pra i gjithë hetimi është përqendruar vetëm në hetimin e gardistëve dhe jo të urdhëruesit”, tha ai

Pra nuk është hetuar kupola drejtuese, theksoi Beqiri.

“ Të  gjitha provat e bëra publike për këtë ngjarje, si audio-regjistrimin, fshirja e kamerave, apo dhe prova të tjera indirekte që kanë dal në ngjarje. Pra çështja nuk është hetuar në mënyrë të plot, e gjithanshme, objektive me qëllim që të viheshin para përgjegjësisë të gjithë ata që e shkaktuan ata që shkaktuan këtë tragjedi të 21 Janarit”.

Të paktën këtë herë presim që kupola drejtuese e shtetit që bëri 21 janarin të thirret nga SPAK.

“Kur u bë gjyqi asnjë nga kupola drejtuese e shtetit nuk u thirr as si dëshmitar. Nuk ka dhënë shpjegime kryeministri, nuk dha shpjegimi ministri i Brendshëm, nuk dha shpjegime kreu i opozitës i atëhershme, nuk dha shpjegime Presidenti i Republikës, Prokurorja e Përgjithshme , etj. U mbyll kjo çështje në mënyrën më kriminale të mundshme dhe viktimat mbetën në bulevard”, përfundon avokati Beqiri.

/a.r

Next Post
Dita e Verës, Rama: Ju uroj një pranverë të bukur; Nikolla: Shëndet e gëzime për të gjithë

Dita e Verës, Rama: Ju uroj një pranverë të bukur; Nikolla: Shëndet e gëzime për të gjithë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com