• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

2022 një vit i mirë fiskal, borxhi dhe interesat e tij ulën kapacitetin e qeverisë për të shpenzuar në ekonomi

by Java News
07/04/2023 08:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Viti 2022 është ndër të paktat vite ku rendimenti fiskal, të ardhurat buxhetore janë rritur me ritme dyshifrore në krahasim me vitin 2021 me rreth 12%.

Çmimet e larta të mallrave kanë ndikuar në rritjen e të arkëtimeve buxhetore nga taksat mbi konsumin, por nga ana tjetër në vitin 2022 qeveria kishte një kontribut negativ në ekonomi.

Sipas të dhënave nga INSTAT konsumi i administratës publike në ekonominë e vendit shënoi rënie me 4.8 për qind. Sipas grafikut të mëposhtëm rënia ishte sistematike për të gjithë tremujorët.

PBB më metodën e shpenzimeve ka si komponent të rëndësishëm “Konsumin final të administratës publike”. Sipas shpjegimeve metodologjike “Konsumi final i administratës publike” përfaqëson vlerën e shërbimeve jotregtare të kryera nga administrata publike në përfitim të komunitetit.

Metoda e shpenzimeve është një nga mënyrat për llogaritjen e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Ajo llogarit PBB duke shtuar shpenzimet e sektorëve të ndryshëm të ekonomisë. Komponenti i Administratës Publike në PBB është një pjesë e kësaj llogaritjeje, dhe përfshin shpenzimet e bëra nga qeveritë në të gjitha nivelet.

Komponenti i Administratës Publike përfshin të gjitha shpenzimet e qeverisë për mallra dhe shërbime, si dhe pagesat e pensioneve, sigurisë sociale dhe papunësisë.

Komponenti e Administratës Publike në PBB duke përdorur këtë metodë përfshin shpenzimet për zëra si arsimi publik, mbrojtja, kujdesi shëndetësor, infrastruktura dhe siguria publike.

Për vitin 2022 të dhënat nga metoda e shpenzimeve në PBB tregojnë se, kontributi i Administratës Publik ishte negativ dhe se qeveria ka injektuar më pak para për shërbime publike se sa në vitin 2021.

Rolin kryesor duket se kanë pasur zërat e shpenzimeve kapitale, ku injektimet e qeverisë në vitin 2022 ishin rreth 12 për qind më të ulëta se me 2021.

Shpenzimet për shërbimin e borxhit dhe interesat e tij kanë ulur kapacitetin e qeverisë për të shpenzuar në zëra produktivë.

Të dhënat historike tregojnë se, zakonisht qeveria ka një ekspansion më të lartë në ekonomi ku ka zgjedhje, pasi gjatë këtyre periudhave ka më shumë gjasa të ketë indeksime rrogash, pensionesh dhe çelje fondesh për investime.

Në total, konsumi final në vend u rrit me 5.36%, nga 5.06% vitin e kaluar. Kontributi negativ i qeverisë ndikoi në rritjen e ulët të konsumit në vend. Konsumi i popullatës u zgjerua me 7.17% në 2022, nga 4.7% vitin e kaluar. Në të kundërt, konsumi i qeverisë ra me 4.85%, pas rritjes me 7.77% në 2021./Monitor/

Next Post
‘Donte t’i merrte Instagramin’, si qëndron e vërteta për mesazhet virale mes Kiarës dhe shoqes së Luizit

'Donte t'i merrte Instagramin', si qëndron e vërteta për mesazhet virale mes Kiarës dhe shoqes së Luizit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshohet se shoferi pësoi atak kardiak, dalin të tjera detaje nga aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë

Dyshohet se shoferi pësoi atak kardiak, dalin të tjera detaje nga aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë

June 30, 2026
Shoqërimet pas incidenteve te Kuvendi, protestuesit mblidhen para Komisariatit nr.1 në Tiranë

Shoqërimet pas incidenteve te Kuvendi, protestuesit mblidhen para Komisariatit nr.1 në Tiranë

June 30, 2026
Policia jep detaje për aksidentin tragjik: 2 viktima dhe 15 të plagosur, një në gjendje të rëndë

Policia jep detaje për aksidentin tragjik: 2 viktima dhe 15 të plagosur, një në gjendje të rëndë

June 30, 2026
3 miliard euro të subvencioneve bujqësore të BE-së, zbulohet kush janë miliarderët që përfituan

Shtyhet afati për aplikimet në skemat mbështetëse të bujqësisë, fermerët kanë kohë deri më 6 korrik

June 30, 2026
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, një nga viktimat shoferi i furgonit

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, një nga viktimat shoferi i furgonit

June 30, 2026
Nga projektligji për kontrollet zyrtare te raportet e institucioneve, Kuvendi mblidhet në seancë

Aksidenti tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, Kuvendi pezullon përkohësisht seancën plenare

June 30, 2026
SPAK çon në gjyq 8 të pandehur për skemën e falsifikimit dhe tjetërsimit të pronave në bregdetin e Durrësit, mes tyre edhe “Rrumi i Shijakut”

SPAK çon në gjyq 8 të pandehur për skemën e falsifikimit dhe tjetërsimit të pronave në bregdetin e Durrësit, mes tyre edhe “Rrumi i Shijakut”

June 30, 2026
Xhafaj ngre alarmin në Kuvend: Ka institucione që nuk u shërbejnë qytetarëve dhe nuk zbatojnë rekomandimet

Xhafaj ngre alarmin në Kuvend: Ka institucione që nuk u shërbejnë qytetarëve dhe nuk zbatojnë rekomandimet

June 30, 2026
Viktima dhe të plagosur, dalin pamjet me dron nga aksidenti tragjik i furgonit me pasagjerë në Tiranë

Viktima dhe të plagosur, dalin pamjet me dron nga aksidenti tragjik i furgonit me pasagjerë në Tiranë

June 30, 2026
Incidentet para Kuvendit/ 4 efektivë policie lëndohen në përplasjet me protestuesit

Incidentet para Kuvendit/ 4 efektivë policie lëndohen në përplasjet me protestuesit

June 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In