• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Avokati i Francesco Tottit mbron Skënderbeun në CAS

by Aalison Pearse Stevens
29/06/2016 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skënderbeu është duke vijuar përgatit jet për sezonin e ri teksa nga ana tjetër nuk po lë pas dore punën për të mbrojtur veten në CAS në lidhje me dënimin që ka marrë nga UEFA.

Normalisht, një gjë e tillë është një procedurë që vijon prej kohësh që prej datës 1 qershor kur vendimi i Komisionit të Apelit të UEFA-s deklaroi dënimin me një vit përjashtim të Skënderbeut nga Kupat e Europës. Që prej asaj dite, bardhekuqtë janë duke u marrë edhe me këtë çështje krahas punëve të tjera për të ndërtuar ekipin për sezonin e ri.

Avokatët

Fillimisht, u mendua se avokatët që do të mbronin çështjen e Skënderbeut në CAS do të ishin të njëjtët që kishin mbrojtur edhe Shqipërinë në të njëjtin institucion, në lidhje me dhunën në sfidën me Serbinë. Por, më pas u zbulua se nuk bëhej fjalë për ta.

“Panorama Sport” ka arritur të sigurojë emrat e avokatëve që do të mbrojnë Skënderbeun në çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv me qendër në Lozanë ku bardhekuqtë do të mundohen të fitojnë pafajësinë. Klubi ka arritur të kontaktojë dhe të sigurojë mbrojtje nga tre avokatë italianë, mjaft të njohur në çështjet sportive.

Bëhet fjalë pikërisht për Antonio Conten, Camilo Mineon dhe asistentin Gabriele Zucheretti, tre ndër avokatët më elitarë në Itali që janë pranë klubit të Romës dhe merren me të gjitha dokumentet ligjore të ekipit verdhekuq.

Vlen për t’u theksuar se avokati italian Antonio Conte, që do të jetë edhe udhëheqës i çështjes së Skënderbeut, ka qenë për një kohë edhe avokati personal i Francesco Tottit.

Do të jetë kjo treshe e suksesshme avokatësh që do të mbrojnë kampionët e Shqipërisë në CAS dhe eksperienca e tyre në këtë fushë është shumë e rëndësishme.

Gazeta ka arritur të mësojë emrat e treshes së avokatëve që do të përfaqësojnë Skënderbeun në Lozanë, teksa nga ana tjetër një gjë e tillë konfirmohet edhe nga klubi bardhekuq.

Burime të sigurta të gazetës bëjnë me dije se të tre këta avokatë janë të specializuar për çështje sportive dhe për apelim të vendimeve të UEFA-s. E kaluara e tyre e dëshmon mirë një gjë të tillë, teksa kanë mbrojtur më parë edhe ekipin anglez të Mançester Junajtid.

Siguria

Po të njëjtat burime në klub bëjnë me dije se ka qenë pikërisht avokati kryesor i çështjes, Antonio Konte, ai që i ka dhënë siguri Skënderbeut se në rast dërgimi të dosjes në CAS, mundësitë për ta fituar pafajësinë janë mjaft të mëdha.

Për këtë arsye, edhe klubi duke u mbështetur në faktet mbi të cilat UEFA i dënoi, që sipas tyre janë të pabaza dhe nuk përbëjnë argument ligjor, kanë vendosur t’i japin besim të plotë treshes nga Italia, duke besuar se pafajësia do të faktohet në CAS.

Tashmë pritet vetëm që vendimi përfundimtar i caktuar në datën 6 korrik të jetë në favor të Skënderbeut, duke i dhënë kështu mundësinë ekipit kampion në fuqi që të marrë pjesë normalisht në turin e dytë eliminator të Ligës së Kampioneve për këtë sezon.

Pikërisht në këtë tur Skënderbeu do të ketë përballë hungarezët e Ferencvarosh nëse do arrijë që të luajë. Korçarët janë dënuar nga UEFA me një vit përjashtim nga Kupat e Europës për dyshimet që ekzistojnë se ka trukuar ndeshje. Tashmë, vendimi përfundimtar do të jepet më 6 korrik nga CAS-i.

PS/d.i.

Next Post

Zbulimi nga STOP: Infeksion prej 6 vjetësh, 7-vjeçari rezulton me HIV pas shtrimit në QSUT

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
Testi i thjeshtë që zbulon propagandën: si asistenti virtual fsheh të vërtetën për luftën në Ukrainë

Testi i thjeshtë që zbulon propagandën: si asistenti virtual fsheh të vërtetën për luftën në Ukrainë

March 16, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

Sherr në Yzberisht, pesë persona dhunojnë dy vëllezër

March 16, 2026
“Gërdeci, shpërthimi që nuk ka mbaruar”, Çupi: Fatkeqësi kombëtare që nuk kemi burg për Berishën

“Gërdeci, shpërthimi që nuk ka mbaruar”, Çupi: Fatkeqësi kombëtare që nuk kemi burg për Berishën

March 16, 2026
“Ç’të panë sytë, moj hallemadhe”/ Plas poezia në Foltoren e Berishës te kryeministria (VIDEO)

“Ç’të panë sytë, moj hallemadhe”/ Plas poezia në Foltoren e Berishës te kryeministria (VIDEO)

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In