Çdo ditë njerëzit anë e mbanë botës bëjnë me miliona foto, por vetëm pak nga tërë ato foto mund të konsiderohen si fotot më të fuqishme ndonjëherë. Një foto mund të shfaqë një moment që ndoshta ti kurrë nuk e ke përjetuar, por mëshira e njerëzve për njëri-tjetrin bën që ju të kuptoni dhe ndjeni dhimbjen e tjerëve në foto. Lista më poshtë të cilën lajmi.net e sjell për ju, përmban fotot më të fuqishme që janë bërë ndonjëherë, dhe secila nga to tregon një histori nga jetët e njerëzve, luftën, triumfin, humbjen dhe dashurinë të cilën e përjetuan ata.
Kjo është lista:
Gjatë përmbytjeve masive në qytetin Cuttack, Indi, një fshatar i guximshëm e kishte rrezikuar jetën e vet për të shpëtuar disa mace të cilat ishin duke u mbytur.
Muret e brendshme të një dhome gazi në Auschwitz
Një doktor i lodhur pasi që e kishte përfunduar një transplant zemre i cili kishte zgjatur 23 orë. Ju mund ta shihni edhe asistenten e tij duke fjetur në kënd të dhomës.
Një ushtar Rus duke luajtur pianon e braktisur të cilën e kishte gjetur në Çeçeni, në vitin 1994.
Kjo foto e këtij djaloshi është bërë vetëm pak çaste pasi kishte kuptuar se vëllai i tij ishte vrarë
Krishterët dhe Muslimanët të cilët ishin bashkuar për ta ruajtur njëri-tjetrin gjatë revoltave të vitit 2011 në Egjipt.
Zjarrfikësi i cili e ndihmon një koalë në Australi gjatë një zjarri që kishte ndodhur atje
Në foto është Terri Gurrola e cila ishte kthyer nga Iraku, e që shihet duke e përqafuar me mall vajzën e saj.
Njerëzit pa strehë të cilit presin jashtë një xhamie në Neë Delhi të Indisë për të marrë ushqim falas
Fotoja e famshme e njeriut i cili ishte hedhur nga ndërtesat e Qendrës Botërore Tregtare gjatë sulmeve të 11 shtatorit
Ky çift është gjetur duke e përqafuar njëri-tjetrin në rrënojat e shkaktuara si pasojë e shembjes së një fabrike29 vjeçari Hhaing The Yu i cili qëndron në rrënojat e shtëpisë së vet e cila bashkë me miliona shtëpi tjera ishin shkatërruar si pasojë e një cikloni i cili e kishte goditur pjesën jugore të Myanmarit në vitin 2008
29 vjeçari Hhaing The Yu i cili qëndron në rrënojat e shtëpisë së vet e cila bashkë me miliona shtëpi tjera ishin shkatërruar si pasojë e një cikloni i cili e kishte goditur pjesën jugore të Myanmarit në vitin 2008
Në foto shihet një vajzë e pikëlluar pasi që qyteti i saj ishte shkatërruar si pasojë e një termeti dhe cunami në Japoni të vitit 2011.
Në foto shihet ribashkimi i Greg Cook me qenin e tij pasi që shtëpia e tij në Alabama ishte shkatërruar si pasojë e një tornado në mars të vitit 2012.
Një burrë afgan duke i ofruar çaj ushtarëve amerikanë
Në foto shihet një veteran rus nga Lufta e Dytë Botërore, i cili ka gjetur tankun në të cilën e kishte kaluar të gjithë luftën.
12 vjeçari Diego Frazao Torquato duke luajtur violinën në funeralin e mësuesit të tij i cili e kishte ndihmuar atë të largohej nga varfëria dhe dhuna përmes muzikës
“Pritëm edhe mua babi”, nga Claude P. Dettleof me 1 tetor 1940, në New Westminster, Kanada
Një djalosh i vogël i cili përpiqet ti ndihmojë të ngrihet babait të tij alkoolist.