• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

21 + 12 = 21

by
22/04/2015 08:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sokol Balla

I vetmi alarm që arriti të krijojë mitingu i të enjtes ishte mbyllja herët e parlamentit. Sigurisht pas një votimi blitz për disa projektligje. Kjo sepse vezët dhe domatet me të cilat kishte kërcënuar PD, në këto kohë bumjes dhe C4, u morën nga Garda pak më seriozisht sesa duhet. Sa i përket të tjerave, mitingu dështoi të krijonte efekte paralele me 21 janarin, megjithëse data kishte po 1 dhe 2, si dhe protagonistë direkt apo indirekt kishte sërish Tomën dhe Ilirin. Por Toma në kohën e mitingut ishte në prokurori, ndërsa Luli e bëri copë në fjalim. A thua se ai miting dhe rrëmujë nuk e krijoi sërish Toma, shoku i Tan Priftit, sërish pas një videoje dhe sërish pas një interviste në Top Channel.

Por përse efekti nuk ishte i njëjtë, ose së paku jo ai i dëshiruar për PD, megjitihëse disa nga premisat ishin të ngjashme? Së pari sepse ndryshe nga katër vite më parë, Meta nuk ishte protagonist direkt, por thjesht i përmendur në një video. Sepse ai që e denoncoi, Toma, ishte një mik i tij, por mesa duket jo aq, sa të shkonte te emri i Gjonit. Toma, ndryshe nga 21 janari, nuk ishte në vijën e parë të protestës, aty ku forca e tij ka më shumë vlerë, por në prokurori, në ballafaqime me njerëz, që po e lënë në baltë çdo ditë. Ndryshe nga Edi Rama katër vite më parë Luli pati mundësi t’i flasë protestuesve. Të cilët ishin më të paktë në numër, sepse kauza ishte më e dobët, fjalimi ishte më i dobët, si dhe numrat politikë, që sigurisht ishin më të dobët në 23 qershorin e 2013, sesa ato të PS, në qershorin e 2009.

Sigurisht që PD ka një lider më të dobët, por një parti edhe më të dobët, të lënë peshqesh nga kryetari i vjetër SB. Sepse Luli kur flet për Tomën, Ilirin, Sajmirin apo Arben Ndokën, harron tu thotë shqiptarëve se si Fufi u fut në Kuvend dhe përse një deputet më lart tij në listë, Vasil Bici, dha dorëheqjen në mënyrë enigmatike. Ashtu si gruaja që i “hapi” rrugën në Kuvend Ndokës.
Por ndryshimi më i madh ishte diku tjetër. Protestuesit nuk u penguan. Policia dhe garda nuk rrethoi dhe blindoi Kryeministrinë, ndërsa Agim Llupo dhe Ndrea Prendi sot nuk punojnë më në Gardë.
Qeveria dhe policia nuk krijuan kushte për përplasje dhe protestuesit e dhunshëm të Paskuqanit, të frustruar nga mungesa e sherrit filluan të shajnë gazetarët e lidhjeve direkte.

Kohërat kanë ndryshuar nga katër vite më parë. protagonistët famekeqë apo fatkeqë të historive që përsëriten, mund të jenë po ata, qeveritë e reja janë edhe ato të këqija për parametrat që ne duam, por Shqipëria sot është një tjetër. Ashtu si Shqipëria e 21 janarit, nuk ishte ajo e 14 shtatorit. Dhe kjo jo domosdoshmërisht është një lajm i keq. Përkundrazi, kjo i bën mirë të gjithëve, edhe Lulit.

Sepse Luli ndryshe nga Edi, foli të enjten. Bile foli jo keq. Nuk përmendi dhunë dhe megjithëse i kërkoi Ilirit dorëheqjen, nuk ja kërkoi këtë kryeministrit. Shqipëria ka ecur përpara që nga 21 janari. Ekuacioni i pritshëm i PD 21 + 12 nuk dha asnjë rezultat. Por ja që edhe zero ka vlerë ndonjëherë.

Redaksia Online

(Javanews.al)

Next Post

Edi Rama, ky çun i mirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rreziqet e AI në fokus të Eurogrupit

Rreziqet e AI në fokus të Eurogrupit

May 4, 2026
Konflikti në Hormuz, çfarë ndodh me çmimin e naftës?

Konflikti në Hormuz, çfarë ndodh me çmimin e naftës?

May 4, 2026
Tragjedia në Durrës, reagon shkolla e nxënësve: Humbje për gjithë komunitetin

Tragjedia në Durrës, reagon shkolla e nxënësve: Humbje për gjithë komunitetin

May 4, 2026
Plagosi me thikë 35-vjeçarin, shpallet në kërkim i riu në Fier. Nën hetim e shoqja…

Plagosi me thikë 35-vjeçarin, shpallet në kërkim i riu në Fier. Nën hetim e shoqja…

May 4, 2026
Sela padit zgjedhjet e PD-së në Gjykatë: U lejua kandidimi i Berishës në kundërshtim me statutin

Sela padit zgjedhjet e PD-së në Gjykatë: U lejua kandidimi i Berishës në kundërshtim me statutin

May 4, 2026
Zjarri në banesën e tyre i rrezikoi jetën fqinjit, arrestohen dy vajza në Tiranë

Zjarri në banesën e tyre i rrezikoi jetën fqinjit, arrestohen dy vajza në Tiranë

May 4, 2026
Përse nuk ndëshkohet askush nga këta “pi..some”…

Përse nuk ndëshkohet askush nga këta “pi..some”…

May 4, 2026
VIDEO / Rama s’i ndahet Melonit, e përqafon para liderëve në Samitin europian

VIDEO / Rama s’i ndahet Melonit, e përqafon para liderëve në Samitin europian

May 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 5 Maj 2026

May 4, 2026
Tentativë të rrëzimit të rendit kushtetues, arrestohet në Rinas 67-vjeçari turk

Tentativë të rrëzimit të rendit kushtetues, arrestohet në Rinas 67-vjeçari turk

May 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In