• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

21 Janari/Avokati i direktë: Vrasjet i bëri shteti, Berisha është koka!

by Java News
21/01/2020 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i Idajet Beqiri dhe gazetari i Shqiptarja.com Adriatik Doçi komentuan sot në studion e Report Tv mundësinë e hapjes së 21 janarit nga Prokuroria e Posaçme, Anti Korrupsion (SPAK).

Avokati Beqiri u shpreh se SPAK duhet të hapë dosjen e 21 Janarit në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Arsyetimi i Beqirit bazohet tek veprimet e ish-kryeministrit Sali Berisha pas ngjarjes, që nga ndryshimi i alibive të vrasjeve, zhdukja e pamjeve filmike, refuzimi i zbatimit të urdhër-arresteve për zinxhirin komandues të Gardës por edhe mjaft veprimeve të tjera.

Ndërsa shtoi se juristë profesionistë duhet të përgatisin një kallëzim që të firmoset nga familjarët e viktimave të 21 janarit dhe të dorëzohet në SPAK.

“Ajo ngjarje ishte e mirëorganizuar, kriminale. Vrasjet atje ishin shtetërore. I bëri shteti. Mesa ka thënë ish-kryeministri i këtij vendi ai ka marrë përsipër të gjithë këtë krim të organizuar. Dhe ai është koka e atij krimi.  Që nga dita e parë dhe deri në fund që tha do të vrisja edhe kryeministrin aktual të shtetit. Ai ka dalë e ka thënë se çfarë ka ngjarë atje. Problem është papërgjegjshmëria e organeve të drejtësisë. Ata ishin snajper. Do t’i vrisnin se s’bën. Me qëllimi e vetëm për ta mbajtur pushtetin.  Këto duan 4-5 specialistë të mirëfilltë që të ndërtojnë akuzën siç duhet. Provat i kanë dhe të çojnë çështjen për ta rishikuar në SPAK”, tha avokat Beqiri.

Për gazetarin Adriatik Doçi tre janë hapat që SPAK-u duhet të marrë për të hapur dosjen e 21 Janarit janë tre. Hapi i parë është një kallëzim penal nga familjarët e viktimave, hapi i dytë është që objekt i kallëzimit të jenë edhe ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa hapi i tretë që ngjarje të hetohet në kuadrin e grupit të strukturuar krimi

“Janë tre mënyra për të hapur dosjen e 21 janarit. Së pari është një padi nga familjarët. Së dyti të ngrihet akuzë ndaj subjekteve që janë edhe objekt hetimi nga SPAK. Siç janë  ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha. Janë në listën e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve që janë në kompetencë të SPAK-ut.  Dhe së treti që ngjarja të hetohet në kuadrin e grupit të strukturuar krimi duke parë të gjitha veprimet që janë bërë para, gjatë dhe pas 21 janarit”, tha gazetari i Shqiptarja.com.

Ndër të tjera Doçi tha se 8 gjyqtarët që mbyllën 21 janarin sot nuk janë më pjesë e drejtësisë pasi ose janë shkarkuar ose janë vetëlarguar nga frika e Vetingut. Ndërsa shtoi më tej se disa gjyqtarë të Gjykatës së Lartë që mbyllën dosjen e 21 Janarit në 2016, u emëruan nga PD-ja në 2013. Shqiptarja.com

Next Post
Video/Arrestimi i shqiptarit me gjysmë milionë euro heroinë, ja vendi ‘sekret’në kamion i drogës

Video/Arrestimi i shqiptarit me gjysmë milionë euro heroinë, ja vendi 'sekret'në kamion i drogës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com