• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

2024-a, vit i pagave dhe pensioneve?

by Fatos Çoçoli
20/12/2024 10:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatos Çoçoli

Në këtë vit për herë të parë në historinë e buxheteve shtetërore të 34 viteve të fundit të Shqipërisë, u dhanë 110 milionë euro më shumë në rritje pagash për punonjësit e administratës shtetërore dhe 100 milionë euro më shumë në shpërblime për 723 mijë pensionistët tanë. Në këto 34 vite pluralizëm dhe tranzicion i tejzgjatur, shtesa më e madhe e pagave dhe pensioneve ka kapur shifra në nivelet 1 ose 2 për qind të buxhetit të shtetit, por asnjëherë 3.5 për qind (210 milionë eurot shtesë të pagave dhe pensioneve të vitit 2024 përbëjnë 3.5 për qind të buxhetit të shtetit për këtë vit, prej 6.7 miliardë eurosh). Pagat e rritura filluan të merren nga 1 korriku 2024, nga mbi 30 mijë punonjës të sistemit arsimor parauniversitar publik, nga punonjës të sistemit shëndetësor publik, punonjës të sistemit të sigurisë së vendit, të nivelit zbatues (specialistët në administratën publike) etj..

Paga mesatare bruto për mësuesit e arsimit parauniversitar shkoi në 950 euro, duke e rritur me 180 mijë lekë të vjetra në muaj. Për mjekët e përgjithshëm, paga u rrit me dyqind mijë lekë të vjetra në muaj. Së bashku me shtesat e rrogave në vitin 2023, përfituan nga këto paga të shtuara rreth 135 mijë punonjës të administratës tonë shtetërore në qendër dhe në bashki. Pagë më të lartë morën nga 1 korriku edhe punonjës të Policisë së Shtetit, të Policisë se Burgjeve, të Gardës së Republikës, të Forcave të Armatosura, si edhe punonjësit e nivelit zbatues dhe mbështetës të administratës shtetërore. U përfshinë edhe veterinerët, agronomët, inspektorët, zooteknikët etj., që punojnë në sistemin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe institucioneve të saj të varësisë. Pagat ndjeshëm më të shtuara shkojnë të gjitha në rritjen e konsumit tek ne dhe kështu përfiton e gjithë ekonomia jonë. Pra, nga 110 milionë eurot e dhëna më shumë për pagat këtë vit, përllogaritet që të paktën 90 për qind e tyre ose rreth 100 milionë, të kenë shkuar në konsum të shtuar dhe jo rritje kursimesh të punonjësve të administratës.

A mos vallë pati rritje rendimenti të punës së këtyre dhjetëra mijëra punonjësve me pagë më të shtuar? Rritja e rendimentit, e prodhueshmërisë është arsyeja kryesore dhe kokëfortë ekonomike pse duhet të kemi shtim të pagave në çdo vend të botës. Por nganjëherë je në mes të cunamit dhe disa ligje të ekonomisë edhe mund të mos zbatohen me rigorozitet. Ndoshta ishte pikërisht koha për të realizuar rritje pagash pa shtim të rendimentit në punë, që punonjësit e administratës sonë të mos shikonin vetëm të largoheshin nga vendi. Dy sfidat kryesore që kemi përpara nesh janë mbajtja e njerëzve tanë me çdo kusht këtu dhe sigurimi i një jete më dinjitoze për pensionistët tanë, përmes rritjes së pensionit. Pensioni që duam, ku minimali të jetë sa pensioni i sotëm mesatar prej 200 mijë lekësh të vjetra në muaj, është ende shumë larg. Por duhet filluar me kurajë dhe përkushtim. Duhet t’i hyhet një deti në këmbë.

Aq mision i pamundur duket rritja reale e fortë e pensioneve. Dhe janë të gjitha arsyet kokëforta pse ngjan me një mision të pamundur. Sikur me vetëm 20 mijë lekë të vjetra në muaj t’u rritësh pensionin pensionistëve tanë sot, duhen 15 milionë euro më shumë në muaj dhe 180 milionë euro më shumë në vit. Të mendosh t’ua rrisësh në mënyrë më dinjitoze me 100 mijë lekë të vjetra në muaj pensionin atyre, të duhen 900 milionë euro më shumë në vit! Por nuk është mision i pamundur. Duhet vetëm durim dhe shumë përkushtim dhe kjo qeveri që sot kemi mbi krye duhet t’i ketë të dyja. Shpërblimi i pranverës për pensionistët, i premtuar nga kjo qeveri që do të behet tradicional (pra i përhershëm), është një hap i parë i mirë.

Në pamundësinë e momentit për t’ua rritur pensionin menjëherë dhe në çdo muaj pensionistëve. Sepse, kur rrit një pension në mënyrë normale (pa forma shpërblimesh), duhet të mendosh që duhet të sigurosh një fond shtesë të rritjes për të paktën 15 vjet, sa është jetëgjatësia mesatare e pensionistëve. Dhe një rritje normale dhe dinjitoze pensionesh tek ne ende nuk mund të bëhet. Ja përse ky vit që ka dhe më pak se dy javë të mbarojë, ishte viti i shtimit të fortë të shpërblimeve për pensionistët, me tri dhe dy herë. Prandaj dhe me të drejtë mund të quhet edhe si viti ku nisi hapin e parë “pensioni që duam”. Urojmë me gjithë shpirt që viti 2025 të shënohet i plotë si viti i pensioneve, për të ngjyrosur pastaj një pesëvjeçar të pensioneve me dinjitoze për nënat dhe baballarët tanë që mund të arrijnë edhe numrin një milion vetë brenda këtyre viteve!

Next Post
Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit në Vlorë

Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-të synojnë të largojnë Kinën nga Amerika Latine, Kanali i Panamasë është testi më i fundit

SHBA-të synojnë të largojnë Kinën nga Amerika Latine, Kanali i Panamasë është testi më i fundit

February 5, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Shkurt 2026

February 5, 2026
Gjermania shqyrton t’i bashkohet bashkëpunimit Romë–Londër–Tokio për “avionin e së ardhmes”, goditje për Francën

Gjermania shqyrton t’i bashkohet bashkëpunimit Romë–Londër–Tokio për “avionin e së ardhmes”, goditje për Francën

February 5, 2026
E drejta e informimit, ambasadori Tarran: Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave, hap i rëndësishëm drejt BE-së

“Kodi aktual nuk i përmbush standardet”, ambasadori i OSBE: Komisioni për Reformën Zgjedhore të rifillojë punën

February 5, 2026
U plagos nga bashkëmoshatari me thikë, flet 15-vjeçari: Babai i tij e mësonte që të na godiste

Goditi me sende të forta 48-vjeçarin, arrestohet autori. I plagosuri transportohet me urgjencë tek “Trauma”

February 5, 2026
Arrestohet njeriu i besuar i Maduros, do të ekstradohet në SHBA

Arrestohet njeriu i besuar i Maduros, do të ekstradohet në SHBA

February 5, 2026
Çelja e thirrjeve për kërkimin shkencor, Kumbaro: Janë 7 milionë euro, produkti të ketë impakt real

Çelja e thirrjeve për kërkimin shkencor, Kumbaro: Janë 7 milionë euro, produkti të ketë impakt real

February 5, 2026
Ping-pong me bisedimet SHBA-Iran: Witkoff shkon në Oman, por klima mbetet e tensionuar

Ping-pong me bisedimet SHBA-Iran: Witkoff shkon në Oman, por klima mbetet e tensionuar

February 5, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Brekët e ulura të “burrave të dheut”: Përbindëshat nuk i krijoi Epstein

February 5, 2026
Donard Hasani: “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas”, vepra më e vështirë e karierës time

Donard Hasani: “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas”, vepra më e vështirë e karierës time

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In