• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

21 Janari/ Bamir Topi: E vërteta duhet të ndriçohet! Ina Rama më shprehu shqetësimin se…

by A R
25/11/2025 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish Presidenti Bamir Topi, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për vrasjen e katër qytetarëve në Bulevard në 21 Janar 2011.

Topi tha se kjo është një ngjarje e cila duhet zbardhur dhe “e vërteta duhet të ndriçohet”. Ai kujtoi takimin në zyrë me ish kryeprokuroren, Ina Rama, e cila i shprehu shqetësimin se po pengohej marrja e provave për ngjarjen e rëndë, ndërkohë që u shpreh se e ka inkurajuar kryeprokurorën në detyrën e saj.

Bamir Topi: Parimi ëshë që e vërteta duhet të ndriçohet. Janë shprehur institucione të rëndësishme. GJEDNJ në Strasburg dhe padyshim Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka patur një lloj detyrimi të rezonojë me atë që ka kërkuar Strasburgu. Në njëfarë mënyrë është lëvizje institucionale e detyruar. Padyshim, jemi në një proces hetimi, ku detyrimi kushtetues dhe ligjor është ekskluziv i SPAK. Janë 15 vite, kemi folur pafundësisht për 21 janarin, kemi folur politikisht, janë bërë debate politike, madje debate që kanë pasuar nuk kanë qenë vetëm nëpër studio, por kanë qenë të angazhuar institucione, ka patur komision hetimor për 21 janar. Është folur shumë në atë kohë, janë ngritur akuza të përbindshme dhe me kalimin e kohës, gjërat janë harruar, natyrisht për qëllime politike, por me sa duket diçka nuk u harroka, ajo që ka të bëjë me sentimentin e familjeve, mjerë atij që i ndodh gjëma në familje, sepse ata nuk e harrojnë asnjëherë, sepse për të tjerët, për politikën, gjërat harrohen. Media ka interes në këtë periudhë por tani është çështje tjetër, ekzkluzivitet i SPAK.

Ylli Rakipi: Jeni thirrur të dëshmoni?

Bamir Topi: Jo, deri tani nuk kam ndonjë ftesë. Është çështje e artit të hetimit, e dinë ata, nuk e paragjykoj punën e tyre.

Ylli Rakipi: Cilat ishin informacionet e para që ju kishit marrë si President për protestën e 21 Janarit? Kishit dijeni përpara se të ndodhte?

Bamir Topi: I informuar për atë që do të vinte si protestë në 21 Janar, ishin të gjithë shqiptarët. Padyshim kisha informacionin e natyrës institucionale që vinte nga shërbimet, por protagonistët e organizimit të protestës ishin me zë dhe figurë. Të gjithë kanë folur dhe deklaruar, madje kanë paralajmëruar se çfarë proteste do të ishte.
Unë isha i prekur nga një virozë e kohës, kam qenë gati gati i pamundur për të dalë, por ishte pesha që më bëri që të angazhohem si çdo ditë tjetër, madje nuk duhet harruar në 20 Janar, ora 19:00 e mbrëmjes, unë kisha organizuar Vitin e Ri diplomatik. Ky ishte një takim i përvitshëm, ku jepeshin mesazhe të natyrës politike dhe diplomatike. Pjesëmarrës sipas rregullit ishin anëtarët e komisionit të politikës së jashtme dhe ministri i jashtëm i kohës. Kisha ndërtuar një fjalë të rastit, e shkruar, e lexuar me kujdes, por ndërkohë që unë po merresha me këtë transmetim të fjalës time, patjetër që e ndava si nevojë me ambasadorët dhe nëpërmjet atij komunikimi edhe me publikun. Është transmetuar ajo fjalë, jam ndarë nga leximi dhe kam prekur situatën si shqetësim. Sapo kishte ardhur ambasadori Arvizu dhe kam komunikuar me ta, nevojën për një de-polarizim të situatës. Kam bërë thirrje, kam dhënë apelin e kreut të shtetit, për t’u larguar nga tensionet.
Besoj ky regjistrim është në arkivë. E kam paralajmëruar situatën. Kishte një vëmendje të jashtëzakonshme të ambasadorëve. Shihja te ata të njëjtin shqetësim që kisha edhe unë. Tensioni po koncentrohej, duke sjellë situatën mediatike dhe shoqërore, në një tension. Pra e kam ndjerë këtë nga pozicioni im dhe si qytetar.

Ylli Rakipi: Cili ka qenë roli juaj gjatë zhvillimit të protestës? A keni komunikuar me palët dhe a ka patur kërkesa ndaj jush?

Bamir Topi: Isha nga një natë gati pa gjumë dhe kam vajtur në zyrë. E kam ndjekur deri nga dreka dhe pastaj nga ambientet e zyrës që kisha në shtëpi sëbashku me këshilltarët e mi. Gjithçka po ndiqej, qoftë me pamjet vizive. Nuk besoj te ketë skenë Hollivudi, që një ngjarje të jetë ndjekur në më shumë se 30 kamera. Kur situata po agravonte, unë kam kërkuar në telefon, ministrin e brendshëm, zotin Basha, për të komunikuar dhe për të marrë nga ai situatën, për të dhënë mesazhet e mia. Nuk kam marrë përgjigje në atë moment. Më ka telefonuar pak më vonë, biseda rreth situatës, qe interesimi im si President. Kisha patur takime gjatë ditës me njerëz të institucioneve dhe ajo që erdhi pastaj, si një precipitim.

Ylli Rakipi: Kur u bëtë ju me dije se janë vrarë katër protestues? Si e kujtoni atë moment?

Bamir Topi: Nëpërmjet televizionit, me pamjet por edhe me informacionet që vinin me këshilltarët. Duhet ta kuptoni, kryetari i shtetit asistohet nga njerëz. Ajo që u pa, u pa qartë në media. Në pamje direkte dhe aty pastaj, patjetër që unë shumë i hidhëruar, kam shkruar një deklaratë dhe është bërë publike në kohë reale dhe ajo deklaratë shprehte për tragjedinë që ndodhi në Bulevard.

Ylli Rakipi: Pas vrasjes pati një përpjekje jo të vogël për të shtrembëruar të vërtetën, sikur protestuesit ishin vrarë nga njëri tjetrin dhe jo nga Garda. Ju kur e mësuat se ka qëlluar Garda?

Bamir Topi: Kur një nga televizionet transmetoi pamje të tjera. Aty ka filluar të ndryshojë perceptimi.

Ylli Rakipi: Prokuroria nxorri urdhër ndalimi për disa drejtues të Gardës, por Berisha nuk i dorëzonte. Ju jeni takuar me Ina Ramën. Çfarë kujtoni nga ky takim?

Bamir Topi: Janë 15 vite dhe patjetër që gjithçka është në arkivën e institucionit. Por kujtoj se Prokuroria donte të fillonte hetimin për zbardhjen e kësaj situatë kaq të rëndë. Ina Rama ishte prokurore e Përgjithshme. Ajo shprehte shqetësimin që kishte filluar të ndjente pengesa për marrjen e provave materiale. Gjithë diskutimi ishte rreth këtij problemi. Prokurorë që kishin shkuar në terren, që janë deklaruar se janë penguar për të marrë provat në terren dhe pastaj që lidhen edhe me çeshtjen e regjistrimit të kamerave të kryeministrisë. Kam dhënë mesazhin e inkurajimit të kryeprokurores, pavarësisht presioneve politike që filluan të ndihen, që do të kishte mbështetjen pa limit të kryetarit të shtetit, për të ndjekur detyrat e veta funksionale dhe kushtetuese.

Next Post
Analizë: Konflikt i hapur mes shefit të ushtrisë dhe Ministrit të Mbrojtjes në Izrael

Analizë: Konflikt i hapur mes shefit të ushtrisë dhe Ministrit të Mbrojtjes në Izrael

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump për Forcat e Armatosura të SHBA-së: Kemi një ushtri ku të gjithë janë si Tom Cruise, por më të gjatë

18-vjetori i pavarësisë së Kosovës, Trump: SHBA mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit, gati të zgjerojmë tregtinë

February 16, 2026
“4 çështje pas rrëfimit të Stillo Papadhimës për Excluzive”

“4 çështje pas rrëfimit të Stillo Papadhimës për Excluzive”

February 16, 2026
Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

February 16, 2026

Berisha vijon akuzat: Si Dumani urdhëroi 16 institucione të më hetonin mua dhe mbesat para lindjes

February 16, 2026
Akuzohet se vodhi shuma të mëdha parash, lihet në burg menaxheri i kompanisë private

Punësimi në sektorin bankar u rrit me 10% vitin e kaluar, rekord historik

February 16, 2026
Projekti “TID Durrës”, banorët pas takimit me Ramën: Të pezullohen shembjet e banesave!

Projekti “TID Durrës”, banorët pas takimit me Ramën: Të pezullohen shembjet e banesave!

February 16, 2026
30 deputetë zviceranë rezolutë për ish-krerët e UÇK-së

30 deputetë zviceranë rezolutë për ish-krerët e UÇK-së

February 16, 2026
Pse SHBA-të mund të bllokojnë kartat tona të kreditit dhe t’i vënë bankat nën presion

Pse SHBA-të mund të bllokojnë kartat tona të kreditit dhe t’i vënë bankat nën presion

February 16, 2026
Xi Jinping trondit ushtrinë kineze me spastrimin më të madh në dekada

Si u bë lider në inovacion një vend i shtypur si Kina?

February 16, 2026
Pushteti vendor që i shkon Shqipërisë

Pushteti vendor që i shkon Shqipërisë

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In