• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“2025, votë për SPAK”, Alibeaj: Koalicioni ynë “kingmaker” për krijimin e qeverisë

by A R
28/02/2025 21:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partitë e vogla opozitare, mes tyre edhe disa grupime që garojnë rishtas në zgjedhjet politike të këtij viti, mendojnë se duke bashkuar forcat mund të bëhen faktor për krijimin e qeverisë tjetër.

Në emisionin “Pa censurë” të gazetares Elona Meço, deputeti Enkelejd Alibeaj, njëherësh bashkëdrejtues i partisë së re “Djathtas 1912”, tha se koalicionin opozitar e kanë bashkuar realisht vlerat, jo llogaritë politike. Për këtë fakt, ai theksoi se partitë e reja nuk parashikojnë koalicion me liderët kryesorë politikë, si kryeministrin Edi Rama apo kryedemokratin Sali Berisha.

“Kemi prezantuar një platformë në dhjetor të vitit të kaluar. Kemi dashur të mos bëjmë një aleancë individësh, por një aleancë vlerash, ndryshe nga ‘aleanca e qelbësirave’ e 2013-ës, një bashkim forcash rreth disa vlerave. Pak janë, por janë të rëndësishme: mbështetja pa kushte e SPAK-ut, mbajtja e raporteve të shëndetshme me Perëndimin dhe mbi të gjitha, vlera e tretë, që është teknike, por edhe politike, garimi me lista të hapura.

Për aq sa do të ketë hapësirë në këto zgjedhje që të bashkohemi, të shtyrë edhe prej sistemit zgjedhor, i cili vështirëson jetën dhe punën e subjekteve të reja ndarazi.

Sipas analizës sime janë 30 për qind e shqiptarëve që nuk marrin pjesë në votime, nga ata këtu, jo që kanë ikur. Për të ulur 71-shin [shumicën parlamentare] e Edi Ramës do duhet që edhe këta shqiptarë, të cilët nuk duhet të rrinë në divan më 11 maj, por të dalin të votojnë një nga partitë e reja. Mbas 11 majit, historia e ‘kingmaker’ ka marrë nota pexhorative si LSI-ja dikur, por unë nuk besoj që është çështje ‘kingmaker’ sesa mbajtja fort e vlerave që sapo thashë. 0 koalicion [me Ramën dhe Sali Berishën]. Njerëz të cilët kanë kontribuar për të goditur individualisht SPAK-un, ose njerëz që kanë probleme të drejtpërdrejta me drejtësinë, që kanë kontribuar në mbylljen e listave, sigurisht që nuk do të na shihni asnjëherë krah tyre,” u shpreh z. Alibeaj.

Ish-drejtuesi i lartë i Partisë Demokratike në këto zgjedhje do të konkurrojë në Tiranë.

Ai tha se ftesa për zgjerimin e koalicionit të deritanishëm u është bërë disa partive të reja opozitare, edhe ish-kryetarit të tij Lulzim Basha, dikur në krye të PD-së, por tani në karrigen e parë të Demokratëve Euroatlantikë. Ftesa i ka shkuar edhe Lëvizjes Bashkë, parti me prirje politike të majta.

“Deri tani janë dy. Z. [Dashamir Shehi] dhe Bindja Demokratike. Ua kemi çuar sot rreth 6–7 subjekteve të reja, si ‘Lëvizja Bashkë’, ‘Shqipëria Bëhet’, ‘Nisma Thurje’, ‘Lidhja Shqiptare’ dhe disa të tjera.

Në realitetin shqiptar ku është gjithë publiku shqiptar duket se një ndarje e madhe janë qëndrimet që mbahen ndaj drejtësisë së re, ndaj SPAK-ut. Deri në këto momente, këto [parti] kanë mbajtur një qëndrim mbështetës ndaj drejtësisë. Sot drejtësia është kauza më e madhe politike, institucionale e së ardhmes, ndaj është e udhës që të bashkojmë forcat. Jam dakord që fushata duhet bërë mbi baza programatike, por në një situatë emergjente ku po kalon vendi sot, me gjithë arrestimet e SPAK-ut majtas e djathtas, kur Berisha dhe Rama janë bërë bashkë për shkrirjen e SPAK-ut, duket se është emergjencë kombëtare ruajtja e këtij ishulli të ri drejtësie, që po sulmohet nga dy të vjetrit,” tha z. Alibeaj.

I pyetur rreth çështjes se kush do e drejtojë koalicionin e partive opozitare me peshë më të vogël, deputeti Alibeaj tha se ai beson te tiparet e Dashamir Shehit, që tani drejton Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar.

“Unë jam nga ata që kur dal në rrugë me z. Shehi ndihem mirë. Ai është nga ata që ka treguar më herët sesa ne koherence, qëndrim të pjekur politik, analitik, që nuk i trembet sfidave. Një nga sfidat është listat e hapura. Unë mendoj se si kjo fytyrë qytetare ka nevojë sot politika e re,” u shpreh z. Alibeaj.

Next Post
Dule ‘entuziast’: Takimi i Berishës në Greqi ishte i suksesshëm dhe krejt ndryshe nga ai i Ramës

Dule 'entuziast': Takimi i Berishës në Greqi ishte i suksesshëm dhe krejt ndryshe nga ai i Ramës

Comments 1

  1. Gena Xhaferpata says:
    1 year ago

    Pirdh,
    pirdh se lirohesh,
    kalamani Alibe,
    ha mut të paftoneç,
    Sa t’keshë jetë,
    Në këtë dhè.

    Reply

Leave a Reply to Gena Xhaferpata Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosovë/ Kryeparlamentarja Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze për çështjen e Presidentit

Kosovë/ Kryeparlamentarja Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze për çështjen e Presidentit

March 27, 2026
Si e ka kthyer kërcënimi rus ushtrinë gjermane në më të rëndësishmen në Europë

Si e ka kthyer kërcënimi rus ushtrinë gjermane në më të rëndësishmen në Europë

March 27, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku ndryshon beteja e Ramës dhe Berishës

March 27, 2026
Rruga e hapjes se Hainanit po bëhet gjithnjë e më e gjerë

Rruga e hapjes se Hainanit po bëhet gjithnjë e më e gjerë

March 27, 2026
“Evropa fillon këtu”, Ministrat Hoxha dhe Pirdeni tur dialogu me studentët për procesin e integrimit europian

“Evropa fillon këtu”, Ministrat Hoxha dhe Pirdeni tur dialogu me studentët për procesin e integrimit europian

March 27, 2026
G7 kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve

G7 kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve

March 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

March 27, 2026
“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

March 27, 2026
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

March 27, 2026
Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In