• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

2024, viti i SPAK-ut

by Artur Ajazi
28/12/2024 11:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Po mbyllet një vit plot ngjarje, arritje, suksese, punë të kryera dhe të pambaruara. Ashtu siç po mbyllet një vit me plot negativitete politike. Ngjarjet nuk kanë sosur, por edhe skandalet e një klase politike të vjetëruar dhe gërrmuqe, nuk mbarojnë. Stisen “fakte dhe argumente”, hartohen skenare dhe dosje me të pavërteta, dhe vetëm një pjesë e vockël e popullit i beson. I besojnë të molepsurit, ashtu siç i besojnë mediokrit, por gjithsesi kjo pak punë i ka prishur SPAK-ut për vitin 2024. Ka qenë struktura më e vlerësuar, më solide, më serioze, më e besueshme, më e vendosur, më bashkëpunuese dhe më kompetente, ndaj dhe u vleresua nga SHBA.

Arrestimet e VIP-ave, arrestimet e kriminelëve, arrestimet dhe hetimet e qeveritarëve, ish-kryeministrave, ish-presidenteve, arrestimet e të korruptuarve që janë sot me shumicë, arrestimet dhe hetimet për grupime të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave. Viti 2024, ka qenë viti i betejave me donkishotët e politikës, mamuthët e korrupsionit, dhe gringot e krimit brënda dhe jashtë vendit. Viti 2024, ka qenë viti i durimit të madh nga SPAK-u, viti i qetësisë madhe, edhe pse “bombarduesit” nga jashtë godinës dhe nga katet e 8 të pallateve ish-kryeministrore, dhe selitë e partive surrogate nuk pushonin.

Nuk ka pse ti themi atyre të SPAK-ut “jeni heronj” dhe ti varim ndonjë decorate. Atyre dekoratën ja jep puna, arritjet, hetimet për “balenat” e krimit dhe korrupsionit, ndaj besoj se edhe viti 2025 do të jetë plot surpriza të mëdha. Shqipëria hyri në fazën më interesante të ekzistencës saj si shtet. Duhej të bëhej shtet ligjor, dhe ja po bëhet. “Ti japim Çezarit, çi takon Çezarit”.

Në betejën e madhe heroike ndaj kënetës së plepaxhinjve, që PD-ja mbolli në drejtësinë e dikurshme, natyrisht Edi Rama ka “isen” e tij të vlerësimit. Nuk mjaftonte votimi në Parlament, por dhe vazhdimësia e nisjes së një rruge të gjatë reformash, që kishin natyrisht kosto. Rritja e bashkëpunimit dhe transparencës, ishte vendimtare në punën e atyre që nisën dhe po bitisin reformën në drejtësi.

Bashibozukët dhe hajdutët e xhepave dhe pronave të shqiptareve, që mbushën strukturat e drejtësisë, sot janë ose para ligjit, ose të hetuar. Viti 2024, do të mbetet gjatë në kujtesën e shqiptareve si viti i goditjeve të para ndaj paprekshmërisë, dhe nisja e një kapitulli kthese të madhe, që e rendit edhe drejtësinë e këtij vendi, ndër simotrat e saj të vendeve të BE.

Next Post
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 29 Dhjetor 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In